Connect with us

Kryesore

Zbardhet raporti i KLSH -së/ Ja, çfarë gjeti Arta Marku në zyrat që i la Llalla

Publikuar

-

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, i cili u largua përfundimisht nga sistemi i drejtësisë, për t’i shpëtuar procesit të Vetingut, i ka dorëzuar pasardhëses së tij, Arta Markut, një institucion kaotik, pa objektiva strategjike, me struktura të pabazuara në rregullore, me mbledhje të pa dokumentuara, me një audit të brendshëm jashtë funksionit etj.

Rrëmuja në organin qendror të akuzës është konstatuar nga një grup auditi i Kontrollit të Lartë Shtetit. Raporti i kontrollit, i zbardhur nga Shqiptarja.com, është firmosur nga kreu i KLSH në 15 dhjetor 2017, tre ditë para largimit të Adriatik Llallës dhe emërimit të Arta Marku, përmes një seance të paprecedentë.

Në raport thuhet gjithashtu se makinat që kanë dalë nga magazinat për prokuroritë e rretheve nuk janë shoqëruar me urdhrin e kalimit në pronësi, ndërsa komisioni i posaçëm ka marrë në dorëzim mallra pasi kishin hyrë në magazinë. E njëjta situatë dhe i njëjti mentalitet është reflektuar edhe prokuroritë e rretheve, ku janë mbajtur të ‘ngrira’ dosjet e krimit të korrupsionit, janë mbyllur dosje si dhe janë ndryshuar akuzat në mënyrë të paligjshme.

Shembulli me ilustrues për këtë situatë është Prokuroria e Elbasanit, ku menjëherë pas largimit të drejtuesit, janë hapur disa dosje të rënda korrupsioni dhe krimi. Për këtë situatë, kryeprokurorja Arta Marku ka ngritur një grup pune, i cili po kontrollon veprimtarinë e të gjithë prokurorëve.

Jashtë kontrollit

Në raport thuhet se vitet e fundit, në Prokurorinë e Përgjithshme nuk funksiononte auditi i brendshëm. “Nga auditimi mbi veprimtarinë e Njësisë së Auditit të Brendshëm u konstatua se plani strategjik & plani vjetor gjatë periudhës objekt auditimi, nuk i është përmbajtur formatit sipas manualit të auditimit të brendshëm, i cili duhet të përmbajë misionin, vizionin, objektivat strategjike, strategjinë e auditimit për një periudhë 3-5 vjeçare, sikundër kërkohet në ligjin nr. 114 datë 22.10.2015.

Nga auditimi u konstatua se, në raportet e monitorimit për 4 mujorët e vitit 2017, institucioni ka paraqitur: raportin sipas tabelave standarde të miratuara në Udhëzimin nr. 22, datë 17.11.2016; dhe relacionin shpjegues për mospërputhjet ndaj parashikimeve të periudhës raportuese; por nuk është shprehur mbi masat korrigjuese që duhen ndërmarrë, sikundër e kërkon udhëzimi nr. 22, datë 17.11.2016”, thuhet në raport.

Magazinat e mallrave

KLSH ka konstatuar se nga magazinat kanë dalë mallra pa u shoqëruar me urdhra se në pronësi të kujt do të kalonin. Kjo ka ndodhur edhe me makinat e prokurorëve.

“Nga auditimi i fletë-daljeve të aktiveve nga magazina dhe çregjistrimi në kontabilitet, rezultoi se kalimi i mjeteve të transportit në pronësi të prokurorive të rretheve nuk është shoqëruar me urdhrin e kalimit në pronësi, si dhe nuk ka të bashkëngjitur autorizimin e personit për tërheqjen e mjetit, sikundër kërkohet në Udhëzimit nr. 30 datë 27.12.2011, në kapitullin III të udhëzimit “Regjistri i aktiveve dhe dokumentimi i lëvizjes se tyre”.

Një veprim i tillë, rrezikon procesin e monitorimit të sistemeve për ruajtjen dhe mbrojtjen e aktiveve dhe të dokumentacionit te njësisë”, vijon raporti. Gjithashtu, komisioni ka marrë në dorëzim mallrat pasi kanë hyrë në magazina.

