Nga Përparim Kabo/ Ikja e turpshme e një Kryeprokurori… – CNA
Connect with us

Opinione

Nga Përparim Kabo/ Ikja e turpshme e një Kryeprokurori…

Publikuar

-

Para do kohësh unë ju shkruajta dhe Ju kërkova si qytetar që të vepronit kundër atyre gjyqtarëve që në pak vite kishin vënë një pasuri rreth 40 milion euro. Madje ju thash,…: Bëheni zoti Llalla që të mos e humbisni të drejtën që të shihni në sy fëmijët e tu. Iu drejtova më shumë shqiptarizëm se sa detyrës suaj funksionale. Në fund unë e mbyllja…Pres me durim. Dhe prita.

Dhe ja dje ju hytë dhe dolët nga një derë institucionale që do të duhej të ishte dera e nderit, por në fakt rezultoi fatalisht për ju si dera e turpit. Ike Adriatik Llalla si një person që nuk bëtë asgjë kundër krimit dhe korrupsionit…Të kujtohen besoj daljet e tua televizive në emisionet e gazetarit Sokol Balla…Që nga dalja e parë dhe deri te e fundit se si në një digresion pafuqie ju iu larguat premtimeve që i bëtë publikut dhe atdheut se do të ndihmonit për përshpejtimin e procesit të integrimit në BE.

Ju më shumë penguat sepse në një vend ku krimi është pushtet, pushteti drejtësisë është ose bashkëpunëtor ose i pafuqishëm. Në një vend ku krimi shkon deri në pushtetin legjislativ ai vend nuk është Republikë Parlamentare, por është Republika e Krimit Parlamentar. Në një vend ku sistemi i drejtësisë është i kapur politikisht, i korruptuar, dhe një sistem i mbyllur kooperativ me qëllim jo dhënien e drejtësisë, por zhvatjen e qytetarëve, në atë vend nuk ka Rule of Law dhe shtet i të drejtave të njeriut mungon.

Ja pra zoti ishprokuror i përgjithshëm Adriatik Llalla se çfarë latë pas duke mos vepruar dhe duke bashkëpunuar jo me të drejtën dhe faktorët ndërkombëtar që më shumë se një herë ju kërkuan të vepronit, pritën dhe duruan shumë…Ju ikni tani me turp, i dështuar dhe besoj i gatshëm për tu përballur me drejtësinë sepse ju e dini që edhe mosveprimi ndëshkohet po një soj si veprimi i paligjshëm. Fatkeqësia më e madhe është kur në jetë nga maja shkon në fund, ju e keni këtë fat që e gatuat vetë.! Historia institucionale do të shkruaj…” Ikja e turpshme e një kryeprokurori…

 

 

Aktualitet

Nga Mustafa Nano/ Pse më kërcet e gjitha historia e Balilit

Publikuar

-

By

Mustafa Nano

I shumëkërkuari Kelmend Balili, me aq sa është dukur këto ditë, është një djalë i edukuar, me pamje paqësore, me vështrim si të pafajshëm. Ai fliste me zë të ulët, me tone të shtruara, aq sa, i krahasuar me politikanët që bëjnë ligjin në Shqipëri, ai më ngjante me një gentleman të vërtetë. Përfundimi? Edhe një personazh i malavitës është një gjë më delikate sesa të zgjedhurit tanë.

Kelmend Balili ka në dosjen e tij penale, të paktën sipas avokatit të tij, veç një akuzë që lidhet me transportin e një sasie kanabisi, në të cilën nuk provohet dot që ai është i përfshirë. Asgjë tjetër veç kësaj. Dhe unë jam i shokuar prej këtij fakti. Ky na qenka Eskobari i Ballkanit?

Pse gjykata ka vendosur masën e arrestit, ndonëse provat mungojnë? Mos ndoshta nën presionin e aktorëve jashtë gjyqësorë? Janë të lirë e guximtarë gjyqtarët tanë për t’i dhënë pafajësinë e merituar një njeriu, për të cilin të gjithë mendojnë se është fajtor?

Çfarë kanë në dorë kundër tij agjencitë e Interpolit, të cilat e kanë shpallur në kërkim? Pse institucionet tona nuk i disponojnë provat e Interpolit?

Çfarë ka ditur ambasadori amerikan që gjëmonte e sokëllinte kundër Balilit? Pse gjërat që ai ka ditur nuk janë përfshirë në dosjen penale në ngarkim të Balilit?

Pse Balili është arrestuar në datën 15 janar, një datë e përcaktuar prej tij, gjë që del edhe nga intervista dhënë gazetarit Hoxha, dhe jo në datën 14, kur ai ka fjetur në shtëpinë e vet?

