Connect with us

Opinione

“Ta themi troç, Halimi nuk u largua për projektin e tij, iku sepse Basha…”

Publikuar

-

Nga Roland Qafoku

Kishte kohë që dukej gjithnjë e më pak. Fliste rrallë në parlament. Nuk mbahet mend kur kishte dalë për herë të fundit në foltoren e PD. Medies kishte kohë që i kishte bërë block. Dhe ja kur erdhi dita dhe shpërtheu: “boll më”. Nuk tha ishte i lodhur si Besnik Mustafaj. Nuk shkoi ambasador në NATO si Leonard Demi apo ambasador në Vjenë si Vili Minarolli. Nuk bëri si Ilir Rusmali që refuzoi të ishte delegat në Tepelenë. Nuk bëri si Jozefina Topalli, Astrit Patozi, Arben Imami që krijuan grupimin për rrëzimin e kryetarit se kishte shkelur statutin.

Eduart Halimi iku nga PD dhe ky është një lajm i trishtë. Djaloshi që e nisi nga zero por me durimin e pikës së ujit arriti të bëhej jo thjesht një ministër I radhës i Drejtësisë. Jo vetëm se ishte ndër më jetëgjatët në këto 28 vjet në këtë detyrë. Por se krijoi një format duke u kthyer një nga zerat autoritarë të PD në fushën e jurisprudencës. Por, ai iku. Iku për një projekt,- thotë, por në PD dhe jashtë saj e dinë mirë “projektin” e tij. Po e themi troç: Eduard Halimi iku se ishte i pakënaqur. Dhe jo vetëm kaq, por mbi të gjitha ishte i pashpresë me këtë politikë që po ndiqej në Partinë Demokratike. Duket se marrëveshja e 18 majit 2017 mes Bashës dhe Ramës ishte uji që smbante më ena dhe ai iku. Në statusin prej 20 radhë kompjuterike, veçohet paragrafi i arsyes së dorëzimit të mandatit:

“Sot kam dorëzuar mandatin e deputetit pasi nga nesër i përkushtohem një projekti të së drejtës ndërkombëtare private në një netëork në Ballkan, projekt që është afatgjatë dhe kërkon që vendimin ta marr sot”.

Por nëse Eduard Halimi do ishte një zë i vetëm aty i ikur, ky nuk do përbënte ndonjë problem. Por aradha e të ikurve nga kjo parti tashmë që ka krijuar një ushtri është kthyer në një çështje jo vetëm e mungesës së identitetit, por edhe zërit të fortë autoritar dhe profesional. Është ushtria e të ikurve, por më shumë se kaq është ushtria që në rastin më të mirë ka lënë vakum dhe në rastin më të keq është zëvendësuar me një ushtri që nuk ngjall shpresë.

Nuk është më në PD Besnik Mustafaj. Shkrimtari, diplomati dhe ministri i Jashtëm që u lodh nga gërr merret e politikës së ditës është duke iu përkushtuar një projekti tjetër. Sa ndryshe do ishte PD nëse Mustafaj do ishte ende pjesë e strukturave të saj.

Nuk është më në PD Myqerem Tafaj. Porfesori i urtë, potenciali shkencor që la auditoret në Gjermani për të qenë pjesë e PD dhe që realizoi reformën më të madhe në arsim është duke iu përkushtruar një projekti tjetër.  Sa ndryshe do ishte PD nëse Myqerem Tafaj do ishte ende pjesë e strukturave të saj.

Nuk është më në PD Preç  Zogaj. Një nga themeluesit, zëri më elokuent dhe më prodhimtar i këtyre 28 viteve. Herë afër e herë larg, tani nuk është fare as në korridore e as në paradhomën e kryetarit. Edhe Preç Zogaj  është duke u marrë me një projekt tjetër. Sa ndryshe do ishte PD nëse Preç Zogaj  do ishte ende pjesë e strukturave të saj.

Nuk është më në PD Jozefina Topalli, gruaja që si kryetare e kuvendit arriti detyren më të lartë në histoiënë e shtetit shqiptar pas 93 vjet shtet. Edhe ajo pasi nuk u vendos në lista është duke iu përkushtuar një projekti tjetër. Sa ndryshe do ishte PD nëse Jozefina Topalli do ishte ende pjesë e strukturave të saj.

Nuk është më në PD Ilir Rusmali, juristi që sa e sa ligje janë hartuar nga mendja e tij dhe ministri që dha modelin se detyra e lartë nuk është pronë por detyrim dhe dha dorëheqjen për një arsye të rrallë dhe që nuk kultivohet në politikën tonë: për moral. Por edhe ai është duke iu përkushtuar një projekti tjetër. Sa ndryshe do ishte PD nëse Ilir Rusmali do ishte ende pjesë e strukturave të saj.

Nuk është më në PD Vili Minarolli, politikani i urtë që zgjodhi diplomacinë në vend të pushtetit të madh që mund të kishte këtu. Sa e sa beteja bëri në opozitë dhe habiti të gjithë që nuk lakmoi fare pushtet.  Sa ndryshe do ishte PD nëse Vili Minarolli do ishte ende pjesë e strukturave të saj.

Nuk është më në PD Arben Imami që në CV e vete ka detyrën e bashkëkryetarit për hartimin e  kushtetutës. Një nga themeluesit e PD, edhe ai tashmë i është duke iu përkushtuar një projekti  tjetër. Sa ndryshe do ishte PD nëse Arben Imami do ishte ende pjesë e strukturave të saj.

Nuk është më në PD Fatos Beja, politikani i urtë që ndershmërinë dhe karakterin dukej sikur I kishte vënë në hipotekën e politikës së vet. Kontribuesi dhe njeriu që mençurinë dhe qetësinë e vinte në punë sa herë që kokënxehtët e PD e nxirrnin partinë jashtë orbitës normale. Sa ndryshe do ishte PD nëse Fatos Beja do ishte ende pjesë e strukturave të saj.

Nuk është më në PD Astrit Patozi, politikani që i dha zërin e merituar kësaj partie dhe  i vetmi që u bë “alteregoja” armike e Ben Blushit socialist në parlament. Nga të rrallët gazetarë që e nderoi median si një product i saj. Sa ndryshe do ishte PD nëse Astrit Patozi do ishte ende pjesë e strukturave të saj.

Nuk është në PD Ritvan Bode, ekonomisti që u bë zëri I vetëm në PD-në e 1996 që i tha jo fajdeve pavarësisht se nuk u dëgjua. Ministri I Financave që ndonëse pati problemet e veta ekonomike ishte potenciali më cilësor I të djathtës. Sa ndryshe do ishte PD nëse Ritvan Bode do ishte ende pjesë e strukturave të saj.

Nuk është më në PD Genc Ruli. Një nga themeluesit e kësaj partie dhe padyshim një nga ekspertët dhe ekonomistët më të spikatur në politikën 28 vjeçare të Shqipërisë postkomuniste. Sa ndryshe do ishte PD nëse Genc Ruli  do ishte ende pjesë e strukturave të saj.

Nuk është më në PD Leonard Demi. Politikani që vuajti më shumë opozitën dhe kurrë nuk mori pushtet kur PD u rikthye në pushtet. Kurrë nuk përfitoi nga angazhimin e tij në 28 vjet në politikë. Por edhe ai iku. Më parë ambasador në NATO dhe tani në një projekt tjetër.  Sa ndryshe do ishte PD nëse Leonard Demi do ishte ende pjesë e strukturave të saj.

Kjo është lista e disa prej më të spikaturve që nuk janë në PD “për tu marrë me një projekt tjetër privat”. Nuk është e nevojshme të bëjmë listën e atyre që janë aktualisht në PD dhe që kanë zvëndësuar këta të ikur. Në fakt në PD ndodhen shumë të tjerë. Të rinj dhe të vjetër në moshë. Vajza dhe gra. Vetëm një dallim ka mes këtyre që janë dhe atyre që kanë ikur: Këta që janë aktualisht në PD nuk kanë projekte.  As aty në PD. /AFP

LEXO TE PLOTE
1 Comment

1 Comment

  1. ben

    13 Shkurt, 2018 at 3:05 pm

    Halimi ka qene nje hajdut me cizme,dhe eshte.Kur ka qene zv minister i drejtesise,ka bere pislleqe te panumerta.Ndersa,per referncat qe ka marre Qafoku si shembuj per shkrimin,ku i paraqet si njerez qe i kane dhene ketij vendi,eshte shume e cuditshme,te gjithe njihen si super hajdute,dhe me sa paten ne dore,i q..e nen ketij vendi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Korrupsioni, pengesa e pakalueshme e qeverisë Rama për në BE

Published

on

By

Nga ARTUR AJAZI

* Korrupsioni, mbetet pengesa më e madhe dhe pamundësisht e pakalueshme e qeverisë Rama për të marrë “notë” kaluese për në BE. Kjo gjë është bërë dhe është thënë prerë edhe ditët e fundit nga Brukseli. Ky fenomen kaq negativ për çdo qeverisje, dhe veçanërisht për qeveritë e vende postkomuniste, mbetet sot një “epidemi” e rrezikshme veçanërisht për  Shqipërinë.

Institucionet dhe qytetarët e këtij vendi, asnjëherë më tepër se sot, nuk janë ndjerë më të njollosur se para fenomenit të rritje  të korrupsionit, që është kthyer në sistem, duke prekur çdo zyrë të institucioneve. Korrupsioni është kthyer sot në njollë të madhe e cila e ka kapluar shoqërinë dhe dikasteret qeveritare. Por në vend që të luftohet ai po trashet , dhe vështirë  ti tundësh apo shkulësh qoftë edhe një “fije”  këtij fenomeni kriminal me seminare, programe apo denoncime nga foltoret e parlamentit. Korrupsioni është bërë fenomen dhe kthyer në “modë” në Shqipëri, duke  degraduar  gjithçka jetësore, zyrat e shtetit, njerëzit, drejtuesit etj.

Sot në Shqipëri  ka strukturat të panumërta “antikorrupsion”, por në asnjë rast nuk ka  plane zbatuese  konkrete, ose të këtë strategji edhe kombëtare në luftën kundër kësaj të keqeje të madhe, e cila e diskredituar vendin në sytë dhe veshët e Europës. Strukturat  relevante për luftë ndaj krimit  dhe veçanërisht korrupsionit, të klasifikuara si “krim i veçantë” po bëjnë fare pak në betejën kundër tij në Shqipëri. Kur korrupsioni kthehet në sistem, siç ka ndodhur tek ne në dy dekadat e fundit, atëherë situata komplikohet më shumë.

Strukturat shtetërore  antikorrupsion kanë dorëzuar  para organeve të drejtësisë shumë raste ku në afera të korrupsionit gjenden të përfshirë njerëzit e politikës, të cilët sigurisht  pasurinë e krijuar e kanë krejt të paligjshme. Korrupsioni tek ne, ka shtrirje në të gjitha  sferat e jetës, dhe kjo e vështirëson luftën kundër tij. Korrupsioni nuk është diçka e thjeshtë, pasi shpesh ai ekspozohet si një sistem  i sofistikuar dhe i kudogjendur.

Ligji duhej të vepronte ashpër kur është fjala për rastet e denoncuara me  fakte për  korrupsion në strukturat e larta  të shtetit. Lufta kundër korrupsionit është edhe luftë kundër aparatit burokratik . Në rast se dëshirojmë të kemi shoqëri të shëndoshë, padyshim duhet eliminuar korrupsioni, një e keqe që ka mbërthyer institucionet e shtetit, madje edhe  krerët e tyre  dhe veçanërisht politikanët.

Lufta ndaj këtij fenomeni duhet shtrirë në të gjitha institucionet, ku konstatohet dhe zbulohet  ky fenomen i rrezikshëm. Çdo zyrtar me ndërgjegje të pastër as nuk korruptohet dhe as nuk korrupton njeri, por kjo vetëdije pozitive  mungon në të shumtën e rasteve, dhe e ka krijuar në sistem korrupsionin. Ka shumë organe shtetërore që janë angazhuar të  luftojnë korrupsionin, si Ministria e Drejtësisë, Ministria e Brendshme, kurse përsa i përket  gjykatave, ato mbeten më të përfolurat deri në zbatimin e plotë të Vettingu-t.

