LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjyqtarët dhe prokurorët e dorëhequr/ PD: Të përjashtohen nga Vettingu

14 Shkurt 2018, 13:06, Politikë CNA

Në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit, PD ka propozuar që për të gjithë ata gjyqtarë e prokurorë të cilët kanë dhënë dorëheqjen të ndërpritet Vettingu, në këtë rast i bie që edhe ish-kryeprokurori Adriatik Llalla të përjashtohet nga sitat e Vettingut.

PD ka propozuar se meqë së fundi ka disa raste dorëheqjesh dhe ka një debat nëse duhet apo jo t?ju ndërpritet Vettingu, është e keshillueshme që të ketë amnisti të tillë, por meqë ka debat le tu dërgojmë një letër edhe tre organeve të Vettingut, edhe ONM-së për ti pyetur nëse duhet ta ribëjmë ligjin e Vettingut./ CNA.al

Ndryshimet e propozuara:

Në nenin 9, bëhen këto ndryshime:

a) Shkronja ?c?, e paragrafit 1, të nenit 9, ndryshohet si më poshtë vijon:
?c) nuk bien ndesh me interesat thelbësorë të funksionit, duke mos cenuar afatet dhe ushtrimin në mënyrë efiçiente të funksioneve. Këshilli miraton me vendim rregullat e detajuara për të mundësuar mos cenimin e afateve dhe ushtrimit në mënyrë eficente të funksionave.?.
b) Paragrafët 7 dhe 8, ndryshon si më poshtë:
?7. Magjistrati, pa cenuar afatet dhe ushtrimin në mënyrë efiçiente të funksioneve, mund të marrë pjesë në veprimtari jashtë funksionit të papaguara, pa miratimin e Këshillit, vetëm në rastet kur magjistrati:
a) vepron si përfaqësues i gjyqësorit ose prokurorisë;
b) bën deklarata publike të përgjithshme për çështje që prekin gjyqësorin ose prokurorinë;
c) merr pjesë në diskutime për çështje të ligjit.
8. Magjistrati raporton, brenda muajit Mars të cdo viti në Këshill, për natyrën dhe numrin e orëve, për veprimtaritë e papaguara jashtë funksionit, ku ka qenë i përfshirë në vitin paraardhës.?.

Paragrafët 10 dhe 11, të nenit 23, ndryshohen si më poshtë vijon:
?10. Me përjashtim të rasteve të sëmundjes ose aksidentit, magjistrati nuk mund të kryejë mungesa të pajustifikuara në detyrë. Nëse magjistrati ka kryer mungesa të pajustifikuara në detyrë, ai nuk paguhet për ditët e munguara.
11. Magjistrati mund t?i kryejë pushimet e mbetura vjetore, jashtë periudhës trejavore pa ndërprerje, apo kur kërkesat për ushtrimin e funksionit kërkojnë vazhdimin e aktivitetit të gjykatës apo prokurorisë gjatë asaj periudhe, në cdo moment që vlerëson të nevojshme. Në këtë rast, ai njofton Kryetarin e gjykatës apo prokurorisë, dhe kërkesa quhet e miratuar, me marrjen e njoftimit.?.

Në nenin 26, bëhen këto ndryshime:
a) Shkronjat ?b? dhe ?c? të paragrafit 4, shfuqizohen.
b) Paragrafi 5, shfuqizohet.

Në nenin 64 bëhen këto ndryshime:
a) Shkronja ?c? e paragrafit 1, ndryshon si më poshtë:
?c) mbush moshën 65 vjeç të daljes në pension?.

b) Paragrafi 5, ndryshohet si më poshtë vijon:
?5. Magjistratit, i cili plotëson moshën për daljen në pension, sipas shkronjës ?c?, të paragrafit 1 të këtij neni, i mbaron statusi i magjistratit në fund të muajit në të cilin ka mbushur moshën për pension. Këshilli deklaron me vendim mbarimin e statusit të magjistratit jo më vonë se dy javë nga fundi i muajit përkatës.?.

Paragrafi 3, i nenit 78, ndryshon si më poshtë:
?3. Vlerësimi i përgjithshëm ?shumë mirë? jepet vetëm në ato raste kur magjistrati vlerësohet ?shumë mirë? për tri kritere dhe ?mirë? për njërin prej tyre. Në çdo rast, kriteret ?aftësitë profesionale të gjyqtarit dhe prokurorit? dhe ?etika dhe angazhimi ndaj vlerave të gjyqësorit dhe të prokurorisë? duhet të jenë vlerësuar ?shumë mirë?.?.

Paragrafi 7, i nenit 95, ndryshohet si më poshtë vijon:
?7. Magjistrati ka të drejtë të ankimojë vendimin e vlerësimit të Këshillit në Gjykatën e Lartë, brenda 15 ditëve nga data e njoftimit të vendimit, vetëm për shkaqe ligjore të lidhura me zbatimin jo të njëjtë të ligjit.

Neni 101, ndryshon si më poshtë:

Neni 101
Shkeljet disiplinore

1. Magjistrati kryen shkelje disiplinore në rastet kur, me dashje apo nga pakujdesia:
a) kryen veprime apo mosveprime, për përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës, sjellje jo profesionale apo etike, që diskreditojnë pozitën dhe figurën e magjistratit, gjatë ushtrimit të detyrës, sipas rasteve të përmendura në nenin 102 të këtij ligji;
b) në mënyrë të pajustifikuar, kryen akte dhe sjellje të papërshtatshme jashtë ushtrimit të detyrës, që diskreditojnë pozitën dhe figurën e magjistratit ose që dëmtojnë rëndë besimin e publikut në sistemin gjyqësor ose të prokurorisë, sipas rasteve të përmendura në nenin 103 të këtij ligji.
2. Kufijtë midis çështjeve që kanë lidhje me ushtrimin e funksionit dhe shkeljeve të disiplinës nga magjistrati caktohen duke marrë në konsideratë këta tregues:
a) nëse veprimi apo mosverpimi është kryer me dashje apo nga pakujdesia, dhe në rastin e fundit shkallën e pakujdesisë;
b) shpeshtësinë e kryerjes së shkeljes;
c) pozicionin e magjistratit në sistem;
ç) mundësinë e ardhjes së dëmit dhe intensiteti i pasojave të mundshme nga shkelja; si dhe
d) çdo situatë që është jashtë kontrollit të magjistratit dhe që mund të shpjegohet në mënyrë të arsyeshme me keqfunksionimin e sistemit gjyqësor dhe të prokurorisë si një i tërë.
3. Zbatimi dhe interpretimi i ligjit nga magjistrati, ashtu si dhe vlerësimi i fakteve dhe provave në çështjet të gjykuara apo hetuara nga ai, nuk është objekt i procedimit disiplinor, me përjashtim të rastit kur lidhet me kryerjen e një shkelje që përmendet shprehimisht në nenin 102 të këtij ligji.

Neni 102, ndryshon si më poshtë:

