LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sherr me thika/ Plagoset një 24 vjeçar

15 Shkurt 2018, 08:43, Kronika CNA

Një 23-vjeçar është arrestuar, pasi akuzohet se plagosi me thikë një të ri.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur ?Kroi i Dojanit? fshati Bujan në Tropojë.

Sipas policisë  Fatlind Vidrica akuzohet se plagosi shtetasin me inicialet A.B., 24 vjeç.

 NJOFTIMI I POLICISË

 Më datë 14.02.2018, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tropojë, arrestuan në flagrancë shtetasin:
-Fatlind Vidrica, 23 vjeç, banues në fshatin Bujan, Tropojë.
Arrestimi i tij u bë pasi në vendin e quajtur ?Kroi i Dojanit? fshati Bujan, duke udhëtuar se bashku me shtetasin A.B, në mjetin e këtij të fundit, për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë shtetasin A.B duke e goditur me thikë në krah dhe dorë.
I dëmtuari shtetasi A.B., 24 vjeç, banues në fshatin Dojan, ndodhet në spitalin e Gjakovës, jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një mjet prerës (thikë), që dyshohet se është përdorur nga autori.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale ?Vrasja me paramendim, mbetur në tentativë?, parashikuar nga neni 78 e 22 i Kodit Penal./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga