LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shpërndanin drogë pranë shkollave/ Arrestohen 3 persona

13 Shkurt 2018, 09:04, Kronika CNA

Policia e Tiranës, ka vënë në pranga tre shtetas, nën akuzën e spërndarjes së lëndëve narkotike në afërsi të shkollave.

Nga të dhënat e bëra të ditura nga policia mësohet se të arrestaurit janë shtetasit me iniciale I.H., 32 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve në bashkëpunim”, J.K., 19 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve në bashkëpunim”, A.D, 26 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale të ??Moskallëzimit të krimit dhe përshtatja e lokalit për përdorim droge”.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia janë sekuestruar 68 doza më lëndë narkotike “Cannabis Sativa”.

Mbi bazën e këtyre informacioneve është organizuar puna dhe shtetasit e mësipërm janë kapur në flagrancë në rrugën ?Frederik Shiroka”, në afërsi të një shkolle, ku gjatë kontrollit fizik shtetasit I.H. iu gjet dhe sekuestrua një sasi prej 10 dozash lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Cannabis Sativa”.

Gjithashtu gjatë kontrollit në një banesë të marrë me qira nga shtetasi A.D., në rrugën “Frederik Shiroka”, në afërsi të një shkolle iu gjet dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

Një sasi prej 58 (pesëdhjetë e tetë) doza qese farmaceutike brenda së cilës gjendet lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Cannabis Sativa”.

Materialet proceduriale iu referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, J.K., dhe I.H., për veprën penale të ??Prodhim dhe shitje të narkotikëve në bashkëpunim parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal dhe A.D., i arrestuar në flagrancë për veprën penale të ??Moskallëzimit të krimit dhe Përshtatja e lokalit për përdorim droge ??. /CNA.al

 

Lajmet e fundit nga