“Nga auditimi i fletë-hyrjeve dhe fletë daljeve të magazinës u konstatua se, në disa raste relacioni nga komisioni i ngritur për marrjen në dorëzim dhe vlerësimin e mallrave është përgatitur pasi mallrat janë bërë hyrje në magazinë, dhe jo si kundër kërkohet në Udhëzimin nr. 30 datë 27.12.2011 “Për Menaxhimin e Aktiveve në njësitë e Sektorit Publik” pika 42-50. Ky veprim shkakton risku se specifikat e mallit të marrë në dorëzim, të mos jenë në përputhje me kriteret e parashikuara”, thuhet në raport.

Plani strategjik

Sipas raportit, në Prokurorinë e Përgjithshme nuk është rishikuar plani strategjik, duke ndikuar në mospërcaktimin e qartë të proceseve të punës. “Nga auditimi u konstatua se, përgjatë periudhës objekt auditimi, Institucioni ka vijuar të mbështetet në planin strategjik 2015-2017.

Ky plan nuk është rishikuar në mënyrë periodike dhe më pas miratuar nga nëpunësi autorizues i njësisë publike, duke reflektuar objektivat strategjikë, prioritetitet e institucionit dhe planet e veprimit, të cilat janë në zbatim të strategjisë ndërsektoriale, sikundër kërkohet në Ligjin nr. 10296, datë 08.07.2010.

Mos rishikimi i Planit Strategjik, në institucion ka shkaktuar mos rishikimin e vazhdueshëm të objektivave të programeve, aktiviteteve dhe projekteve, që duhet të realizohen përmes proceseve të punës. Sa më sipër gjithashtu ndikon në mos përcaktimin e qartë të proceseve të punës”, thuhet në raport.

Disa gjetje të tjera të Kontrollit të Lartë të Shtetit

-Nga auditimi u konstatua se, edhe pse është ngritur Grupi e Menaxhimit Strategjik për vitin 2017 mungon dokumentimi i takimeve të realizuara apo problematikat e trajtuara, duke mos ofruar kështu siguri të arsyeshme mbi kryerjen ose jo të mbledhjeve të GMS-së, sikundër kërkohet në, pikën 2.2.4 të Udhëzimit nr. 16 datë 16.07.2016. Dokumentimi në vetvete, përfshin hartimin e provave të shkruara për vendimet e marra, ngjarjet e ndodhura, veprimet dhe transaksionet e kryera. Mos dokumentimi i mbledhjeve të Grupit te Menaxhimit Strategjik, rrezikon procesin e gjurmimit të vendimeve të marra gjatë takimeve të grupit me qëllim zbatimin e tyre.

-Nga auditimi u konstatua se, institucioni ka vijuar të funksionojë me rregulloren e brendshme të miratuar nga Prokurori i Përgjithshëm, me urdhrin nr. 46/3 datë 27.01.2015 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë së Përgjithshme”, edhe pse gjatë periudhës objekt auditimi, ka pasur ndryshime ne strukturë si, krijimi i pozicioneve të reja apo sektorëve të rinj. Nga auditimi u konstatua se, këto ndryshime vijojnë të mos reflektohen në rregulloren e institucionit.

-Nga auditimi u konstatua se, Auditi i Brendshëm në Raportin dhe Deklaratën mbi vlerësimin dhe funksionimin e MFK nuk ka përshkruar gjetjet kryesore të auditimit të brendshëm për vitin e raportimit, si dhe rekomandimet kryesore të dhëna nga audituesit për përmirësimin e sistemit të kontrollit të brendshëm, sikundër kërkohet në ligj.

-Nga auditimi u konstatua se, në Prokurorinë e Përgjithshme nuk janë organizuar trajnime për rritjen e kapaciteteve profesionale të punonjësve, me qëllim njohjen dhe shkëmbimin e përvojave mbi praktikat më të mira në fusha të ndryshme, edhe pse në strategjinë e menaxhimit të riskut, referuar listës së risqeve të evidentuara si prioritare për institucionin, “trajnimi i stafit” është renditur ndër faktorët e parë.

