Presidenti Trump urim për Kosovën/Partner i rëndësishëm i SHBA-ve – CNA
Connect with us

Aktualitet

Presidenti Trump urim për Kosovën/Partner i rëndësishëm i SHBA-ve

Publikuar

-

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka publikuar urimin që ka marrë për dhjetëvjetorin e pavarësisë së Kosovës, nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Në këtë urim, Trump ka thënë se, Kosova ka punë për të bërë mirëpo, Trump në letrën e tij thotë se, SHBA-të duartrokasin zhvillimin e deritashëm të Kosovës.

“Teksa shteti juaj po hyn në dekadën e dytë të shtetësisë, Shtetet e Bashkuara janë të vendosura të ndihmojnë Kosovën në ndërtimin e themelit të parimeve të përbashkëta demokratike, bashkëpunimit rajonal dhe sundimit të ligjit. Me këtë, Kosova do të bëjë hapa të mëtejmë për hyrjen në Komunitetin Perëndimor të Kombeve”, thuhet ndër të tjera në letrën e presidentit Trump, transmeton “Zeri.info”.

Urimi i  presidentit Trump:

I nderuar President:

Në emër të popullit amerikan, uroj Kosovën në dhjetëvjetorin e pavarësisë së saj.

Për gjatë dhjetë viteve, Kosova ka bërë hapa të mëdhenj në forcimin e sovranitetit të vet dhe demokracisë multietnike. Teksa ka punë për t’u bërë, ne duartrokasim progresin tuaj.

Teksa shteti juaj po hyn në dekadën e dytë të shtetësisë, Shtetet e Bashkuara janë të vendosura të ndihmojnë Kosovën në ndërtimin e themelit të parimeve të përbashkëta demokratike, bashkëpunimit rajonal dhe sundimit të ligjit. Me këtë, Kosova do të bëjë hapa të mëtejmë për hyrjen në Komunitetin Perëndimor të Kombeve.

E shohim Kosovën si partner të rëndësishëm të SHBA-së. Në këtë rast historik, i uroj më të mirën popullit të Kosovës.

Sinqerisht,

Donald J. Trump

Aktualitet

Topollaj mesazh të fortë Bashës/ Mjafton një akt për të rikthyer besimin tek opozita

Publikuar

-

By

Topollaj Mesazh te forte Bashes

Ish-anëtari i Këshilltarëve të PD-së në Bashkinë e Tiranës, Fabian Topollaj ka reaguar pas fjalës që kreu i opozitës, Lulzim Basha mbajti sot në mbledhjen e Këshillit Kombëtar.

Në një postim në rrjetet sociale, Topollaj i drejton një mesazh të fortë Lulzim Bashës, ndërsa thekson se e vetmja mënyrë për rikthimin e shpresës së qytetarëve dhe besimin te opozita është që Basha të largohet nga drejtimi i PD-së.

“Si sot nga mbledhja farse e Keshillit Kobetar, Basha vazhdon e zotohet qe eshte i gatshem te beje gjithecka per te ndryshuar gjendjen ne te cilen ndodhet vendi si e vetmja menyre per te rikthyer shpresen e shqiptareve qe me shume se te perballen me te keqen po zgjedhin te largohen.

Ne fakt Basha ka mundesi te beje dicka te thjeshte per te rikthyer te pakten besimin tek opozita dhe bashke me te edhe shpresen per ndryshimin e shume kerkur ne Shqiperi.

Mjafton qe ai te largohet nga drejtimi i Partise Demokratike per ti hapur rrugen me zgjedhje te verteta nje lidershipi te ri dhe eshte e sigurt qe ne nje kohe te shkurter shqiptareve do ju rikthehet besimi tek opozita e vendit, si e vetmja menyre per te rrezuar kete qeveri dhe bashke me ate te gjithe sistemin e padrejtesive ndertuar gjatenketyre viteve nga nje kaste e vjeter politike.”-shkruan Topollaj në postimin e tij.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Kampusi Universitar/ Rama sulmon ish-Presidentin

Publikuar

-

By

Rama sulmon ish presidentin

Kryeministri Edi Rama, ndërsa ka prezantuar sot projektin për Kampusin e ri Unversitar, ka sulmuar ish-Presidentin Bujar Nishani.

Sipas Ramës,  qeveria nuk po priste protestën e studentëve për të nisur nga projektet, por se ka pasur probleme të mbartura për t’i zgjidhut.

