Connect with Us

Faktet dhe pazari me heshtjen pas video-skandalit/ Në PD po lëviz një skenar

Kryesore

Faktet dhe pazari me heshtjen pas video-skandalit/ Në PD po lëviz një skenar

Publikuar

-

Nuk kanë kaluar shumë por 48 orë nga publikimi i video skandalit në CNA.al, ku deputeti i Lulzim Bashës, Ervin Salianji, u pa nga të gjithë shqiptarët në një komunikim pervers me GD-në. Në 48 orë ka një heshtje varri dhe gjithçka po përpiqet të kalohet pa asnjë qëndrim nga PD-ja zyrtare, por dhe vetë aktorët e video-skandalit.

Salianji dje u përpoq të justifikohej nëpërmjet emisionit satiriko-investigativ “STOP”, një sqarim që nuk u transmetua për shkak të ndërhyrjes së Bashës.

Në 48 orë kanë nxjerrë disa teori, video e publikuar e montuar dhe e pavërtetë. Thanë se është pjesërisht e vërtetë dhe se GD nuk është Grida Duma. Çfarë skenari, nuk kanë shpikur dhe të gjitha u rrëzohen. Një pronar universiteti, nxjerr teori që dështoi.

Tashmë shumica e di se kush është GD, një nga provat e kanë në telefonat e tyre, ashtu siç e kemi dhe ne. Të tjera fakte dhe prova do të publikohen, në rast se nuk do të shohim të vërtetën të thënë nga aktorët kryesor.

Në PD ka folur vetëm Arben Ristani, ndërkohë që disa hiena të lëshuara nga Ervini nuk mundën të ndalnin uraganin e skandalit në rrjetet sociale. Kanë mundur vetë censurë, tek kazani i Edi Ramës, që çuditërisht rezulton të ketë bashkëpronar Lulzim Bashën.

LEXO EDHE:  Sulmet e aleatëve në Siri/ PD-LSI bëhen bashkë

Kanë kaluar 48 orë, dhe ende shumica e medieve të cilat flasin dhe bëjnë lajme edhe kur ndonjë politikan shkon në banjo, apo se ka ndërruar fustanin ndonjë deputete, heshtin. Kazani po hesht, është i blerë, i keqpërdorur dhe i përdhosur. Me shpresën që do t’i ndihmojnë Ervinin dhe GD-në, me shpresën që do të shpëtojnë nga turpi i atij komunikimi pervers.

E në rast se Sali Berishës iu deshën 4 minuta për të hequr një ministër të përfshirë në një video-skandal në shtëpinë e tij, Lulzim Basha ka 48 orë, së bashku me personazhet e video-skandalit që nuk flasin, dhe po tentojnë ta kalojnë në heshtje. Por kjo nuk ka për të ndodhur kurrë, jo për inat të Lulzim Bashës, apo Ervinit dhe GD-së, por sepse kjo është në misionin tonë. Për më tepër edhe pse përballë kemi kazanin “Rama-Basha” që hesht.

48 orë heshtje varri nuk shpëtojnë askënd nga mega-skandali që ne paralajmëruam. Siç premtuam, kemi fakte dhe prova të reja, edhe të prodhuara në 48 orët e fundit. E vërteta vonon, por nuk harron kurrë. /CNA.al

Ekskluzive-Video e deputetit në bisedën perverse/Shk……, pleh.., q..

Fotot dhe teksti i plotë i bisedës së deputetit/ …vetëm më dërrmove

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. tir

    15 Shkurt, 2018 at 5:13 am

    Pervec se nje falenderim te madh ju si staf i CNA nuk vlen gje tjeter. Ju lumte per guximin, punen e palodhur dhe vetem me nje media te tille ka nevoje ky vend. Uroj qe ti shkoni deri ne fund ketij problemi, se turpin eshte sa ta njohesh- thote populli. Respekte dhe gezime ne familjet tuaja!

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

“Pedofili nga Korça punësohet në administratë”/ Berisha denoncon skandalin

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka denoncuar në rrjetet sociale rastin e një personi të dënuar për përdhunim dhe pedofili, i cili, sipas tij, është punësuar në administratë nga Partia Socialiste.