Ç’kuptim ka kushti kafkian apo oruell-ian që Balili i ka vënë policisë gjatë negociatave të dorëzimit për një proces të drejtë penal? Kaq i trashë është Balili sa të mos kuptojë se ky kusht nuk ka kuptim? Kaq i trashë është ai sa të mos kuptojë se një garanci e tillë nuk ka kuptim të jepet nga askush, aq më tepër nga policia, ku ai po dorëzohej pas negociatash? Pastaj, ç’janë këta policë që kanë rënë dakord me një kusht të tillë? Janë policë që mendojnë se kanë në dorë procesin e gjykimit?

Pastaj, pse Balili ka qenë i sigurt se policia do të respektonte një marrëveshje gentlemanësh me Eskobarin e Ballkanit?

Pse kanë qenë të nevojshme muaj të tërë negociatash mes policisë e Balilit, në një kohë që shqetësimet e këtij të fundit kanë qenë të bazike e minimale?

Merret vesh se Balili nuk ka qenë pjesë e negociatave. Se ç’kuptim do kishte të ishte ndryshe? Kështu që i bie se dikush ka negociuar në emër të Balilit, dikush që ka qenë në dijeni të vendndodhjes së shqiptarit më të kërkuar. Dhe ky njeri, në vend të arrestohej që fshihte vendndodhjen e njeriut më të kërkuar nga policia, u zgjodh si negociator!!!???

Mua më kërcet e gjitha kjo.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Kush mund ta rrëzojë Edi Ramën

Publikuar

-

By

Edi rama kryetar i PS

Nga Zamira Çavo

-Nisur nga deklaratat e fundit të krerëve të opozitës e duke analizuar situatën e sotme politike them se:

1-Thirrjet e opoztës për protesta popullore janë  tashmë të pabesueshme. Gati çdo javë  për mbi dy vjet e dëgjojmë këtë deklaratë.

2-Populli është i gatshëm të ngrihet në protestë për pabarazinë, kundër korrupsionit, për varfërinë. Por as Basha e as Monika nuk kanë pikën e moralit për të folur rreth këtyre plagëve, pasi janë ata vetë që kanë dhënë kontribut maksimal për varfërinë, e korrupsinonin  në kurrizin e popullit.

3-Protesta e të rinjve studentorë, është pothuaj e pamundur të shndërrohet në protestë të opozitës, pasi flamuri i protestëts së të rinjve është “Larg kësaj politike të ndyrë”. Opozita nuk mund ta ketë këtë protestë kalin e saj të betejës!

4-Media me trajtimet që i bën politikës, me nxitjen e gjuhës së urrejtjes dhe thellimit të dasive politike, ka shkaktuar konfuzion të madh tek njerëzit duke vënë në dyshim edhe disa të vërteta që ajo ka thënë. Kjo bën që në tërësi një pjesë e mirë e njerëzve ti besojnë akoma  Edi Ramnës.

5–Dalja e Sali Berishës dje në foltoren e parlamentit dhe thirrjet e tij histerike por dëshpëruese, më shumë i prishin punë opozitës se sa Edi Ramës.

6-Faktori ndërkombëtarë nuk mund të mbështesë  në asnjë rast dhunën  verbale apo fizike dhe vecantërisht nuk mund të mbështesë thirrjet histerike për ta rrëzuar me dhunë Ramën.

7-Edi Ramën do ta rrëzojë egua e tij personale e sëmurë, do ta rrëzojë arroganca e tij ndaj  njerëzve, do ta rrëzojë politika e tij thelbësisht e djathtë në favor të klientelës dhe biznesit klientelist.

Me pak fjalë Edi Ramën mund ta rrëzojë vetëm Partia Socialiste. Eshtë ajo që ka ardhur në pushtet me votat e popullit dhe është sërish ajo që është përgjegjëse për përfaqësuesin e saj në qeverisje.

8-Partia Socialiste e rrënuar në organizimin e saj e ka të domosdoshme të rishikojë të gjithë politikën e studkturave të veta dhe mesiguri nuk do mbetet më peng i një individi, qoftë ai dhe Edi Rama.

9- Pavarësisht se bashkëpunëtorët e tij të larguar nga drejtimi  duken ok me vendimin e kryeministrit sërish ata tashmë janë shndërruar në kundërshtarë të heshtur të tij. Këta i janë shtuar grupit të socialistëve të pakënaqur që tashmë sa vijnë e shtohen në rradhët e partisë Socialiste.