-Nga auditimi i pasqyrave financiare në Prokurorinë e Përgjithshme, u konstatua se, në Llogarinë 218 “Inventar ekonomik” dhe 214 “Instalime teknike, makineri, pajisje,vegla pune”, janë vlerësuar për dalje jashtë përdorimi dhe asgjësim disa aktiveve të qëndrueshme të trupëzuara, në vlerën 9,512,881 lekë, që përputhen me vlerën kontabël fillestare të regjistruar në kontabilitet. Nga auditimi u konstatua se për këto aktive nuk është zbritur vlera e amortizimit të akumuluar ndër vite për to, sikundër kërkohet./shqiptarja.com

Aktualitet

“Shfryhet” operacioni/ Fillon lirimi i të “fortëve” të Shijakut

Publikuar

-

By

Ditën e djeshme në kuadër të një operacioni të policisë në disa qytetet është bërë i mundur arrestimi i anëtarëve të disa bandave kriminale në vend.

Por, vetëm 12 orë pas asaj që u trumbetua në media si “megaoperacion”, kanë filluar edhe lirimet e para. Drejtoria e Policisë së Tiranës ka liruar sot Flamur Avdylin, i cili është vëllai i drejtuesit të grupit të Shijakut, Astrit Avdyli. Ndërkohë Astrit Avdyli vijon që të jetë i arrestuar së bashku me Shkëlqim Avdylin.

Kujtojmë këtu se përpos tyre mbrëmë u prangos kushëriri i parë i vëllezërve, Jasim Avdyli së bashku me H. Hoxha, të dënuar në Turqi për trafik heroine dhe mbi 20 persona të tjerë u shoqëruan. Por, paraditen e sotme, Flamur Avdyli u lirua.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Dështimi i operacionit për kapjen e Balilit/ Ish-ministri i Ramës tregon se kush e dekonspiroi aksionin

Publikuar

-

By

Ish-Ministri i Drejtësisë, në qeverinë Rama 1, Ylli Manjani, ka reaguar në lidhje me dështimin e operacionit të policisë për kapjen e të shumëkërkuarit, Klement Balili.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani ka shkruar se operacionin e dekonspiroi vetë Ministri i Brendshëm. Fatmir Xhafaj.

Sipas Manjanit, deklarata e Xhafajt në konferencën për shtyp me Drejtorin e Policisë Gjermane, ku tha se “javën që vjen do të kemi goditje të fortësh”, ishte një sinjal për kriminelët, që të fshihen.

Postimi i plotë

Operacioni i Policisë u dekonspirua?!
Sigurisht që po!

E dekonspiroi Ministri i Brendshëm.

1.Një javë para javës që lamë ai deklaroi në tekst:”… javën që vjen do kemi goditje të fortësh…”

2. Në mes të javës që sapo lamë, në konferencë për shtyp me Drejtorin e Policisë Gjermane, përsëri tha: “… ju këshilloj që këto ditë ti mbani afer telefonat sepse zëdhënësit do kenë lajme..”

Këto deklarime të përsëritura ishin në fakt njoftime për ”të interesuarit” të fshihen…./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Arrestohet shoferi i ish-deputetit socialist

Publikuar

-

By

Policia ditën e djeshme ka vënë në pranga ish-deputetin dhe ish-drejtorin e Burgjeve, Arben Çuko, ndërsa në orët e mbrëmjes në pranga është vënë edhe edhe shoferi i tij, Qerim Musha.

Ai dyshohet se është i implikuar në ryshfetin që ish-drejtori i Burgjeve u merrte të dënuarve për lejet dhe transferimet.

Çuko dyshohet se merrte 1500-3000 euro kundrejt lejeve ndaj të burgosurve, ndërsa është kapur nga përgjimet edhe duke u premtuar të dënuarve transferime.

Gjithashtu nga operacionet e RENEA-s dhe FNSH u arrestuan edhe dy policë mbrëmjen e djeshme, ndërsa njëri prej tyre është Admir Gjurici.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet16:43 - 21 Tetor, 2018

Motori përplaset me kangjellat/ Ndërron jetë 18 vjeçari

Një 18-vjeçar ka ndërruar jetë në orët e para të ditës së sotme në Pistoi të Italisë, si pasojë e...

Aktualitet16:31 - 21 Tetor, 2018

Foto- Treni del nga shinat/ Dhjetëra viktima, qindra të plagosur

Një aksident i rënë është regjistruar në Taivan, pasi së paku 17 persona kanë humnbur jetën dhe 126 persona kanë...