Berisha shkruan në postimin e tij se korçari i dënaur për pëdhunim dhe pedofili, përveç faktit që ka qenë në burg, të atin e ka patur bashkëpunëtor të ish-sigurimit të shtetit.

Postimi i Berishës

Pedofilet jane te preferuarit e narkoshtetit!

Lexoni denoncimin d qytetarit dixhital. sb

Prsh Doktor!Dua te denoncoj nje rast te paskrupullt te rilindjes korcare.Ne ndermarjen elektrike te Korces ka filluar pune Haxhi Qelemeni i cili ka qene i denuar per perdhunim maredhenie seksuale me dhune me te mitura dhe shfrytezim prositucioni i futur ne burg nga qeveria juaj zoti Berisha.Haxhi Rilindasi u denua 12 vjet kreu 7 dhe sa doli per merita te vecanta Partia e futi direkt ne pune meqe kishte vuajtur edhe burg te padrejte se duhet te denohej 25 vjet.Gjithashtu i njihen edhe meritat e familjes meqe i ati Pelivan Qelemeni ka qene bashkepunetor i sigurimit te shtetit dhe nje nga njerezit me te keqinj ne fshatin e lavdarit.Kemi besim se do ta denonconi kete rast maskaralleku por qe per Rilindjen Korcaro-Peleshiane eshte normale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Të kanë rënë pendët, ndërro taktikë”/ Demokratët ‘dush të ftohtë” Bashës

Publikuar

-

Nga

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka thënë se drejtësia në të gjithë Shqipërinë është sot në duart e krimit dhe të organizatës kriminale të rilindjes.

“Sot mes rilindasve dhe krimit nuk ka më asnjë ndryshim. Jemi kthyer në kohët e errëta, kur drejtësia ishte partia kriminale.

Me këtë drejtësi nuk do ketë kurrë politikanë në pranga, nuk do ketë kurrë kriminelë në burg”, ka shkruar Basha mëngjesin e sotëm në rrjete sociale.

Por, të menjëhershme kanë qenë reagimet e demokratëve të cilët i kanë kërkuar Bashës të ndryshojë strategji se ashtu siç po vepron nuk rrëzohet Rama.

“Këtë e di dhe bufi, ti ça do bësh se dhe ty të kanë rënë pendët e ngre zërin pastaj të kapin te veshi dhe të  ulin. Dy gjëra kaë për të ndodhur në qoftë se ti je i kapur dhe padyshim qe je, po a do mundesh t’u mbyllesh gojën ndërkombëtarëve dhe të bëhesh kryeministër dhe të njëjtit njerëz do hani…prandaj u katandiset me 30 deputet.  Në qoftë se nuk do mundesh të mbash presionin ndërkombëtar Rama nuk bie kurrë nga pushteti. Me këto njëherë trash zërin e njëherë e ule s’ke gjë në vijë. Sa më shumë ta zgjasësh aq më shumë e ke të vështirë, sepse njerëzit po largohen”, shkruan një demokratë.

Ndërsa një tjetër i kujton se ai varet nga Sorosi.

LEXO EDHE:  Sulmet e aleatëve në Siri/ PD-LSI bëhen bashkë

LEXO EDHE:  Basha nga Korça/ “Klevis Balliun nuk ka qeli burgu që ta trembë”

“Ik o Lul Sorosi se ti e di shumë mirë, po nuk deshi Baba Sorosi s’ke për të ardhur në pushtet”, ka reaguar një nga militantët demokratë.

Demokratët këmbëngulin që të ndërrojë taktikë.

“Po ik o Lul se me këtë variantin droga, krimineli, mafiozi nuk të ecën, ndërro taktikë”, komenton njëri prej tyre./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Horoskopi i fundjavës/ Dashuria dhe financat, zbuloni surprizat për 12 shenjat e zodiakut

Publikuar

-

Dashi

Duhet të mundoheni që të kapni fluturimthi mundësitë që do ju ofrohen. Shpesh nuk i vini re dhe i lini që t’iu ikin. Ndërkohë që kjo është periudha më e mirë për të përfituar nga mundësitë që ju ofrojnë yjet, pasi në muajt në vijim do të mblidhni frytet e asaj që po bëni tani. Sa i takon ndjenjave, ka disa dyshime që kanë nevojë për sqarim.

