LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha në 73-vjetorin e kryengritjes së Kelmendit/ “Heronjtë e kësaj bande qeverisëse, janë kriminelët”

15 Shkurt 2018, 12:31, Politikë CNA

Kreu i PD ?së, Lulzim Basha në 73 vjetorin e kryengritjes së Kelmendit, i ëhstë rikthyer debatit për shembjen e kullës  Prek Calit në Vermosh

Sipas tij,73 vjet më parë malësorët e Kelmendit i dolën përballë të keqes së madhe që po i avitej vendit dhe kombit, regjimit gjakatar, me kryengritjen e parë anti-komuniste në Europë.

“Prijësi legjendar, Prek Cali u ngrit në këmbë për të mbrojtur lirinë, ashtu siç pati qëndruar për të mbrojtur trojet shqiptare të Kelmendit që falë tij i kemi dhe sot.

Për të gjithë qytetarët e lirë, për ne demokratët, kryengritja antikomuniste e Kelmendit është një burim frymëzimi, një shembull i kurajos e sakrificës për vlerat dhe orientimin europian.

Pasardhësit e komunistëve dëshmuan me shembjen që i bënë mureve të kullës së Prek Calit në Vermosh se ata nuk janë të qetë me heronjtë e vërtetë as sot, pas 73 vitesh. Sepse heronjtë e kësaj bande qeverisëse janë kriminelët dhe trafikantët me të cilët ndajnë milionat e krimit.

Ne demokratët dhe të gjithë qytetarët e lirë dhe të ndershëm, do ti kujtojmë përherë me nderim Prek Calin dhe kelmendasit e tjerë patriotë, si kalorës të lirisë, të atdheut, si mbrojtës të vlerave për të cilat qëndrojmë dhe që i kemi në themel të misionit tonë politik”, është shprehur Basha./CNA.al

Lajmet e fundit nga