Aktualitet12:23 - 21 Tetor, 2018

Rusia kundër Maqedonisë së Veriut/ “E kemi njohur 26 vite më parë”

Parlamenti maqedonas miratoi këtë javë emrin e ri të Maqedonisë, në bazë të marrëveshjes së Prespës me Greqinë. E pakënaqur...

Aktualitet11:16 - 21 Tetor, 2018

“Ik pi***uni”/ 35-vjeçari, që vrau shqiptarin në Australi ofendon gazetarët

Policia australiane ka njoftuar se ka arrestuar një person si të dyshuar për vrasjen e një shqiptari. Mësohet se 35-vjeçari,...

Aktualitet10:48 - 21 Tetor, 2018

Afganistani nuk gjen paqe/ Shpërthimi i radhës u merr jetën 6 fëmijëve

Afganistani nuk po gjen paqe, tashmë kur ka hyrë në ditën e dytë të zgjedhjeve parlamentare. Një shpërthim në rajonin...

Aktualitet09:13 - 21 Tetor, 2018

Rritja e spiunazhit rus/ Shërbimi sekret zviceran jep alarmin

Shefi i shërbimit sekret zvicerian, Jean-Philippe Gaudin ka dhënë alarmin për rritjen e aktiviteteve të spiunazhit rus në vend. Shkak...

Aktualitet22:51 - 20 Tetor, 2018

Britanikët pendohen për Brexit/ Tashmë edhe nën presionin e kohës

Londra ka përjetuar sot një protesë masive, ku morën pjesë 700 mijë persona. Londinezët vërshuan nëpër rrugët e kryeqytetit, duke...

Aktualitet22:21 - 20 Tetor, 2018

Shpërthimet në Afganistan/ Shënohen dhjetra viktima, qytetarët nuk heqin dorë nga zgjedhjet

Qëndrat e votimit në Afganistan janë tronditur ditën e sotme. Shpërthimet shkaktuar dhjetra viktima, midis tyre edhe fëmijë, ndërkohë 30...

Aktualitet22:05 - 20 Tetor, 2018

Video/ Njihuni me 34-vjeçarin e verbër shqiptar që krijon aplikacione

34-vjeçari Hashim Llumnica nga fshati Bellopojë i Komunës së Podujevës në Kosovë ka krijuar një aplikacion për personat e verbër....

Aktualitet21:23 - 20 Tetor, 2018

Video- I riu nga Anglia e pëson keq/ Për këtë veprim mund të dënohet me 10 vite burg

 Një turist 23 vjeçar nga Anglia, rrezikon 10 vite burg në Tajlandë, pasi shkarraviti me spraj murin e një kështjelle...

Aktualitet20:47 - 20 Tetor, 2018

Zgjedhjet në Afganistan/ Me dhjetëra shpërthime pranë qendrave të votimeve

Shpërthime të shumta janë regjistruar sot në kryeqytetin e Afganistanit, Kabulin gjatë kohës që njerëzit ishin në qendrat e votimit....

Aktualitet20:23 - 20 Tetor, 2018

U kap vitin e kaluar/ Gjykata britanike jep vendimin për bosin shqiptar të kokainës

Një gjykatë në Britaninë e Madhe ka dënuar me 25 vite burg shtetasin shqiptar Erald Mema. Ky i fundit cilësohej...

Aktualitet17:31 - 20 Tetor, 2018

Video/ Gazetarja shqiptare vë në siklet Vuçiçin, e bën të fshijë djersët me shami

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç është vënë në siklet nga një gazetarja Nerënxa Jakupi, gjatë një konference për mediat të...

Aktualitet17:09 - 20 Tetor, 2018

Financimet greke për mediat shqiptare/ Tsipras fton në zyrë kreun e opozitës

Kryeministri grek Aleksis Tsipras, nuk e priti mirë largimin e Ministrit të Jashtëm, Nikos Kotzias, të cilin e quajti një...

Aktualitet16:04 - 20 Tetor, 2018

Video tmerruese/ Nxënësi i vë pistoletën në kokë mësueses: Më hiq mungesën ose të vrava

Një video, pamjet e të cilës tregojnë një nxënës, që i drejton mësueses pistoletën në kokë është duke bërë xhiron...