Ai tha se mensën e QS-së e rrëmbeu vëllai i ish- Presidentit, i cili i ktheu më pas në lloto.

“Kampusi i ri është një punë e nisur që në vitin 2015. Territori rezultoi një tokë e xanun nga politikanët e partisë që lindi këtu në QS.

Në QS kanë ndodhur disa ndërhyrje mikroskopike, por nuk është bërë asgjë për të përballuar ndryshimin e madh me rritjen e numrit të studentëve”, ka thënë Rama.

Sipas tij, simboli i bashkimit është marrja e mensës, nga vëllai i ish-Presidentit të Republikës dhe kthimi i saj në lloto.

“U zaptuan godina për qëllime personale. Këta nuk janë thjeshtë zbatues që mund t’i marrësh dhe ti largosh. Këta janë tashmë pronarë dhe i kanë regjistruar këto prona.

U regjistrua si u regjistrua, prona nuk shpronësohet dot. E vetmja mënyrë është duke i dëmshpërblyer.

Këtu nuk duheshin bërë legalizime sepse është territor i universitetit. Bëmë një operacion masiv shembjesh godinash dhe i dëmshpërblyem pronarët. Ia vlen që të ritheksohet: nuk kemi pritur protestën që të nisnim punën tek konviktet e QS-së. Presim që të nënshkruajmë një marrëveshje për godina të tjera,” – ka thënë ndër të tjera Rama./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Emërimet nga Këshilli Kombëtar/ Ish-kreu i PD-së publikon faktet tronditëse

Publikuar

-

By

Ish-kreu i degës së Partisë Demokratike në Kukës, Ibsen Elezi, i cili shkaktoi “tërmet” gjatë fjalës së tij rreth një vit më parë në Kuvendin Kombëtar të PD-së, ka publikuar sot të tjera të dhëna tronditëse.

Ibsen Elezi në një postim në rrjetet sociale, shkruan se struktura drejtuese e PD-së, e cila emërohet sot nga Këshilli Kombëtar, është veprimi i rradhës së një axhende që synon shkatërrimin e PD-së, si një forcë e djathtë antikomuniste.

Ibsen Elezi akuzon bashën se po shkatërron demokracinë e brendëshme të PD, nëpërmjet zgjedhjes në drejtimin e saj e njerezve te kapur nga e kaluara e tyre ose katapultuar nga Soros.

“Konkretisht kush po emerohet sot ne strukturen drejtuese:

– Sekretar i pergjithshem PDSH- Nr.2 i PDSH

Gazmenda Bardhi- Sorosist dhe homoseksual i deklaruar. Mbrojtes i kauzes se gjinise trete dhe nrdyshimit te kodit familjes per zgjerimin e konceptit me martesat Burre-Burre dhe Femer-Femer, fatal per shoqerine njerzore, dore e djallit ne toke. Koncept ky qe mbrohet edhe nga eksponent te tjere te katapultuar ne PDSH (nga Basha dhe Neim Cili) si Pampuri, Saljani dhe sorosistat tjere.

– Dy nenkryetaret

Edmond Spaho – rikonfirmim, i akuzuar per bashkepuntor i sigurimit te shtetit.

Edi Paloka – rikonfirmim, i akuzuar per bashkepuntor i sigurimit te shtetit

Keta dy persona te akuzuar publikisht, kane detyrim statutuor verifikimin e figures tyre . (Neni 62,63)
Termi i sajuar per ta, rikonfirmim nuk gjendet statutin e PD.

-Sekretar per ceshtjet ligjore
Clirim Gjata- djali i nje gjykatesi famkeq te komunizmit. Zgjedhja e tij eshte nje provokim per cdo demokrat ne PD, per t’na thene se edhe pas 28 vitesh “Jemi Ne

-Sekretar per ceshtjet zgjedhore
Ivi Kaso- djali i nje ish-prokurori te kohes komunizmit.

Pra keta jane drejtuesit e rinje qe do na udheheqin nga fitorja ne fitore, Sorosista, Homoseksualista, Ish-sigurimsa, trashgimetar te njerzeve qe kane lyer duart me gjak ne kohen e komunizmit-shkruan Ibsen Elezi në postimin e tij./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet18:20 - 17 Janar, 2019

Vizita e Putin në Serbi/ Tregon dy gabimet e Kosovës

Presidenti rus, Vladimir Putin i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Serbi. Nga konferenca me homologun e tij serb...