Neni 102
Shkeljet disiplinore në lidhje me ushtrimin e funksionit

Shkelje disiplinore gjatë ushtrimit të funksionit janë aktet dhe sjelljet e magjistratit si më poshtë:
1) mosparaqitja e kërkesës për heqje dorë nga procedimi ose gjykimi i çështjes, kur kjo është e detyrueshme sipas ligjit procedural, nëse magjistrati është ose vihet në dijeni të rrethanave të tilla;
2) kërkesa e magjistratit për heqje dorë dhe miratimi i saj, sipas rastit, nga kryetari, nëse këto veprime:
a) nuk bazohen në shkaqet e parashikuara në ligj;
b) që bëhen në mënyrë të qëllimshme për të krijuar përfitime të padrejta për palët dhe të tretët ose kur synojnë të shmangin magjistratin nga detyrimi ligjor për shqyrtimin e çështjes ose synojnë të krijojnë mundësinë e shqyrtimit të saj nga magjistratë të tjerë;
c) janë të vonuara, jashtë çdo afati të arsyeshëm;
3) sjelljet, aktet dhe veprimet e magjistratit, që krijojnë përfitime të padrejta ose dëme për palët pjesëmarrëse në gjykim apo hetim;
4) ndërhyrja ose çdo lloj ndikimi tjetër i papërshtatshëm në ushtrimin e detyrës të një magjistrati tjetër;
5) përdorimi i parregullt i personave të tjerë për përmbushjen e detyrave të magjistratit ose delegimi tek to i veprimeve apo akteve që duhet të ushtrohen apo kryhen nga magjistrati;
6) mospërmbushja, në mënyrë të qëllimshme ose të përsëritur dhe të pajustifikuar, të funksioneve të gjykimit ose hetimit, si dhe e detyrave të tjera që i caktohen magjistratit për shkak të funksionit të tij;
7) vonesa dhe zvarritja e përsëritur dhe e pajustifikuar e veprimeve procedurale dhe e nxjerrjes së akteve gjatë ushtrimit të funksionit të magjistratit.
8) shkelja e përsëritur ose e rëndë e rregullave të solemnitetit, rregullave të etikës në marrëdhëniet me pjesëmarrësit në proces, prokurorët, avokatët, dëshmitarët, ekspertët, subjektet e tjera të përfshira në proces, si edhe me kryetarin, kolegët dhe personelin e administratës gjyqësore;
9) vonesa e përsëritur dhe e pajustifikuar për fillimin e seancës gjyqësore.
10) mos paraqitja në detyrë për nevojat e ushtrimit të funksionit pranë gjykatave ose prokurorive, nëse ky detyrim përcaktohet nga ligji ose nga vendimet e organeve kompetente;
11) shkelja e rëndë ose e përsëritur e dispozitave ligjore dhe nënligjore që rregullojnë organizimin dhe funksionimin e gjykatave ose prokurorive, në lidhje me funksionet e magjistratit në gjykim ose hetim;
12) moszbatimi pa shkaqe të justifikuara i vendimeve të dhëna nga Këshilli ose refuzimi i zbatimit të masës disiplinore të dhënë ndaj magjistratit;
13) pengimi i Këshillit, Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ose çdo organi tjetër publik në kryerjen e funksioneve të tyre, sipas ligjit;
14) mospërmbushja nga ana e kryetarit e detyrimeve të përcaktuara në ligj, në veçanti detyra për të garantuar përdorimin dhe mënyrën e përdorimit të sistemit të menaxhimit të çështjeve;
15) shkelja e detyrimit të konfidencialitetit dhe të mospërhapjes së informacionit, që rezultojnë nga hetimi ose gjykimi, në proces ose i përfunduar;
16) bërja publike e mendimeve që japin magjistratët e tjerë gjatë procesit, që akoma nuk ka marrë formën e një akti të bërë publik;
17) bërja e deklaratave publike në media për çështjet, me përjashtim të komunikimeve të magjistratit të shtypit brenda kufijve të detyrës së tij;
18) mosndjekja në mënyrë të pajustifikuar e trajnimit vazhdues, të paktën në numrin minimal të orëvë të përcaktuar nga organet kompetente, sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuara me ligj;
19) mosnjoftimi i Këshillit për shkaqe që përbëjnë rast të mbarimit të mandatit;
20) mosnjoftimi nga magjistrati i drejtuesit të gjykatës ose prokurorisë dhe Këshillit për ndërhyrjet ose ushtrimin e formave të tjera të ndikimit të papërshtatshëm nga magjistratët e tjerë.
21) mosnjoftimi nga magjistrati i drejtuesit të gjykatës ose prokurorisë dhe Këshillit, si edhe organeve kompetente, sipas ligjit, për ndërhyrjet ose ushtrimin e formave të tjera të ndikimit të papërshtatshëm nga avokatët, funksionarët politikë, funksionarët publikë dhe subjekte të tjera;
22) mosnjoftimi i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, nga ana e kryetarit, lidhur me fakte në dijeni të tyre që mund të përbëjnë shkelje disiplinore të magjistratit;
23) mosnjoftimi i Këshillit, nga ana e kryetarit, lidhur me ekzistencën e dyshimit të arsyeshëm, të rasteve të papajtueshmërisë, kufizimet e funksionit, dhe në lidhje me
24) çështjet për të cilat ligji parashikon mbarimin e mandatit të magjistratit.
25) shkelja e rëndë ose e përsëritur në mosrespektim ose zbatim të gabuar të ligjit procedural dhe material, në kryerjen e veprimeve procedurale;
26) parashtrimi i dukshëm, i shtrembëruar i fakteve në aktet e nxjerra;
27) nxjerrja e akteve të paarsyetuara ose që përmbajnë në arsyetim vetëm përfundime mbi ligjin e zbatueshëm pa parashtruar rrethanat e faktit, të cilat të çojnë në ligjin e zbatueshëm për zgjidhjen e çështjes, në të gjitha ato raste kur ligji kërkon nxjerrjen e aktit në formën e arsyetuar;
28) nxjerrja e akteve ku pjesa përshkruese ose arsyetuese parashtron rrethana që janë haptazi në kundërshtim me pjesën urdhëruese të tij ose që nuk kanë lidhje me të.

Neni 103, ndryshon si më poshtë:

Neni 103
Shkeljet disiplinore jashtë ushtrimit të funksionit

Shkelje disiplinore jashtë ushtrimit të funksionit janë aktet dhe sjelljet e magjistratit si vijon:
1) shkelja e rregullave mbi papajtueshmërinë me funksionin e magjistratit, apo kufizimeve për shkak të funksionit, siç parashikohen në nenet 6 dhe 7 të këtij ligji;
2) përdorimi i statusit të magjistratit, për të siguruar përfitime apo avantazhe, të pajustifikuara, për vete ose për të tjerët;
3) pranimi dhe ushtrimi i detyrave dhe veprimtarive jashtë funksionit, në mungesë të lejes së miratuar për këtë qëllim, sipas ligjit, nga Këshilli;
4) shoqërimi me persona që janë nën ndjekje penale ose janë subjekte të një procedimi penal, ose me persona të dënuar dhe të pa rehabilituar, kur nuk janë në lidhje gjaku ose krushqije të afërtë me magjistratin, ose krijimi i marrëdhënieve të biznesit të papërshtatshme me këta persona;
5) përfitimi i padrejtë, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë i dhuratave, favoreve, premtimeve ose trajtimeve preferenciale të çfarëdo lloji, të cilat, qoftë edhe me anë të veprimeve të ligjshme, i jepen për shkak të funksionit që ushtron ose si rrjedhojë e përdorimit prej tij të pozicionit të magjistratit;
6) mospërmbushja e detyrimeve ligjore, duke përfshirë edhe rregullat në lidhje me deklarimin e pasurisë dhe konfliktit të interesit, sipas ligjit.

Neni 104 ndryshon si më poshtë vijon:

?Neni 104
Shkeljet disiplinore për shkak të kryerjes së veprës penale

Shkelje disiplinore për shkak të kryerjes së veprës penale janë:
a) faktet e pranuara nga gjykata, për të cilat magjistrati është deklaruar fajtor me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje, për të cilat ligji parashikon dënim me burgim ose me gjobë;
b) faktet e pranuara nga gjykata, për të cilat magjistrati është deklaruar fajtor dhe dënuar me burgim me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale nga pakujdesia.?.

Paragrafi 1 i nenit 141, ndryshohet si më poshtë vijon:
?1. Gjatë procedimit disiplinor, magjistrati ose përfaqësuesi i tij ka të drejtë të njihen me dokumentet e dosjes së kësaj procedure, si dhe të marrin kopje të tyre. Këshilli, brenda 5 ditëve nga paraqitja e kërkesës, siguron në mjediset e tij të punës kushte për mbajtjen e të dhënave, si dhe kushte për njohjen dhe marrjen e kopjeve të dokumenteve. E drejta e aksesit mund të kufizohet vetëm në ato raste dhe në atë masë që parashikohet nga legjislacioni në fuqi. Lëshimi i kopjeve të dokumenteve bëhet kundrejt një pagese, që përcaktohet me vendimi të Këshillit dhe në çdo rast nuk kalon koston e riprodhimit të tyre.?.

Neni 152 ndryshon si më poshtë vijon:

Neni 152
Pezullimi mbi bazë diskrecioni

1. Nëse Këshilli krijon bindjen se qëndrimi në detyrë i magjistratit për të cilin është paraqitur kërkesë për fillimin e procedimit disiplinor, paragjykon rezultatet e procedimit disiplinor, pengon përfundimin në mënyrë të drejtë ose të rregullt të tij, apo diskrediton rëndë figurën dhe pozitën e magjistratit, mund të pezullojë magjistratin nga detyra, me kërkesë të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.
2. Kërkesa për pezullimin nga detyra sipas këtij neni, shqyrtohet nga Këshilli, brenda 5 ditëve nga momenti i paraqitjes së kërkesës.
3. Pezullimi sipas këtij neni zgjatë deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga Këshilli mbi kërkesën për procedimin disiplinor të magjistratit.

Paragrafët 2 dhe 3 të nenit 161, ndryshojnë si më poshtë vijon:

?2. Anëtarët e Gjykatës së Lartë vazhdojnë të ushtrojnë detyrën e tyre, sipas mandatit të mëparshëm, me përjashtim të rasteve kur ka shkaqe për mbarimin e statusit të magjistratit, si rezultat i procesit të rivlerësimit, në përputhje me ligjin ?Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë?.
3. Kryetari në detyrë vazhdon të ushtrojë detyrën si kryetar, sipas mandatit të mëparshëm, me përjashtim të rasteve kur ka shkaqe për mbarimin e statusit të magjistratit, si rezultat i procesit të rivlerësimit, në përputhje me ligjin ?Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë?.

