LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Një Parlament më të pastër?/ Ikën kriminelët dhe erdhën deputetët me biseda perverse

13 Shkurt 2018, 09:46, Aktualitet CNA

Në takimin e Këshillit të Stabilizim-Asociimit, deputetja e PD ?së, Albana Vokshi, ka folur për një Kuvend më të pastër sa i përket inkriminimit.

?Falë iniciativës së Opozitës për dekriminalizimin sot, kemi një Parlament më të pastër?, ka thënë Vokshi.

Është e vërtetë që mund të kemi një Parlament më të pastër, por me më shumë perversë.

Thënë ndryshe, ikën kriminelët nga Parlamenti dhe erdhën deputetët me biseda perverse.

Dje CNA, (CityNews Albania) denoncoi skandalin e mesazheve erotike që u prodhua në ambjentet e Parlamentit.

Një deputet i cili paguhet me taksat e  qytetarëve për t?i përfaqësuar në Kuvend,  e sheh institucionin si vend për të shkëmbyer mesazhe erotike.

Deputetja Vokshi, para se të flasë për pastërtinë e Kuvendit, duhet duhet të flasë për denoncimin  që është bërë dje, se si e komenton veprimin e kolegut të saj.

Vokshi duhej të ndiqte shembullin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD ?së, Arben Ristani i cili dënoi skandalin.

Por, për Vokshin duket se nuk përbën shqetësim perversiteti, ndaj ka zgjedhur të heshtë  përballë këtij skandali./CNA.al

Ekskluzive-Video e deputetit në bisedën perverse/Shk……, pleh.., q..

Pa censurë/ Video e plotë e deputetit Salianji

Fotot dhe teksti i plotë i bisedës së deputetit/ …vetëm më dërrmove

 

 

Lajmet e fundit nga