Korrupsioni është shkak e pasojë, për krimin ekonomik. Struktura të korruptuara deri lart në piramidën shtetërore e kanë stopuar luftën ndaj  këtij fenomeni  kaq negative, aq sa Shqipëria sot po rrezikon seriozisht afrimin dhe aderimin  në BE./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Fatos Lubonja zbulon puntatat e para të serialit “PPP” të Ramës

Published

on

By

Kjo historia e Teatrit që duan ta ndërtojnë me PPP (partneriteti publik privat) nuk është e re. Seriali … i filmit “PPP” i Ramës i ka nismat e veta të para me kioskat, që zaptuan Tiranën. Unë,(pushtetari) kam në dorë të të jap ty (privatit) një shesh nga parku publik; ti më jep ca para si shpërblim dhe ndërton atje një kafe apo piceri, me të cilën nxjerr fitime. Pastaj hamë e pimë atje së bashku dhe bëjmë edhe pazare të tjera më serioze. Ja, kaq e thjeshtë është. Më kujtohet se edhe Akademia e Arteve dha asokohe leje për një kioskë të tillë në oborrin e saj, që quhej “e Xhatit”, ku njerëzit e rëndësishëm të Akademisë si Rama, që e kishte zbukuruar kioskën me pikturat e veta, hanin qyl për “nderin” që i kishin bërë Xhatit. Ky fillim vazhdoi më pas me “Bar Akademia”, që zinte gjithë lulishten, “Bar House of Arts” dhe “Radio House of Arts”, të dyja nën sallën e Teatrit të Akademisë, që u bënë pronësi e Fidel Yllit, i cili e kishte filluar biznesin edhe ai me një kioskë të dhënë nga pushtetarët.

Në një nivel pak më të lartë ky partneritet u bë me Teatrin Kombëtar. Sikurse dihet, Teatri Kombëtar ka dy ndërtesa në disponim. Atë ku ndodhet sot salla kryesore dhe atë ku ndodhet Teatri Eksperimental. Në vitin 1995 kur rrogat, sikurse dihet, ishin shumë të vogla dikush solli nga Bullgaria idenë gjeniale që ndërtesën e Eksperimentalit ta jepte me qira për të vendosur atje një bingo. Në këtë mënyrë u lidh një kontratë midis Teatrit Kombëtar dhe Bingo Yllit. Sipas kësaj kontrate, Bingo Ylli do t’i jepte Teatrit 74 000 dollarë në vit nga fitimet e veta, me të cilat do të sponsorizohej ndonjë shfaqje, do të mbyllej ndonjë vrimë dhe do të shtoheshin rrogat e aktorëve e regjisorëve me 50 dollarë në muaj.

Ja çfarë koncepti për shtetin dhe respekti për artin kanë pasur ata që udhëhoqën të ashtuquajturin revolucion demokratik. Një mjerim i vërtetë, jo ekonomik, por shpirtëror e kulturor. Nëse Krishti i hoqi tregtarët nga tempulli, këta i futën. Ishim vërtet të varfër, por jo aq sa të fusnim në tempullin e artit, ekonominë e bixhozit? Edhe kinematë filluan të shndërroheshin, po me këtë praktikë, në qendra bixhozi.

Pastaj, erdhën Fatos Nano dhe Edi Rama me shokë, që pretendonin se dinin diçka më shumë se Saliu me shokë për shtetin, ekonominë e tregut dhe për artin e kulturën. Po çfarë ndodhi me kontratën e Teatrit me Bingo Yllin? Po jua kujtoj, se ndoshta e keni harruar: Qeveria Nano bëri asokohe disa ndryshime në ligj, për sa i përket dhënies me qira të hapësirave publike për privatët. Sipas një VKMje, drejtorët e institucioneve mund të jepnin me qira vetëm një hapësirë që nuk i kalonte 200 metrat katrorë. Nëse sipërfaqja ishte midis 200 dhe 500 atëherë kjo e drejtë firme i kalonte ministrisë së linjës, që në këtë rast ishte ajo e Kulturës. Kurse, nëse sipërfaqja i kalonte 500 metrat katrorë, atëherë kompetenca i kalonte Ministrisë së Ekonomisë. Shumë e drejtë, apo jo? Pse të njëjtën vlerë ka firma e një drejtori me atë të një ministri?

