LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasja e Devi Kasmit/ Apeli lë në burg Mario Meshinin

15 Shkurt 2018, 10:22, Kronika CNA

Gjykata e Apelit  ka lënë në burg Mario Meshinin, i cili akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen e  Devi Kasmit.

Në seancën e kaluar, zhvilluar me dyer të mbyllura, Meshini ka mohuar akuzën.

Ai ka kërkuar të lirohet nga qelia, duke këmbëngulur se nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e Kasmit.

Por prokuroria ka shprehur dyshime se Meshini është personi që ka nxjerrë në pritë viktimën.

Në dëshminë e tij, Meshini ka pohuar se ka qenë i pranishëm në momentin që është vrarë Kasmi, madje, autori, për të cilin ai bëri edhe një përshkrim që rezultoi i saktë, i ka drejtuar edhe atij armën, por nuk e ka qëlluar.

Si rrethanë rënduese për të, akuza ka përdorur faktin që ai është larguar nga vendi i ngjarjes. Madje, duke vepruar sikur nuk kishte ndodhur asgjë, ai edhe ka darkuar me miqtë e tij në një restorant. Kjo do të mjaftonte në fakt, që ai të akuzohej vetëm për ?moskallëzim krimi?./CNA.al

Lajmet e fundit nga