10-Partia Socialiste nuk ka rrugë tjetër për të mbajtur pushtetin përvse ë riorganizohet brënda vetes për ti dhënë fund autoritetit të “njëshit” dhe për të rifituar besimin e njerëzve.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Protesta e Bashës s’do largoj Ramën por studentët

Publikuar

-

By

Kreshnik Spahiu ish kryetar AK-se

Nga Kreshnik Spahiu

-Ka 2 muaj që sheh ëndrra, si mund ti prijë levizjes studentore, por ata nuk e pranojnë!
Pas 1 vit protestash popullore Lulzim Basha kishte mbetur spektator. Ai i ndiqte nga media protestat e Kalimashit, Teatrit, naftëtarve, emigrantëve dhe aktualisht të studentëve.
Askush nuk e pranonte, askush nuk e merr seriozosht, askush nuk do që të bëhet pis protesta me prezencën e tij.
Në fakt dhe ai nuk i ka me qef protestat por nuk e mban hiç presionin e Berishës. Çdo ditë Berisha i ngërdheshet dhe i çirret me të drejtë: “Të besova partinë dhe s’mund t’ma shkatrrosh duke fjetur në Hollandë”
Basha duroj sa duroj, dhe dje bëri mbledhje me opozitën e lodhur 28 vjet në pushtet dhe parlament.
Dje doli dhe paralajmërmi për “fundin” e Edi Ramës por askush nuk e besoi dhe askush nuk e mori seriozosht sepse:
1- Opozita nuk i fiton dot zgjedhjet me këtë Kod Zgjedhor, që fal marrveshjes famkeqe me Ramën, ai nuk flet kurrë më për votën elektronike!
2- Opozita nuk ka një ofert të re por sërish me ish-ministrat 28 vjeçar që i urren mbarë populli dhe s’kanë fijen e popullaritetit.
3- Protestat e Bashës janë më qesharaket në Europë pasi organizohen si koferenca shtypi në natyrë. Fjalimi bajat i përsëritur i Bashës dhe që më pas i shpërndan militantët me qetësi.
4- Paneli dhe liderët miliarder të opozitës që kryesojnë protestat e syze Cartier dhe Kostume Hermes. Deri dje jetonin në mal me lopët dhe tani kanë justifikuar pasurinë duke shitur gomarin apo kosheret me bletë.
5- Tradhëtitë që Basha u bën vazhdimisht çdo kauze dhe proteste radhazi kanë lënë shijen e besprerit. Le të kujtojmë:
Në protestën e fundit i la mitingashët në shesh dhe drekonte me muzik tek Restorant Piaca
Në protestën e parafundit me çadër hyri në bashkqeverisje me Ramën etj etj …
6- “Zjarr-fikës protestash” e quan gjithë populli, madje edhe Monika Kryemadhi dje deklaroi: “Opozita smund të jetë më Zjerrfikse.”
Për të gjitha këto arsye Lulzim Basha po del në protestë jo për të rrëzuar Ramën por studentët sepse po i rrëshqet nga dora flamuri opozitar.
Prandaj ai ska rrugë tjetër, veçse të bëj sërish zjarrfiksin dhe të largojë studentët.
Unë e di fundin e kësaj proteste, do vdes shpresën rinore dhe lëvizjen studentore.
Në të kundërt, ai dhe ish-pushtetarët që ai mban në çadër do bien së bashku me Ramën sepse një opozitë revolucionare po lind në Shqipëri.
Koha e dyshes Rama-Basha ka skaduar.
Loja e tyre është konsumuar….

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet18:20 - 17 Janar, 2019

Vizita e Putin në Serbi/ Tregon dy gabimet e Kosovës

Presidenti rus, Vladimir Putin i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Serbi. Nga konferenca me homologun e tij serb...

Aktualitet16:11 - 17 Janar, 2019

Kaos në Universitetin e Durrësit/ Pedagogët bashkohen me studentët

Pedagogët e Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës kanë firmosur një peticion për të mbështetur protestën e studentëve. Ndërsa, studentët prej...

presidenti rus vladimir putin presidenti rus vladimir putin
Aktualitet15:58 - 17 Janar, 2019

Putin në Serbi/ Reagojnë Oganizatat joqeveritare

Organizatat joqeveritare në Serbi kanë thënë sot se modeli i pushtetit autoritar që përdor presidenti rus, Vladimir Putin nuk duhet...

Aktualitet11:40 - 17 Janar, 2019

Në kujtim të aktorit korçar Jani Riza

Kujtojme sot 73 vjetorin e lindjes se aktorit te mirenjohur Korcar Jani Riza qe per fat te keq eshte ndare...