Aktualitet16:11 - 17 Janar, 2019

Kaos në Universitetin e Durrësit/ Pedagogët bashkohen me studentët

Pedagogët e Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës kanë firmosur një peticion për të mbështetur protestën e studentëve. Ndërsa, studentët prej...

presidenti rus vladimir putin presidenti rus vladimir putin
Aktualitet15:58 - 17 Janar, 2019

Putin në Serbi/ Reagojnë Oganizatat joqeveritare

Organizatat joqeveritare në Serbi kanë thënë sot se modeli i pushtetit autoritar që përdor presidenti rus, Vladimir Putin nuk duhet...

Aktualitet11:40 - 17 Janar, 2019

Në kujtim të aktorit korçar Jani Riza

Kujtojme sot 73 vjetorin e lindjes se aktorit te mirenjohur Korcar Jani Riza qe per fat te keq eshte ndare...

Aktualitet08:53 - 17 Janar, 2019

Putin sot në Beograd/ Mitrovica “pushtohet” nga flamujt dhe shkrimet ruse

Në ditën kur presidenti rus Vladimir Putin pritet të vizitojë Beogradin, në veri të Mitrovicës janë vendosur gjithandej flamuj të...

kryeministrja e anglise, theresa may, ne deklarate kryeministrja e anglise, theresa may, ne deklarate
Aktualitet20:37 - 16 Janar, 2019

Brexit/ Theresa May fiton në mocionin e mosbesimit

Parlamenti britanik nuk e ka miratuar mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së Theresa May. Pas votimit, kryeministrja Theresa May tha...

stema e ushtrise clirimtare te kosoves stema e ushtrise clirimtare te kosoves
Aktualitet18:44 - 16 Janar, 2019

Krimet e luftës/ Komandanti i UÇK-së përpara Gjykatës Speciale

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Lushtaku ka përfunduar ditën e sotme intervistimin nga Prokuroria Speciale e Hagës. Pas...

ministri i jashtem rus, sergey lavrov, ne nje konferece per mediat ministri i jashtem rus, sergey lavrov, ne nje konferece per mediat
Aktualitet15:58 - 16 Janar, 2019

Ndryshimi i emrit të Maqedonisë/ Zbulohet qëndrimi i Rusisë

Rusia ka ngritur një pikëpyetje në lidhje me marrëveshjen e ndryshimit të emrit të Maqedonisë. Ministri i Jashtëm i Rusisë,...

ish-komandanti thirret nga gjykata speciale ish-komandanti thirret nga gjykata speciale
Aktualitet15:41 - 16 Janar, 2019

Akuza për krime lufte/ Ish-komandanti në Gjykatën Speciale

Komandanti i Brigadës 124 të Rahovecit, Ismet Tara, i njohur si “komandant Hoxha”, është  thirrur nga Gjykata Speciale. Tara është...

voa, zeri i amerikes ne shqip voa, zeri i amerikes ne shqip
Aktualitet10:58 - 15 Janar, 2019

E quajti kazan/ “Zëri i Amerikës” i përgjigjet Ramës

Media amerikane më e madhe dhe më jetëgjatë, në Shqipëri, “Zëri i Amerikës” mbushi  sot 75-vjet transmetim. Ditën e djeshmje...

masakra ku u vrane 45 vete ne recak masakra ku u vrane 45 vete ne recak
Aktualitet10:47 - 15 Janar, 2019

Masakra e Reçakut/ Ende nuk ka drejtësi

20-vjet kanë kaluar nga masakra në Reçak të Shtimës në Kosovë dhe asnjë shenjë nuk ka që të bëjë lidhjen...

Aktualitet13:54 - 13 Janar, 2019

Foto/ Zgjidhet ministri i ri i Mbrojtjes në Greqi

Është zgjedhur personi i cili do të drejtojë Ministrinë e Mbrojtjes në Greqi. Menjëherë pas dorëheqjes së Panos Kammenos nga...

Aktualitet13:30 - 13 Janar, 2019

Paralajmëron drejtori i Policisë/ Çfarë do ndodhë me grupet kriminale

106-vjetori i krijimit të Policisë së Shtetit është festuar edhe në Drejtorinë Vendore të qyetit të Elbasanit. Drejtori i Policisë...

Aktualitet11:43 - 13 Janar, 2019

Dorëhiqet ministri i Mbrojtjes në Greqi

Ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kammenos ka dhënë dorëheqjen. Kammenos, i cili njëkohësisht është edhe lider i partisë ANEL, ka...