Aktualitet12:20 - 20 Tetor, 2018

Arabia Saudite konfirmon vdekjen e gazetarit

Arabia Saudite konfirmoi vdekjen e gazetarit saudit dhe komentatorit të gazetës Washington Post Jamal Khashoggi, duke thënë se vdekja e...

Aktualitet10:15 - 20 Tetor, 2018

Komisioni i BE përgatitet për zgjedhjet europiane

Në javët e ardhshme do të merret vendimi se cilët do të jenë kandidatët kryesorë të familjeve partiake evropiane për...

Aktualitet10:10 - 20 Tetor, 2018

Votuan pro ndryshimeve kushtetuese/ VMRO përjashton deputetët

Menjëherë pas mbarimit të seancës plenare ku u votua nisma për ndryshimet kushtetuese dhe pro të cilave bashkë me deputetët...

Aktualitet09:40 - 20 Tetor, 2018

Video-Panik në ajër/ Fluturimi i avionit me 200 pasagjerë kthehet në tmerr

Një turbulencë ajrore ka bërë që një fluturim 8 orësh, të kthehet në makth për dhjetëra pasagjerë, ku 15 prej...

Aktualitet14:58 - 19 Tetor, 2018

Akuzat “bombë” ndaj Kotzias/ Cilat janë portalet shqiptare që financon Greqia

Greqia financon me fonde sekrete portale, media dhe gazetarë në Shqipëri dhe vende të tjera të rajonit. Ky lajm po...

Aktualitet10:29 - 19 Tetor, 2018

Reagon Sali Lushaj për djalin e tij :”Ne kemi duart e ky regjim ka hekurat”

Arrestimi i këngëtarit Arkimed Lushaj dy ditë më parë ka bërë zhurmë në media. Policia tha se ai ishte pjesë...

Aktualitet17:01 - 18 Tetor, 2018

Ekzekutimi i pengjeve nga ISIS/Putin jep alarmin, kritikon ashpër forcat amerikane

Presidenti rus Vladimir Putin, ka kritikuar ashpër forcat amerikane, të cilat sipas tij kanë dështuar në luftën ndaj ISIS. Sipas...

Aktualitet16:05 - 18 Tetor, 2018

Foto-Artan Hoxha bëhet nostalgjik/ Ishte ngjarje historike

Gazetari Artan Hoxha  është shprehur se e ka marrë malli për një ndeshje historike , si ajo që është luajtur...

Aktualitet15:52 - 18 Tetor, 2018

Italia dhe Austria “përplasin brirët”/ Kjo është provinca që u kthye në “mollë sherri”

Provinca e Tirolit  jugor është kthyer në “mollë sherri”,  midis Italisë dhe Austrisë. Mësohet se qeveria austriake e koalicionit, që...

Aktualitet15:51 - 18 Tetor, 2018

Fotografoi personalitete botërore/ Ndërron jetë “Syri i Stambollit”

Mediat turke njoftuan ditën e sotme ndarjen nga jeta në moshën 90 vjeçare të fotografit Ara Guler. Ky i fundit...

Aktualitet15:21 - 18 Tetor, 2018

Tërmeti në qeverinë greke/ Çfarë ndodhi me Nikos Kotzias?

Në shenjë proteste kundër partnerit populist, pjesë e koalicionit qeverisës, ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias dha dorëheqjen të mërkurën....

Aktualitet13:52 - 18 Tetor, 2018

Vrasje horror, iu prenë gishtat, koka dhe trupi iu coptua/ Dalin detajet e ekzekutimit të gazetarit

Duket si skenari i një filmi horror vrasja e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, i cili dyshohet se është torturuar dhe...

Aktualitet13:21 - 18 Tetor, 2018

Kuvendi i Kosovës miraton projektligjin për krijimin e Ushtrisë

Me 101 vota pro, deputetwt e Kuvendit tw Kosovws kanw miratuar projektligjin që kthen Forcat e Sigurisë të Kosovës në...

Trending

Read previous post:
Izet Haxhia deklaratë të fortë para ekstradimit/ I njëjti grup që vrau Hajdarin, tentoi të vriste edhe…

Ish-truproja i ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili pritet të ekstradohet nga Turqia, ka bërë një deklaratë të fortë për emisionin...

Close