LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Itali, arrestohen 15 shqiptarë për 53 vjedhje

14 Shkurt 2018, 14:00, Kronika CNA

Karabinieria e Novarrës nëpërmjet Operacionit ?Prometeo III? neutralizo një bandë të rrezikshme hajdutësh shqiptarë. U arrestuan 15 shqiptarë të akuzuar për 53 vjedhje apo tentativa vjedhje në Liguria, Piemont dhe Lombardi.

Kjo bandë hajdutësh lëvizte nga një provincë në tjetrën me makina. Pasi bënin disa vjedhje në një zonë, ata zhvendoseshin në një zonë tjetër për të vazhduar aktivitetin kriminal, me qëllim që të binin sa më pak në sy të forcave të rendit.

Hajdutëve të arrestuar iu kapën nga karabinieria arturina, pajisje elktronike, veshje të markave të shtrenjta, orë, para kesh etj. me vlerë rreth 220 000 euro.

Ky operacion është në vazhdim të 2 operacioneve ?Promete?, që gjatë vitit 2017 prangosën 25 hajdutë shqiptarë të lidhur me hajdutët e arrestuar në 13 shkurt 2017.

Karabinieria në një konferencë për shtyp, që do mbahet të enjten 15 shkurt, do japë hollësi të tjera për operacionin në fjalë si psh. emrat dhe fotot e hajdutëve të arrestuar./Gjergj Thanasi

Lajmet e fundit nga