Aktualitet14:49 - 12 Janar, 2019

Shpërthim i fuqishëm në Paris/ 2 të vdekur 30 të plagosur

Parisi u trondit nga një shpërthim i fuqishëm mëngjesin e sotëm. Shpërthimi ndodhi si rezultat i rrjedhjes së gazit në...

Aktualitet10:02 - 12 Janar, 2019

Shpërthim në qendër të Parisit/ Raportohet për disa të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen Opera, në Paris. Mësohet...

Aktualitet19:46 - 11 Janar, 2019

Kuvendi çan bllokadën e votave/ Miratohet emri Maqedonia e Veriut

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi sot  ndryshimin e Kushtetutës për marrëveshjen me Greqinë në lidhje me çështjen e ndryshimit...

Aktualitet18:53 - 11 Janar, 2019

Skandali në Pashaliman/ Reagon Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura ka reaguar pas vjedhjes së tre armëve automatike në bazën ushtarake të Pashalimanit...

Aktualitet15:29 - 11 Janar, 2019

Thirrja e Alia Asllanit më aktuale se kurrë/ Mbushni xhepe, mbushni arka, të “pabrek” ju gjeti dreka, milionier ju gjeti darka!

Që nga Korça gjer te Shkodra mbretëron një errësirë, nëpër fusha, nëpër kodra, vërshëllen një egërsirë! Pra, o burra, hani,...

Aktualitet13:49 - 11 Janar, 2019

Debati për Cakajn/ Albin Kurti zë ngushtë Ramën

Debati për mosdekretimin e Gent Cakaj ka përfshirë të gjithë spektrin politik në Kosovë. Pas refuzimit të Presidentit Ilir Meta,...

Aktualitet13:09 - 11 Janar, 2019

Dëbora izolon Kukësin/ Ndërhyn ushtria

Forcat e ushtrisë janë nisur drejt fshatit Tërshenë të Kukësit, ku që prej mbrëmjes së djeshme një 50-vjeçar është shumë...

Aktualitet10:10 - 11 Janar, 2019

“$525,000+ për Shqipërinë në 3 minuta”, Albanian Scholarship Effort

Nga Besart Çopa * Në moshën 15 vjecare unë isha Shqiptari i parë që iku në një nga gjimnazet më...

Kultura09:19 - 11 Janar, 2019

Konkurs poetik, për dëshmorin Bylbyl Hazir Breçani

“Botimet TROPOJA”, në nderim të emrit e veprës të Bylbyl Hazir Breçanit: “Dëshmor i Kosovës dhe i Shqipërisë”, “Qytetar Nderi”...

Aktualitet01:08 - 11 Janar, 2019

VIDEO-Përplasje në fakultetin e drejtësisë/ Policia futet në ambientet ku janë ngujuar studentët

Policia private qe ruan godinen, është futur rreth ores 00.30 minuta, në ambientet e brendëshme të Fakultetit të Drejtësisë, ku...

Aktualitet21:02 - 9 Janar, 2019

Themeluesi i Amazon ndahet nga gruaja, bien aksionet e kompanisë në bursat ndërkombëtare

Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos dhe gruaja, Mc Kenzie, do të ndahen. Ata të dy do të ndahen pas 25...

Aktualitet17:57 - 9 Janar, 2019

Administrata e Trump degradon misionin e BE në SHBA

Administrata e presidentit Donald Trump ka degraduar vitin e kaluar statusin e misionit të Bashkimit Europian pa bërë asnjë njoftim....

drejtesia, vettingu, kalimi drejtesia, vettingu, kalimi
Aktualitet11:18 - 9 Janar, 2019

Kreu i Gjykatës së Kurbinit del para Vettingut/ KPK zbulon pasurinë e fshehur

Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit, do të japë sot vendimin për Kryetarin e Gjykatës së Kurbinit, Alfred Gjonin, vendim i...

Aktualitet09:42 - 9 Janar, 2019

Video/ Festivali i akullit dhe borës

Në Kinë është hapur Festivali ndërkombëtar i Harbinit, i skulpturave të akullit dhe borës. I vendosur në provincën e Heilongjangut...

Trending

Read previous post:
Salianji e pranon publikisht/ Në video jam unë, GD është…

Deputeti demokrat, Ervin Salianji, sot në mbrëmja do të shfaqet në ekranin e televizionit Klan, në emisionin investigativo-satirik STOP, ku...

Close