Connect with Us

Foto dite/ Çfarë sikleti ka Rama në parlament

Aktualitet

Foto dite/ Çfarë sikleti ka Rama në parlament

Publikuar

-

Gjatë seancës plenare të ditës së sotme, kryeministri Edi Rama është shfaqur i shqetësuar në shumë momente.

Fotot e mëposhtme tregojnë se kryeministri herë pas herë, gjatë interpelancës së ministrit Gjiknuri për inceneratorët, ka pasur një siklet, të cilin vetëm ai mund ta dijë.

Për më tepër shikoni fotot e siguruara nga CNA.al:

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Lëvizin pa maska mbrojtëse/ Gjobiten qindra qytetarë

Publikuar

-

Nga

Lëvizin pa maska mbrojtëse/ Gjobiten qindra qytetarë

Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 473 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.

Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 4 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë konstatuar 12 qytetarë që lëviznin në rrugë gjatë orarit të ndalimit të lëvizjes, pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili.

LEXO EDHE:  Rama në Dibrën e rrënuar!

LEXO EDHE:  Çfarë po ndodh me “Babalen”/ Pse hesht Lulzim Basha ?

Policia e Shtetit, krahas punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, do të vijojnë punën për monitorimin e zbatimit të masave anticovid në të gjithë vendin. Në këtë kuadër, Policia apelon për të gjithë qytetarët që të zbatojnë me rigorozitet masat anticovid./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Zgjedhjet e 25 prillit/ ODHIR vjen në Shqipëri nga datat 24-29 janar

Publikuar

-

Nga

Zgjedhjet e 25 prillit/ ODHIR vjen në Shqipëri nga datat 24-29 janar

ODIHR do të vijë në Shqipëri nga data 24-29 janar për të vlerësuar masat paraprake sesi do të zhvillohen zgjedhjet.

Në varësi të asaj çfarë do të vlerësojnë, do ndërmarrin edhe veprimet në vijim. Gjatë kësaj periudhe do zhvillojnë edhe takime me institucionet, përfaqësuesit e partive politike, shoqërinë civile etj.

Përmes një note verbale, OSBE e njofton Ministrinë e Punëve të Jashtme në Shqipëri për vizitën dhe detajet./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zërat për përplasjen me Metën/ Rrëfehet për herë të parë Silva Caka

Publikuar

-

Nga

Ish deputetja e LSI, Silva Caka ka folur për herë të parë për largimin nga LSI ndërsa thekson se nuk e ka parë si mundësi.

Caka shtoi se do të largohet nga LSI-ja vetëm kur ajo të bëhet si Rilindja e sotme, sipas së cilës ka shkatërruar vendin.

“Një furtunë e krijuar në një gotë 30 minuta pas një deklarate të Kryemadhit ku ka bërë të ditur që këto vemjet e bashkisë tentojnë që të tregojnë kryeministrit që po punojnë dhe po marrim element dhe nga opozita. Unë personalisht, për të paktën ato parime që ë karakterizojnë për mënyrën se si jam rritur, unë do të largohem nga LSI ditën që kjo forcë politike do të bëhet si Rilindja e sotme. Për asnjë arsye, unë e quajtur Rilidjen, fajtore për gjithçka për këtë arsye unë nuk jap asnjë lloj kontributi të të vazhduar këtë shkatërrim . Jam nënë e 2 fëmijëve dhe nuk kontribuojë në shkatërrimin e të ardhmes së tyre nëpërmjet një qeverisje tjetër të Edi Ramës, Erion Veliaj apo kujtdo qoftë që do të vazhdojë të ndjekë modelin e Edi Ramës. Jam juriste në profesion dhe janë formuar me idenë e institucioneve, me ndarjen e pushteteve dhe nuk mund të kontribuojë për asnjë qeverisje në botë që ka shkatërruar gjykatat, që e ka lënë vendin pa drejtësi, që ka shkatërruar cdo person që pret të marrë një vendi, nuk mund të jap kontributin tim për një qeverisje që cdo dy ditë nxjerr nga një të zgjedhur që e ka me rekorde kriminale. Për mua Rilindja është një kazan i madh ku në cdo moment që do fusësh dorën do të marrësh një kriminel, një njeri që është akuzuar për prostitucion, do nxjerrësh një që është marrë me drogë, dhe afera korruptive, as sot e as nesër”, tha Caka në një intervistë për Report Tv.

Gjithashtu ajo ka mohuar zërat që të ketë pasur një përplasje me Ilir Metën në Presidencë.

LEXO EDHE:  Deputeti i PD-së: Rama së bashku me “gëzimin” humbi edhe fillin

LEXO EDHE:  “Këtë nuk ta zgjidh dot PD”/ Bardhi tregon hallin e Ramës për zgjedhjet e ardhshme

“Kjo nuk është aspak e vërtetë dhe më vjen keq që po i jap zë një gjëje që doja ta përmendja”, tha Cakaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE