LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Na jep euro të të emërojmë mësuese”/ Në pranga dy shtetas

14 Shkurt 2018, 15:22, Kronika CNA

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy persona, pasi akuzohen për mashtrim.

Nga të dhënat mësohet se një 28-vjeçar me iniciale Xh.M nga Tirana dhe një 52-vjeçar me iniciaale L.M nga Tirana përmes mashtrimit i kanë marrë me anë të mashtrimit, i kanë premtuar një 35-vjeçare se do ta ndihmonin të emërohej mësuese në Tiranë.

?Më datë 13.02.2018, u referuan materialet më Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit Xh.M i dënuar më parë, 28 vjeç, dhe L.M, 52 vjeç, respektivisht banues në Tiranë e Fier, pasi me anë të mashtrimit, se do ta ndihmonin të emërohej mësuese në Tiranë, i kanë marrë një shumë eurosh shtetases A.P, vjeç 35 banuese në Fier. Neni 143 i Kodit Penal?, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet proceduriale në ngarkim të tyre i kaluan prokurorisë së rrethit./CNA.al

Lajmet e fundit nga