LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tirana qyteti me më shumë grupe kriminale/ Ja qytetet e tjera me kriminalitetin më të lartë

15 Shkurt 2018, 22:04, Aktualitet CNA

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, u shpreh se janë 40 grupe kriminale që veprojnë në të gjithë vendin, ndërsa tha se 6 prej tyre veprojnë në Tiranë. Tirana tha ai është qyteti me më shumë grupe kriminale me 6 të tilla. Pas Tiranës, Xhafaj u shpreh se renditet Vlora me 5 grupe të tilla.

Më tej ai tha se grupet veprojnë kryesisht në Tiranë, Vlorë, Durrës, Fier, Elbasan, Lezhë, Shkodër, Gjirokastër, Kukës dhe Berat. Xhafaj tha se këto grupe janë identifikuar në kuadër të operacionit forca e ligjit. /CNA.al

Lajmet e fundit nga