LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Arian Çani zbulon pazaret që po bëhen me Teatrin Kombëtar

14 Shkurt 2018, 21:40, Kulturë CNA

Gazetari Arian Çani, i ftuar në studion e emisionit “Opinion” ku u shpreh se në zonën përreth Teatrit Kombëtar, po qarkullon një biznesmen, i cili po kërkon të blejë të gjitha bizneset dhe pronat rreth e rrotull teatrit.

Sipas Çanit, kjo është arsyeja se përse frikësohen aktorët, pasi ka dyshime dhe frikë, se biznesmeni që po blen pronat rreth e rrotull do të investojë dhe të bëjë një tjetër kullë në qendër të qytetit.

Ai tha se këto janë pjesë të pazareve me Teatrin Kombëtar, e kësisoj artistët kanë të drejtë të shqetësohen, pasi mund të zhduket Teatri dhe të ndërtohet kullë. /CNA.al

Lajmet e fundit nga