Kështu, sipas ligjit të ri, duhej të lidhej një kontratë e re midis Bingo Yllit dhe Yllit të Ministrisë së Ekonomisë të asaj kohe me mbiemrin Bufi, sepse, siç e tregon edhe një faqe e kontratës së mëparshme, që është denoncuar në shtyp që në vitin 2002 në gazetën “Dita”, sipërfaqja që kishte marrë Ylli i bingos ishte 575 metra katrorë. Por, siç e tregon faqja e kontratës që u lidh, nuk ndodhi kështu, sepse sipërfaqja na qenka reduktuar (d.m.th. falsifikuar), në fiks 500 metra katrorë; kështu që të drejtën e firmës na e ka marrë dora vetë, ministri i Kulturës, shefi i PPP-ve të sotme, Edi Rama. Dhe ç’është më e bukura, a e dini rezultatin? Nga 74 000 dollarë në vit, Teatri mori më pak se gjysma (4 mil lekë).

Për ata që kanë harruar, çfarë ndodhi më tej në ato vite, po rikujtoj se, kur Majko erdhi në pushtet, shkarkoi drejtorin e emëruar nga Rama, Xhevdet Ferrin. Po pse? Sepse ky, duke qenë si Edi Rama për ndërtimin e teatrit të ri, në stilin e njohur të lënies së objekteve në gjendje të mjerë, për të justifikuar pastaj prishjen, nuk kishte bërë, prej një viti e gjysmë, tenderin e rikonstruksionit të pjesshëm të Teatrit. Këtë e bëri kryefirmëtari i peticionit për shpalljen e Teatrit Monument Kulture, Agim Qirjaqi, që e zëvendësoi. Ndërkaq, Xhevdet Ferri në fjalimin e lamtumirës, harroi të falënderojë aktorët dhe regjisorët, por nuk harroi të falënderojë përzemërsish Bingo Yllin, ndonëse administratori i saj ndërkaq kishte rënë në burg. Dhe a e dini për çfarë motivi? Për gjobëvënie ndaj një biznesmeni kryeqytetas.

E pra, nëse doni të dini se çfarë po përgatitet të ndodhë me pronën publike që sot quhet Teatër Kombëtar, si spektator dhe kritik i vjetër i këtij filmi të shëmtuar, po jua them, kjo nuk është tjetër, veçse thjesht vazhdimi me aktorë të vjetër e të rinj i puntatave të para me titujt “Kioska e Xhatit” dhe “Bingo Ylli”./ Panorama

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Ilir Levonja/ Genocidi armen, Hollanda dhe Shqipëria

Published

on

By

Sot bota e sulltanit Erdogan është tepër e trazuar. Parlamenti i një vendi të vogël si Hollanda, vendosi me 150 vota pro dhe 3 kundër, njohjen e genocidit armen. Atë që turqit e rinj ushtruan prej prillit 1915 deri në 1920 karshi kulturës, intelektualëve dhe besimit kristian të armenëve. Jo pak por 5 vjet, masakra, reprezalje = mizori. Aq sa kur futesh galerive të kërkimit të fakteve, të ngjethet mishi nga bëmat çnjerëzore dhe mendjet që i ideuan ato. Atë botë Armenia ishte pjesë e perandorisë otomane. Nje vend i vogël, me një popullatë prej afro 2 milonë banorë. Nënshtruar dhe inkuadruar brenda perandorisë madje duke kontribuar ashtu si edhe vende të tjera nën ‘të, me intelektualë, krahë punë, rektrutë apo nizamë siç edhe thirreshin ushtarët e rinj. Eshtë një gjenocid i pashoq, për faktin se nuk kurseu as ata armenë që për të përfituar privilegje sociale, më shumë të drejta, më shumë liri, prona dhe armë…, u konvertuan nga katolikë në mysliman.

