LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Makina e OSHEE buzë greminës/ Nuk ka të lënduar (video)

14 Shkurt 2018, 17:59, Kronika CNA

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në Arst Miliska të njësisë administrative Fierëz, ku një automjet i OSHEE, i Nënstacionit të Fushë Arrëzit, ka rrëshqitur në trasen e rrugës.

Sikurse raporton ?Balkanweb? mjeti fuoristrada me të cilin lëviznin drejt Fushë Arrëzit specialistët e hidrocentralit ka rrëshqitur si pasojë e terrenit, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

Në mjet udhëtonin dy specialistë, të cilët kishin qenë në Nënstacionin e Gropave dhe po ktheheshin drejt nënstacionit të Fushë Arrëzit, ku po inspektohej për defekte linja 35 kilovolt, Fierz- Fushe Arrëz. /CNA.al

Lajmet e fundit nga