LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Moti/ Ja çfarë pritet për orët në vijim

15 Shkurt 2018, 08:41, Aktualitet CNA
Moti/ Ja çfarë pritet për orët në vijim

Kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta të shoqëruara nga reshje të pakta shiu e dëbore do të ketë në Jug, ndërsa reshje të izoluara, priten në zonat Qendrore dhe Veriore.

Pasditja përmirëson kushtet e motit në Veri dhe Qendër ndërsa Jugu dhe kryesisht Juglindja mbetet me reshje të izoluara dëbore deri në mbrëmje kur kthjellimet bëhen dominate në të gjithë vendin.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie me 2- 3°C gjatë mëngjesit ndërsa një rënie e lehtë pritet gjatë orëve të mesditës.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë, me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi Lindor ? Verilindor duke forcuar në det dallgëzimin mbi 4 ballë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga