Lëvizja Socialiste për Integrim çdo ditë e më shumë po vjen drejt degradimit dhe anëtarët e saj po i bashkohen Partisë Socialiste. Largimi i radhës ka ndodhur në Korçë pak ditë më parë, gjatë vizitës, së kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi.
Një nga aktivistet kryesore dhe drejtuese lokale e LSI në Korçë, Jeta Gjoni, ka braktisur Kryemadhin për t’u bërë pjesë e Partisë Socialiste.
Në një intervistë për CNA.al, kandidati i tretë në listën e Korçës Ilirjan Pendavinji i pyetur nëse LSI po shkon drejt shkrirjes u shpreh se PS është një parti e hapur për të gjithë ata që e duan Shqipërinë.
“Hapja e Partisë Socialiste është një procesi vizionar, që i shërben Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Jo më larg se sa para 1 javë në Partinë Socialiste të bashkisë Maliq, tek Pylli i Fazanëve në një nga perlat e bashkisë Maliq, janë shpërndarë 100 karta anëtarësie, të cilat janë dëshmi e pastër e ftesës, që ne i bëjmë jo vetëm miqve tanë nga partitë e tjera, por edhe të rinjve, grave dhe vajzave si dhe të gjithë profesionistëve të rinj dhe të vjetër që e duan Shqipërinë”, tha Pendavinji.
LEXO EDHE: “Ligji të funksionojë, për djemtë e deputetëve”/ Nis protesta për Xhisiela Malokun
Sa i takon fenomentit të shit-blerjes së votës, kandidati i PS shtoi se në qarkun e Korçës një gjë e tillë nuk ekziston.
“Personalisht mendoj që shitblerja e votës është një fenomen negativ i të shkuarës në qarkun Korçë. Në raste të rralla mund të ekzistojë ende, por asnjëherë një fenomen i jetësuar nga Partia Socialiste e Shqipërisë”, u shpreh ai.
Ilirjan Pendavinji, në fund u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë për të ardhmen e vendit dhe numrin 12.
“Mesazhi im për qytetarët përkon me një apel për të ardhmen.
“Votoni për veten, për stabilitetin e jetës tuaj, për Shqipërinë dhe të ardhmen, votoni për PS, Nr. 12”!
ShqipëriaeArdhmjaJonë
ShqipëriaNukNdalet
SkaKohëPërPushim”, u shpreh Ilirjan Pendavinji për CNA.al.