Një stil otoman tashmë i njohur për të gjithë. Madje këta ishin të parët që iu nënshtruan dhunës. Edhe pse jetonin brenda Stambollit dhe kishin kontribute në ndërtimin e perandorisë. Kjo njihet edhe si nata e errët, apo e diela e kuqe e Stambollit (24 prill 1915) kur nga një urdhër i ministrit të brendshëm të kohës Mehmet Telat Pasha nisi tmerri i spastrimit etnik. Familje të tëra armene të dëbuara dhe të dënuara të ecnin në këmbë në shkretëtirën e Mesopotamisë. Kush ndalonte, vritej në vend. Sipas kronikave të kohës, shumë syresh këputeshin në këmbë, shembeshin në rërë të rraskapitur e djegur për një pikë uji. Kufoma që ecnin. Kush kapi pikën e grumbullimit, u masakrua me jataganë e plumba kokës. Nga ky spastrim etnik, Armenia llogaritet të ketë humbur rreth 1 milion e gjysëm njerëz. Dhe ta mendosh që ishte afro tek 2 milion banorë. Nga një rishkrim i fundit del që numri i saktë përkon me shifrën 388 mijë armenë që mbijetuan. Nuk është e vështirë të perceptohet se sa e madhe është gjëma. Dhe se Armenia në raport me popullatën, ka numrin më të madh të martirëve. Një dhimbje që sado njohjes nuk mund ta shuaj asesi lumin e lotëve të nënave armene. Sot bota e qytetëruar e njeh këtë si genocidi i parë në historinë moderne të njerëzimit.

Në fakt vota holandeze ka një rëndësi thelbësore për kohën.

E para nje vend demokratik që historinë e kolonizimit e ka marrë mbi vete duke i hapur dyert emigrantëve me shumicë. Madje njihet sot si një model i Amerikës së madhe. Ose si Amerika e vendeve të ulta në bregun lindor të atlantikut.

E dyta si e tillë nuk u nënshtrohet presioneve nga jashtë, në rastin konkret të pallatit presidencial në Ankara. Aq më tepër që në Hollandë jeton e punon një komunitet i madh turk.

Këtë e dëshmoi edhe vjet duke mos i dhënë vizë deri ministrit të jashtëm të Turqisë, i cili për llogari të Erdoganit, kërkonte të bënte tubime e fushatë elektorale në vendin e vogël.

E treta, jo vetëm për gjakun e humbur të armenëve, por stadi i civilizimit të bën sot të mos heshtësh përballë padrejtësisë.

Por që gjithsesi për ne, është një model që stonon në Shqipërinë tonë. Sepse jemi tashmë të pushtuar ekonomikisht nga otomanizmi.

Pak muaj më parë, Shqipëria votoi kundër kërkesës së presidentit të Amerikës në OKB, për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit. Kjo sipas qeverisë, vet atij të parruarit në krye, një votë plotësisht luajale karshi politikës së parlamentit europian. Mirëpo në rastin e genocidit armen njohja nuk mungon. Me një fjalë parlamenti europian e njeh genocidin që Turqia otomane bëri në Armeni. Kurse ne jo… Megjithëse si komb me popullatë afërmendsh të njëllojtë me armenët, me histori të lashtë afërmendsh njëlloj me ta, nuk na e ka ënda.

Nuk na e ka ënda të jemi aleatë të vetvetes. Të popujve me fate të përbashkëta. Vetëm për ca thërrime lëmoshash për ndërtime xhamish dhe aeroporte që ne i quajmë investime. /CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama

AKTUALITET

Aktualitet21:42 - 23 Shkurt, 2018

Denoncimi/ Administrata shtetërore që nga janari pa rrogë

Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka vijuar me publikimin e denoncimeve të mbërritura në adresë të tij nga qytetarë të...

Aktualitet21:14 - 23 Shkurt, 2018

Flet për herë të parë biznesmeni i akuzuar, Idlir Karkini: Nuk jam arratisur, por…

I akuzuar për përvetësim të kundërligjshëm të një sipërfaqeje toke në pronësi të Komandës së Forcave Ajrore në plazhin e...

