LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbardhet strategjia/ Ja si hakmerret Rama ndaj pedagogëve

13 Shkurt 2018, 13:53, Politikë CNA

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar sërish në lidhje me vonesën e pagave të pedagogëve.

Sipas Berishës, bllokimi i rrogave të trupës akademike të universiteteve publike, akt i pashembullt përçmimi dhe poshtërimi ndaj tyre.

?Ky është një akt i pashembullt në historinë e universiteteve publike, me të cilin Edi Rama, duke abuzuar me pushtetin ekzekutiv, përçmon, poshtëron dhe nënshtron asistentët, pedagogët, profesorët e Universiteteve publike. Me këtë akt prej hakmarrësi të verbër ai tregon vendosmërinë e tij për t?i shkatërruar përfundimisht këto universitete për llogari të universiteteve private të klientelës dhe për faktin se ai dështoi në emërimin në krye të tyre me shullazët e tij, personat që ai dëshironte?, ka shkruar Berisha në rrjetet sociale.

Postimi i plotë:

Te dashur miq, ne strategjine e tij te shkaterrimit te universiteteve publike per llogari te universiteteve private, Edvin Kristaq Rama, ne nje akt te pashembullt e banditesk te mirefillte, ka urdheruar Thesarin te mos levroje fondin e pagave trupes akademike te universiteteve publike te vendit.

Ky eshte nje akt i pashembullt ne historine e universiteteve publike, me te cilin Edi Rama, duke abuzuar me pushtetin ekzekutiv, perçmon e poshteron dhe nenshtron asistentet, pedagoget, profesoret e Universiteteve publike.

Me kete akt prej hakmarresi te verber ai tregon vendosmerine e tij per ti shkaterruar perfundimisht keto universitete per llogari te universiteteve private te klienteles dhe per faktin se ai deshtoi ne emerimin ne krye te tyre me shullazet e tij, personat qe ai deshironte.

Duke denuar me ashpersine me te madhe kete akte te shemtuar, hakmarres, primitiv u bej thirrje asistenteve, pedagogeve, profesoreve te universitetit: ngrihuni si intelektuale mbi konformizmin tuaj te rrezikshem per ju, studentet dhe vendin, dhe me nje levizje te fuqishme proteste ti tregoni vendin njeriut qe kerkon t?u poshtroje ju dhe mbare inteligjencen shqiptare! sb/CNA.al

 

Lajmet e fundit nga