Demi

Do të përballeni me disa probleme të sferës sentimentale, ndaj mundohuni që të sqaroni çdo dyshim, pasi gjatë muajit në vijim, gjërat do të komplikohen mjaft. Po ashtu mundohuni që të mbani nën kontroll financat, pasi së fundmi keni shpenzuar shumë.

Binjakët

Si fundjavë që është keni nevojë për një periudhë pushimi për tu rigjeneruar, e keni vërtetë nevojë pas ngarkesës që keni kaluar dhe për të kuptuar se cilat janë gjërat më të mira që duhet të bëni. Ndoshta do ju duhet një ndryshim jo për fajin tuaj, por për shkak të situatave që ju rrethojnë.

Gaforrja

Ju pret një e shtunë mjaft e favorshme, e mbushur me entuziazëm dhe që duhet jetuar në çdo moment. Shmangni çdo lloj diskutimi, pasi nuk ia vlen që të shkatërroni një ditë si kjo. Bëni mirë që ti kushtoni më shumë kohë mirëqenies tuaj dhe dashurisë.

Luani

Ju pret një ditë rikuperimi, në raport me ato që keni lënë pas, kur jeni përballur me një sërë shqetësimesh. Fatmirësisht çdo gjë ka kaluar, dhe do të keni mundësi që të merrni më shumë kënaqësi.

Virgjëresha

Ndiheni disi të lodhur, ndaj përfitoni nga kjo fundjavë për të pushuar dhe relaksuar, edhe pse ngarkesat nuk do të mungojnë. Bëni kujdes ndaj raporteve ndërpersonale dhe shmangni diskutimet.

Peshorja

Duhet të mundoheni të organizoni më mirë kohën tuaj. Po lini pas dore ndjenjat dhe me gjasë nuk do e shihni sa doni njeriun tuaj të zemrës. Gjatë kësaj fundjave janë mjaft të favorizuara raportet ndërpersonale, ndaj përfitoni që të zgjeroni miqësitë. Në punë do të përballeni edhe me disa probleme.

LEXO EDHE:  Deputetët e Lulit nuk guxojnë t’i afrohen protestës/ Studentët refuzojnë tymueset   

LEXO EDHE:  Basha kokë më kokë me aleatët një ditë pas takimit me zyrtarin e DASH

Akrepi

Kjo ditë do të sjellë rikuperim të ndjeshëm, ku më në fund mund të lini pas problemet e ditëve të kaluara. Mundohuni që të udhëtoni, pasi lëvizjet janë mjaft të favorshme. Në dashuri kërkoni më shumë siguri.

Shigjetari

Ju pret një ditë pozitive gjatë së cilës duhet të sqaroni situata. Nëse së fundmi keni pasur probleme në sferën profesionale, tashmë gjërat do të ecin më mirë. Mundohuni që të gjeni më shumë kohë për vete dhe për partnerin/en!

Bricjapi

Jeni në një fazë rikuperimi, edhe në sferën sentimentale, pasi në këtë fazë të muajit, mund të ketë lajme të bukura në dashuri. Kjo gjë do të varet shumë prej teje dhe nga dëshira për të çuar përpara një histori. Kushtet për ta bërë janë të gjitha, duhet vetëm pak më shumë entuziazëm, shkruan noa.al.

Ujori

Do të jeni të detyruar që të punoni pak më shumë lidhur me një projekt tuajin, pasi puna do të jetë e kënaqshme. Do të përballeni me ndonjë problem të vogël financiar, ndaj duhet ta mblidhni dorën për shpenzimet. Gjeni pak më shumë kohë për tu relaksuar pasi stresi nuk do të jetë vetëm psikologjik.

Peshqit

Ju pret një ditë me fat dhe e mbushur me emocione pozitive, në sajë të ndikimit të Hënës. Qielli do të jetë i mbushur me fitore dhe kënaqësi. Duhet të tregoheni të kujdesshëm ndaj dikujt, i cili për shkak të xhelozisë ndoshta kund të flasë keq pas kurrizit.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: