LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

'Dëshironim të ishte djalë' / Eno Popi pozon pranë partneres me barkun rrumbullakosur

14 Shkurt 2018, 21:50, Lifestyle CNA
'Dëshironim të ishte djalë' / Eno Popi pozon

Eno Popi dhe partnerja e tij Atena Pali janë duke shijuar një ndër momentet më të ëmbla të jetës së tyre. Ata së shpejti do të bëhen prindër të një vajze.

Ndjesinë më të bukur të jetës së tij Eno e ka rrëfyer së fundmi në një intervistë për revistën ?Class?.

?Ndodhi komplet ndryshe nga 1001 mënyrat që kisha në kokë, që nëse një ditë do më vinte ky lajm, sesi do e përjetonim. Në kokë kisha tjetër ide komplet. Ka qenë ditë me shi, në ato muajt e parë të rikthimit në punë pas sezonit veror. Atena më merr dhe më thotë vetëm shih telefonin, ku më kishte nisur fotot e një testi paraprak.

Pasi e pashë pata një hutim, por edhe gëzim dhe një trembje po aq nga pasiguria e asaj që po shihja. Analizat e mëvonshme na vërtetuan gjithçka dhe aty filluan mijëra mendime në kokë.?, rrëfeu Eno për momentet e para se si e mësoi lajmin që do të bëhej prind.

Një frikë e madhe por edhe një gëzim i paprovuar më parë e pushtoi moderatorin e njohur.

?Ne jemi gati dhe rrjedha e jetës sonë do të ndryshojë tashmë. Por dhe ne si të gjithë. Me shumë dashuri dhe sakrificë?, tha Eno  duke zbuluar që si çdo shqiptar donte që fëmija i parë të ishte djalë, por tashmë janë mirënjohës për ndjesinë që po përjetojnë.

Lajmet e fundit nga