LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fotoja e të miturit i varur në pemë/ Zbardhet deklarata e babait në polici

14 Shkurt 2018, 09:04, Kronika CNA

Pas publikimit të një fotoje në rrjetet sociale të një të mituri të varur në pemë dhe dyshimeve për dhunë, nisur nga dëshmitë e banorëve të fshatit Zdrajsh të Librazhdit ka reaguar policia e Elbasanit.

Policia deklaron se ka shoqëruar 3 persona, mes tyre dhe babain e djalit 6-vjeçar por ai ka mohuar se i biri është dhunuar.

Ndërsa babai ka deklaruar në polici se fotoja është bërë 2 vite më parë dhe veprimi është bërë nga xhaxhai në formë shakaje.

Deklarata e policisë:

Lidhur me publikimin e fotoje ne rrjetet sociale e me pas ne media, ku shfaqet një fëmijë i keqtrajtuar, Policia e Elbasanit bën me dije se:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd shoqëruan 3 shtetas nga fshati Zdrajsh, Librazhd, mes tyre edhe babain e djalit 6-vjeçar.

Në deklarime, babai i fëmijës ka pohuar se djali nuk është dhunuar, por këtë veprim vëllai i tij e ka bërë para dy vjetësh në formë shakaje. I pranishëm ka qenë dhe ai vetë.

Lidhur me këtë rast hetimet vazhdojnë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan. Policia sekuestroi një aparat celular në cilësinë e provës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit” parashikuar nga neni 124/b i Kodit Penal./ CNA.al

Lajmet e fundit nga