Connect with Us

Veliaj shkel ligjin për qeverisjen vendore

Politikë

Veliaj shkel ligjin për qeverisjen vendore

Publikuar

-

Një tjetër skandal në lidhje me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj është publikuar ditën e sotme.

Ka qënë këshilltari i djathtë në Bashkinë e Tiranës, Leonard Olli, i cili ka publikuar në faqen e tij në rrjetet sociale, një projekt të Bashkisë së Tiranës.

Sipas Ollit, kryebashkiaku Veliaj po vepron në mungesë totale transparence, por mbi të gjitha shkel në mënyrë flagrante ligjin për vetëqeverisjen vendore.

Gjithashtu ai thekson se komuniteti jo vetëm që nuk ka dijeni për atë çfarë po ndërtohet, por mbi të gjitha një shkalle shume të lartë të ndërgjegjësimit mbi pasojat e rënda që mbart ndërtimi i kësaj fabrike për shendetin dhe cilësinë e jetës së tyre.

Postimi i plotë:

LEXO EDHE:  Foto Lajm/Veliaj pas kangjllave

Ne faqen Fshati Peze Helmes lexova per faktin se po ngrihet nje fabrike per prodhimin e asfalatit nga Bashkia Tirane, e cila si gjithmone jo vetem vepron ne mungese totale transparence, por mbi te gjitha shkel ne menyre flagrante ligjin per veteqeversijen vendore, i cili imponon konsulte dhe bashkeveprim me komunitetin per gjithçka qe ndertohet apo investohet. Nese lexon me kujdes njoftimin kupton se komuniteti jo vetem qe nuk ka dijeni per ate çfare ndertohet, por mbi te gjitha nje shkalle shume te larte te ndergjegjesimit mbi pasojat e renda qe mbart ndertimi i kesaj fabrike per shendetin dhe cilesine e jetes se tyre. Thua t’ i kene gabim koordinatat???!!!!/ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Të mori Meta nga gjimnazi dhe të bëri deputete”/ Spahiu debaton ashpër me Mehmetajn

Publikuar

-

Nga

Ish-kryetari i Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu është përplasur me ish-deputeten e LSI-së Kejdi Mehmetajn teksa ishin duke folur për deklaratat e presidentit Ilir Meta.

Spahiu komentoi reagimin e ambasadores së SHBA Yuri Kim në emisonin “Open”, e cila tha se nuk e mbështet manifestimin e Metës, ndërsa ish-deputetja e ndërpreu.

Politikani iu kthye Mehmetajt duke i thënë se Presidenti e mori nga gjimnazi dhe e bëri deputete, ndërsa kjo e fundit iu përgjigj ashpër.

Spahiu: Ilir Meta nuk ka mbështetjen e ambasadës amerikane. Nuk një luftë mes Bashës dhe Metës. Opozita po vazhdon rrugën e saj me dy lidera e vërtete. Liderat e opoztës janë Meta dhe Sali Berisha, ndërsa kukullat janë Basha dhe Kryemadhi.

LEXO EDHE:  Analiza/ Lubonja: Veliaj si sekser dhe aktorët si pronarë trualli

LEXO EDHE:  Foto-Nga shpenzimet e luksit, te çanta 800 dollarë/ Rrjeti "kryqëzon" Gjonajn dhe Veliajn

Mehmetaj: Nuk e di se pse i jepni kohë kaq të rëndësishme një njeriu me problem.

Spahiu: Ktheji përgjigje ambasadores.

Mehmetaj: Nuk debatoj me një njeri që ska argumta por ka probleme.

Spahiu: Moj vajzë, ty të mori Ilir Meta nga gjimnazi dhe të bëri deputete.

Mehmetaj: Kujdes, se mund të kthehehem edhe unë në një gjuhë tjetër./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Meta do krijojë parti të re”/ Deklarata e fortë e Pezës, gazetari zbulon emrin

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Partisë Socialiste për mediat Alfred Peza deklaroi mbrëmjen e sotme se Meta do të krijojë një parti të re politike që do të quhet Besëlidhja Demokratike Shqiptare.

Sipas Pezës, kjo parti do të përfshijë LSI-në dhe disa subjekte të tjera politike.

“Ka zëra se lëvizja e re e Metës do ta ketë emrin Besëlidhja Demokratike Shqiptare dhe do të përfshijë LSI-në dhe disa parti të tjera dhe nga retorika dhe nga ajo çfarë u pa në diskursin publik të zotit Meta, është se ai po mundohet të pozicionohet pak djathtas ndryshe nga natyra e LSI-së duke pasur një fjalor nacionalist, sovranist dhe në natyrën e partive të djathta ekstreme”, nënvizoi ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deklaratat për shpërndarjen e Parlamentit/ Avokati nxjerr blof Metën

Publikuar

-

Nga

Avokati Sokol Hazizi thotë se presidenti Ilir Meta nuk e ka tagrin ligjor që të shpërndajë Kuvendin.

Sipas Hazizit, çthënie e politikanëve, nëse nuk kolaudohet nga Gjykata Kushtetuese, nuk vlen.

“Presidenti në kompetenca nuk parashikohet që ka tagrin ligjor për të shpërndarë Kuvendin. Një president siç është Meta mbase e thotë në mënyrë simbolike, atë që do të konstatonte Gjykata Kushtetuese. Çdo thënie e politikanëve, nëse nuk kolaudohet nga Gjykata Kushtetuese, nuk vlen. Ne jemi në një kolaps kushtetues.

I drejtohet qytetarit, por çfarë kërkon nga qytetari sot? Të gjithë këta janë aktivë, qysh nga kryeministri, presidenti, qeveritë, situatat që kanë ardhur në këto 30 vite sollën Shqipërinë në mungesën e aksesit në gjykatë. Ne nuk jemi vetëm në çedim kushtetues, në mungesë të Gjykatës Kushtetuese, në jemi afër të mos funksionimit të gjykatave të rretheve gjyqësore. Kemi një mungesë efiçense të sistemit gjyqësor. Numri i dosjeve është i madh. Ne jemi përballë një situatë kur gjyqësori nuk ka kurajën që të japë një vendim të drejtë”, tha Hazizi në TV “Ora News”.

LEXO EDHE:  Foto Lajm/Veliaj pas kangjllave

LEXO EDHE:  Bozdo: Parku qe ofron Veliaj tek bulevardi i ri, pese here me i vogel se origjinali

 

LEXO TE PLOTE