LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Situata në Universitetin e Tiranës/ Dhori Kule akuza të rënda rektorit Koni

15 Shkurt 2018, 13:33, Aktualitet CNA

Dekani i Fakultetit të Ekonomikut, Dhori Kule në një dalje për mediat mesditen e sotme ka hedhur akuza të forta në drejtim të rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni.

?Për fat të keq, në Universitetin e Tiranës, që në muajt e parë rektori Koni është përpjekur të kryejë në mënyrë të paligjshme kompetenca që nuk i takojnë. Ka firmosur tendera që nuk janë kompetencë e tij. Ka kryer veprime administrative të paligjshme.?- deklaroi ndër të tjera Dhori Kule.

Gjithashtu ai i ka thyer përgjigje deklaratave të Ramës, ndërsa u shpreh se ?nuk i kemi kërkuar kryeministrit të zgjidhë hallet tona. Nëse kërkon ndihmë nga jashtë për problemet e brendshme, atëherë është shuar autonomia?-u shpreh Dhori Kule.

Po ashtu ai ka kërkuar hetime mbi veprimtarinë e Universitetit të Tiranës që nga viti 2008 e deri në ditën e sotme.

?I kërkoj të gjithë institucioneve ligjvënëse të bëjnë një hetim të plotë mbi veprimtarinë e Universitetit të Tiranës që nga viti 2008 e deri në ditën e sotme. Unë si rektor i UT kam bërë sipas rastit për të zhbllokuar situatën kam bërë denoncime por ato flenë në UT?, u shpreh Koni.

Koni pohon se gjendja në Universitet është e turpshme dhe për këtë ka një fajtor. Edhe mua më vjen turp në cfarë gjendje ndodhet Universiteti i Tiranës në këto momente prandaj organizova këtë konferencë shtypi. Ajo që ka ndodhur është që me miratimin e buxhetit të vitit 2017, kancelari dhe për pasojë Bordi i Administrimit nuk kanë zhvilluar asnjë lloj procedure duke penguar dhe kaluar në kolaps funksionimin e UT”, tha rektori i UT.

Ndër të tjera, Koni deklaron se politika nuk i ka ushtruar presion, por i vetmi presion që ka pasur ka qenë ai institucional. Gjithashtu rektori shprehet i bindur se ngërçi për pagat e akademikëve nuk ka për të ndodhur asnjëherë më./ CNA.al

Lajmet e fundit nga