LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zhbllokohet “Veliera”/ Gjykata vendos për rinisjen e punimeve

13 Shkurt 2018, 14:13, Sociale CNA

Pas 13 seancash gjyqësore sot është marrë vendimi nga Gjykata Administrative në Durrës, për ndërtimin e nënkalimit te Veliera, ku u vendos që të ndalohet ndërtimi në zonën A, duke lënë të pakënaqur Shoqërinë Civile, të cilët nëpërmjet avokatit të tyre kanë deklaruar se do ta apelojnë vendimin.

Avokatja e Shoqërisë Civile, Mirela Jorgo u shpreh se “nuk jemi as vetë të qartë, nëse është fitore apo humbje, pasi është një vendim enigmatik dhe këtë vendim ne do ta çojmë në Apel”.

Gjithashtu aktivisti i Shoqërisë Civile, Sazan Guri është shprehur i pakënaqur nga ky vendim duke u thënë se “kjo betejë do të vazhdojë në Strasburg”.

Avokatja Jorgo tha mes të tjerash se, “padia e Shoqërisë Civile është pranuar pjesërisht, pasi nuk është marrë asnjë vendim në lidhje me ndërtuesit, të cilët kanë ndërtuar në një zonë arkeologjike”.

Ndërtimi i nënkalimit tek Veliera prej kohësh ka hapur një debat, ku Shoqëria Civile ka protestuar në lidhje me ndërtimin në një zonë ku janë zbuluar rrënojat e Durrësit të Vjetër, duke kërkuar edhe dënimin e Vangjus Dakos për shpërdorim detyre dhe shkatërrim të pronës publike./shqiptarja.com

 

 

Lajmet e fundit nga