Aktualitet20:32 - 23 Shkurt, 2018

Abuzimet me pronat në bregdet/ Gjykata jep masat e sigurisë

Gjykata e Kavajës ka lënë në fuqi masën e mëparshme të sigurisë për biznesmenin Idlir Karkini, “arrest me burg”, për...

Aktualitet20:19 - 23 Shkurt, 2018

Teatri i ri Kombëtar, “lavatriçe” e 700 milionë eurove të drogës?!

Avokati Altin Goxhaj, njëherësh anëtar i Shoqërisë Civile, ka reaguar pas prezantimit të projektit të Bashkisë së Tiranës për Teatrin...

Aktualitet19:18 - 23 Shkurt, 2018

Denoncimi i profesorit/ Si po përdoret Universiteti Publik dhe studentët nga qeveria

Profesori, Gjok Vuksani, ka denoncuar përdorimin e Universitetit Publik nga politika. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Vuksani...

Aktualitet19:18 - 23 Shkurt, 2018

Park Gate, detaje arkitekturore që po ndryshojnë stilin e ndërtimit në Shqipëri

“Bukuria nuk ka qenë kurrë absolute dhe e pandryshueshme, por ka marrë forma të ndryshme sipas kohës dhe vendit”. Kështu...

Aktualitet17:10 - 23 Shkurt, 2018

Përfundon mbledhja e qeverisë në Berat

Ka përfunduar mbledhja e qeverisë e zhvendosur nga veriu i vendit, tashmë në jug, përkatësisht në Berat. Menjëherë pas përfundimit...

Aktualitet22:13 - 22 Shkurt, 2018

Ja si e gjykon Arjan Çani “lojën” e Metës dhe Ramës me Greqinë  

Tema e nxehtë e bisedimeve diplomatike midis Shqipërisë dhe Greqisë për kufirin detar ka qenë në qendër të diskutimit të...

Aktualitet21:54 - 22 Shkurt, 2018

Mjerimi shqiptar/ U hoqën ndihmën ekonomike se kishin tualet brenda shtëpisë

Në emisionin e mbrëmjes së sotme të “360 gradë”, si temë diskutimi është mjerimi që ka pllakosur familjet shqiptare. “Lufta...

Aktualitet21:12 - 22 Shkurt, 2018

Amnesty International: Gazetarët të kërcënuar dhe dhunuar nga krimi i organizuar

Organizata “Amnesty International” ka publikuar ditën e sotme raportin për situatën e të Drejtave të Njeriut në botë, gjatë vitit...

Aktualitet18:34 - 22 Shkurt, 2018

Basha ka përgatitur listat e kandidatëve për kryebashkiakë

Lulzim Basha ka përgatitur listën e kandidatëve për kryetarë bashkie për zgjedhjet e ardhshme lokale. Deputetja e Partisë Demokratike, Grida...

Aktualitet18:31 - 22 Shkurt, 2018

Kush është “korrieri” mes Ramës dhe Bashës?

Lulzim Basha ka deklaruar publikisht, nën presionin e medias, se “nuk vazhdon marrëveshja e 17 Majit 2017” mes tij dhe...

Aktualitet18:13 - 22 Shkurt, 2018

Çuni i Fahriut, deputet i Lulit, zbulon projektin e Teatrit Kombëtar

Deputeti i “Listës Basha”, Klevis Balliu, si duket ka “zbuluar” projektin e Teatrit Kombëtar. Këtë ai e ka publikuar nëpërmjet...

Aktualitet13:16 - 22 Shkurt, 2018

Dy javë pa e dëgjuar Salianjin në parlament/ Pse fshihet deputeti?

Rreth 10 ditë më parë, deputeti demokrat Ervin Salianji është përfshirë në një video-skandal, i cili u publikua nga CNA.al,...

Aktualitet10:09 - 22 Shkurt, 2018

Puna dhe pushimi, sipas këndvështrimit të krishterë

Nga Miron Çako Puna dhe pushimi, pavarësisht se duken diametralisht të kundërta, ato kanë lidhje dhe plotësojnë njëra-tjetrën, sepse pa punë...

