LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Goditet grupi kriminal i drogës/ Sekuestrohen 4 kilogram kokainë, arrestohen 12 persona

15 Shkurt 2018, 14:49, Kronika CNA

Policia e Shtetit ka finalizuar një operacion ndërkombëtar antidrogë të koduar ?NADIR?.

Hetimet janë kryer në bashkëpunim me Policinë italiane dhe Karabinierinë e Kompanisë  Roma Centro.

Grupi kriminal ishte i përbërë nga shqiptarë dhe italianë të angazhuar në trafikun e lëndëve narkotike të llojit kokainë e importuar nga Spanja dhe Holanda për ta tregtuar në sheshet kryesore të zonës së Lacios dhe Pulias.

Policia e Shtetit në bashkëpunim dhe në koordinim të plotë me Policinë italiane Zyrën Interforcë, prezente në Shqipëri dhe me kolegët e Karabinierisë në Romë, nëpërmjet kanaleve të komunikimit të drejtpërdrejtë të dy Policive ka bërë të mundur që në shtetin italian të lëshohen urdhër arrestet ndaj 11 personave, 8 prej të cilëve në burg dhe tre në arrest shtëpie me akuza të trafikut të lëndëve narkotike.

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar 4 kilogramë Kokainë e pastër,  1 kg hashish dhe 36 mijë euro ?cash?.

Ky grup kriminal trafikonte sasi të konsiderueshme kokaine të pastër, e cila transportohej nga korrierë të përzgjedhur, mes të cilëve të rinj pa precedentë penalë. Droga më pas tregtohej në zonat e Romës, Frozinones e në Foxha.

Hetimi i përbashkët ka bërë të mundur të ndiqen penalisht 31 persona prej të cilëve 12 janë arrestuar në flagrancë.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm është bërë i mundur arrestimi njëkohësisht në Itali i 6 shtetasve shqiptarë, 1 italian dhe 1 rumune rezidentë në Itali dhe në Shqipëri i një shtetasi shqiptar Mario Ç, 38 vjeç, nga Lushnja me akuzën e pjesëmarrjes në organizatë kriminale dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Dy organizatat policore janë duke punuar intensivisht për kapjen e elementëve të tjerë të përfshirë në trafik dhe për shkak të sekretit hetimor nuk bëjmë me dije të tjera informacione.

Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht në goditjen e grupeve kriminale si brenda ashtu edhe jashtë vendit duke u mbështetur nga partnerët e saj dhe duke dhënë siguri në një bashkëpunim të besueshëm dhe të suksesshëm.

 

Lajmet e fundit nga