LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rikthehen maskat në Lezhë/ Grabitet restoranti, në kërkim autorët

15 Shkurt 2018, 12:14, Kronika CNA

Një restorant ka rënë pre e grabitjes në Lezhë. Mësohet se dy persona të armatosur e me maska kanë grabitur një restorant në Patok të Lezhës, mesnatën e kaluar. Biznesi i grabitur është në pronësi të Seit Sinanit, i cili ka denoncuar në polici ngjarjen.

“Shqiptarja.com” shkruan se kanë qenë dy persona me maska dhe të armatosur të cilët kanë hyrë në restorant gjatë natës, në momentin kur pronari po mbyllte restorantin. Nën kërcënimin e armëve, ata kanë marrë shumën e 500 mijë lekë të reja, e siguruar kjo nga xhiroja ditore e restorantit.

Policia ka nisur hetimet, por deri më tani nuk gjendet asnjë i ndaluar.

Lajmet e fundit nga