Aktualitet22:07 - 21 Shkurt, 2018

S’kanë të ndalur deputetët e “Listës Basha”/ Njihuni me gafën e radhës

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në zgjedhjet e përgjithshme, Andi Permeti, ka sulmuar sërish “Listën Basha” duke marrë si...

Aktualitet21:03 - 21 Shkurt, 2018

Raporti i “Transparency International”/ Shqipëria ndër vëndet më të korruptuara të Europës

Organizata presticioze “Transparency International” ka publikuar raportin e saj të përvitshëm në qendër të të cilit është niveli i korrupsionit....

Aktualitet14:43 - 21 Shkurt, 2018

Myslym Pasha sulmon Metën/ Nuk e ke hallin për Paktin me Greqinë, por …

Vijon të jetë temë e nxehtë e debatit politik dhe jo vetëm çështja e bisedimeve me Greqinë. Koloneli Myslym Pasha...

Aktualitet23:13 - 20 Shkurt, 2018

Akuzat ndaj Adriatik Llallës/ Berisha: Nëse ka të dhëna, të nisë hetimi

Ish-kryeministri Sali Berisha, tha sonte në mbrëmje në emisionin “Studio e hapur”, se nëse ka të dhëna se ish-Kryeprokurori Adriatik...

Aktualitet22:34 - 20 Shkurt, 2018

Vettingu/ Drejtuesit e policisë që lejuan kanabizimin do amnistohen

Procesi i vettingut në Policinë e Shtetit mund të shfrytëzohet nga drejtuesit e saj të përzier me kanabizimin e vendit...

Aktualitet22:33 - 20 Shkurt, 2018

Autoritar?! Çfarë do ndryshonit në drejtimin e PD?/ Flet Berisha

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se në drejtimin e PD-së nga ai ka pasur gabime, por që...

Aktualitet22:11 - 20 Shkurt, 2018

Zgjedhja në krye të PD-së/ Berisha: Nuk mora shumicën por…

Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në emisionin, “Studio e hapu”, ka folur për zgjedhjen e tij në krye të Partisë...

Aktualitet20:50 - 20 Shkurt, 2018

Rama zbulon sekretin e veshjes me atlete në Trieste

Kryeministri i vendit Edi Rama, gjatë një bisede me Mustafa Nanon, në studion e emisionit “Provokacija” në televizionin ABC News,...

Aktualitet20:48 - 20 Shkurt, 2018

Ndryshimet drastike në veshje/ Rama: Duket sikur vizitoj dhomën e një të vdekuri…

Kryeministri Edi Rama, i ftuar këtë mbrëmje në emisionin “Provokacia” në ABC News drejtuar nga Mustafa Nano, ka folur ndër...

Aktualitet20:34 - 20 Shkurt, 2018

Ç’mendon Merkel për veshjen me atlete?/ Rama: Më ka bërë kompliment shumë të bukur

Kryeministri i vendit Edi Rama, i ftuar në emisionin “Provokacija”, të Mustafa Nanos, u ndal edhe tek dalja me atlete...

Aktualitet18:39 - 20 Shkurt, 2018

Të shumëkërkuar nga policia/ Kapet një rus, një serb dhe një shqiptar nga Tetova

Policia e Kukësit ka arrestuar 3 persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimin e tyre. Sipas të dhenave...

Aktualitet18:16 - 20 Shkurt, 2018

Heqja e 20 mijë familjeve nga ndihma ekonomike/ PD kërkesë për mocion me debat me Edi Ramën

Partia Demokratike e Shqipërisë, ka bënë një kërkesë për mocion me debat me kryeministrin e vendit Edi Rama. Burime nga...

Aktualitet17:48 - 20 Shkurt, 2018

Dylgjeri: Ne luftojmë me PPP-të, ju luftoni me KKK-të!

Gazetari Ylli Dylgjeri, ka komentuar situatën aktuale në të cilën ndodhet vendi, ku ka shpërthyer një debat publik lidhur me...

Reklama
Reklama

Trending