Në nenin 162 bëhen këto ndryshime:

a) Paragrafi 1, ndryshohet si më poshtë vijon:
?1. Gjyqtari në detyrë në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda ose Gjykatën e Apelit për Krimeve të Rënda qëndron në pozicionin e tij deri në momentin e krijimit të gjykatave të posaçme për gjykimin e veprave penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar, me përjashtim të rasteve kur ka shkaqe për mbarimin e statusit të magjistratit, si rezultat i procesit të rivlerësimit, në përputhje me ligjin ?Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë?.

b) Paragrafi 2 dhe 3, ndryshohet si më poshtë vijon:

?2. Këshilli i Lartë Gjyqësor, brenda 2 muajve nga krijimi i tij, cakton përkohësisht gjyqtarët në detyrë të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda ose Gjykatës së Apelit për Krimeve të Rënda, në gjykatën e posaçme për gjykimin e veprave penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar, vetëm nëse gjyqtari, si dhe familjarët e afërm të tij japin pëlqimin për kontrollin periodik të llogarive të tyre bankare dhe të telekomunikimeve vetjake, sipas ligjit ?Per organizimin dhe funksionimin e institucioneve per te luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar?.
3. Çështjet për rivlerësimin e gjyqtarëve në detyrë të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda ose Gjykatës së Apelit për Krimeve të Rënda do të trajtohen me përparësi në kohë nga institucionet e rivlerësimit. Këshilli i Lartë Gjyqësor cakton në mënyrë të përhershme gjyqtarët në detyrë të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda ose Gjykatës së Apelit për Krimeve të Rënda, në gjykatën e posaçme për gjykimin e veprave penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar, vetëm nëse gjyqtari kalon me sukses procesin e rivlerësimit, sipas përcaktimeve të ligjit ?Për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë?. ?.

c) Paragrafi 6, ndryshohet si më poshtë vijon:
6. Kryetari në detyrë i Gjykatës së Krimeve të Rënda të Shkallës së Parë dhe të Apelit vazhdon të ushtrojë detyrën si kryetar, sipas mandatit të mëparshëm, me përjashtim të rasteve kur ka shkaqe për mbarimin e statusit të magjistratit, si rezultat i procesit të rivlerësimit, në përputhje me ligjin ?Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë?.

Neni 164 ndryshon si më poshtë vijon:

?Neni 164
Dispozitat kalimtare për magjistratët e gjykatave dhe prokurorive të tjera

1. Gjyqtarët dhe prokurorët në detyrë gëzojnë statusin e magjistratit të parashikuar në këtë ligj vetëm nëse kalojnë me sukses procesin e rivlerësimit, në përputhje me ligjin ?Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë?.?.
2. Kryetarët e gjykatave dhe prokurorive vazhdojnë të ushtrojë detyrën si kryetar, sipas mandatit të mëparshëm, me përjashtim të rasteve kur ka shkaqe për mbarimin e statusit të magjistratit, si rezultat i procesit të rivlerësimit, në përputhje me ligjin ?Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë?.

Në paragrafin 2, të nenit 166, shkronja ?c?, ndryshohet si më poshtë vijon:

?c) në periudhën 29.11.1944 – 02.07.1991 të mos ketë qenë anëtar ose kandidat i Byrosë Politike, anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë, anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor, kryetar i Gjykatës së Lartë, Prokuror i Përgjithshëm, kryetar i Hetuesisë së Përgjithshme, anëtar i Këshillit të Ministrave, kryetar i Degëve të Punëve të Brendshme, punonjës i organeve të ish-Sigurimit të Shtetit, bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit apo i favorizuar, anëtar i Komisionit Qendror të Dëbim-Internimeve, hetues, prokuror, gjyqtar në procese politike, denoncues apo dëshmitar i akuzës në proceset politike të posaçme.?.

Shkronja ?b?, e paragrafit 3, të nenit 167, ndryshohet si më poshtë vijon:

?b) ka shkaqe për mbarimin e statusit të magjistratit si rezultat i procesit të rivlerësimit, në përputhje me ligjin ?Për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë?.?.

Fjalia e parë e paragrafit 2, të nenit 168, ndryshohet si më poshtë vijon:

?Inspektori vazhdon të ushtrojë detyrën e tij, sipas mandatit të mëparshëm, me përjashtim të rasteve kur ka shkaqe për mbarimin e statusit të magjistratit si rezultat i procesit të rivlerësimit, në përputhje me ligjin ?Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë?.?.

Paragrafët 5 dhe 6 të nenit 169, ndryshohen si më poshtë vijon:

?5. Pjesa II, kreu III, i këtij ligji, për pagat dhe për përfitime të tjera është i zbatueshëm për magjistratin, duke filluar nga data 1 janar 2019.
6. Pjesa II, kreu III, i këtij ligji, për pagat dhe për përfitime të tjera është i zbatueshëm për magjistratin në institucionet për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, menjëherë me caktimin në këtë pozicion nga Këshilli.?.

Lajmet e fundit nga