LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndërron jetë 27-vjeçarja/ Policia: Dyshohet nga overdoza

15 Shkurt 2018, 14:23, Kronika CNA

Një ngjarje e rëndë është  regjistruar ditën e sotme në Sarandë.

Një  27-vjeçare ka ndërruar jetë gjatë transportimit me ambulancë për në Tiranë.

Elsa Skwnderi u paraqit rreth orës 17.00 te ditës së djeshme në gjendje të rëndë në spitalin e Sarandës, me të vjella dhe hemoragji.

Sipas bluzave te bardha të Sarandës 27-vjeçarja në spital ka bërë edhe vdekje klinike.  Pasi u reanimua dhe ndihmës urgjente spitalore gjendja e saj u përmirësua.

Pas 4 ore nën kontrollin e mjekeve  duke parë gjendjen e rëndë edhe pse disi e përmirësuar, mjekët e Sarandës vendosen dërgimin e saj me autoambulance drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Rrugës duke shkuar për Tirane, 27-vjeçarja ka ndërruar jetë ne afërsi të Fierit. Autopsia pritet të përcaktojë shkaqet reale të vdekjes, ndërkohe që dyshimet e forta janë për overdozë. Burimet policore bëjnë te ditur se ajo njihej si përdoruese e lëndëve narkotike.

Lajmet e fundit nga