Aktualitet08:53 - 17 Janar, 2019

Putin sot në Beograd/ Mitrovica “pushtohet” nga flamujt dhe shkrimet ruse

Në ditën kur presidenti rus Vladimir Putin pritet të vizitojë Beogradin, në veri të Mitrovicës janë vendosur gjithandej flamuj të...

kryeministrja e anglise, theresa may, ne deklarate kryeministrja e anglise, theresa may, ne deklarate
Aktualitet20:37 - 16 Janar, 2019

Brexit/ Theresa May fiton në mocionin e mosbesimit

Parlamenti britanik nuk e ka miratuar mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së Theresa May. Pas votimit, kryeministrja Theresa May tha...

stema e ushtrise clirimtare te kosoves stema e ushtrise clirimtare te kosoves
Aktualitet18:44 - 16 Janar, 2019

Krimet e luftës/ Komandanti i UÇK-së përpara Gjykatës Speciale

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Lushtaku ka përfunduar ditën e sotme intervistimin nga Prokuroria Speciale e Hagës. Pas...

ministri i jashtem rus, sergey lavrov, ne nje konferece per mediat ministri i jashtem rus, sergey lavrov, ne nje konferece per mediat
Aktualitet15:58 - 16 Janar, 2019

Ndryshimi i emrit të Maqedonisë/ Zbulohet qëndrimi i Rusisë

Rusia ka ngritur një pikëpyetje në lidhje me marrëveshjen e ndryshimit të emrit të Maqedonisë. Ministri i Jashtëm i Rusisë,...

ish-komandanti thirret nga gjykata speciale ish-komandanti thirret nga gjykata speciale
Aktualitet15:41 - 16 Janar, 2019

Akuza për krime lufte/ Ish-komandanti në Gjykatën Speciale

Komandanti i Brigadës 124 të Rahovecit, Ismet Tara, i njohur si “komandant Hoxha”, është  thirrur nga Gjykata Speciale. Tara është...

voa, zeri i amerikes ne shqip voa, zeri i amerikes ne shqip
Aktualitet10:58 - 15 Janar, 2019

E quajti kazan/ “Zëri i Amerikës” i përgjigjet Ramës

Media amerikane më e madhe dhe më jetëgjatë, në Shqipëri, “Zëri i Amerikës” mbushi  sot 75-vjet transmetim. Ditën e djeshmje...

masakra ku u vrane 45 vete ne recak masakra ku u vrane 45 vete ne recak
Aktualitet10:47 - 15 Janar, 2019

Masakra e Reçakut/ Ende nuk ka drejtësi

20-vjet kanë kaluar nga masakra në Reçak të Shtimës në Kosovë dhe asnjë shenjë nuk ka që të bëjë lidhjen...

Aktualitet13:54 - 13 Janar, 2019

Foto/ Zgjidhet ministri i ri i Mbrojtjes në Greqi

Është zgjedhur personi i cili do të drejtojë Ministrinë e Mbrojtjes në Greqi. Menjëherë pas dorëheqjes së Panos Kammenos nga...

Aktualitet13:30 - 13 Janar, 2019

Paralajmëron drejtori i Policisë/ Çfarë do ndodhë me grupet kriminale

106-vjetori i krijimit të Policisë së Shtetit është festuar edhe në Drejtorinë Vendore të qyetit të Elbasanit. Drejtori i Policisë...

Aktualitet11:43 - 13 Janar, 2019

Dorëhiqet ministri i Mbrojtjes në Greqi

Ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kammenos ka dhënë dorëheqjen. Kammenos, i cili njëkohësisht është edhe lider i partisë ANEL, ka...

Aktualitet14:49 - 12 Janar, 2019

Shpërthim i fuqishëm në Paris/ 2 të vdekur 30 të plagosur

Parisi u trondit nga një shpërthim i fuqishëm mëngjesin e sotëm. Shpërthimi ndodhi si rezultat i rrjedhjes së gazit në...

Aktualitet10:02 - 12 Janar, 2019

Shpërthim në qendër të Parisit/ Raportohet për disa të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen Opera, në Paris. Mësohet...

Aktualitet19:46 - 11 Janar, 2019

Kuvendi çan bllokadën e votave/ Miratohet emri Maqedonia e Veriut

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi sot  ndryshimin e Kushtetutës për marrëveshjen me Greqinë në lidhje me çështjen e ndryshimit...

Aktualitet18:53 - 11 Janar, 2019

Skandali në Pashaliman/ Reagon Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura ka reaguar pas vjedhjes së tre armëve automatike në bazën ushtarake të Pashalimanit...

Aktualitet15:29 - 11 Janar, 2019

Thirrja e Alia Asllanit më aktuale se kurrë/ Mbushni xhepe, mbushni arka, të “pabrek” ju gjeti dreka, milionier ju gjeti darka!

Që nga Korça gjer te Shkodra mbretëron një errësirë, nëpër fusha, nëpër kodra, vërshëllen një egërsirë! Pra, o burra, hani,...

Aktualitet13:49 - 11 Janar, 2019

Debati për Cakajn/ Albin Kurti zë ngushtë Ramën

Debati për mosdekretimin e Gent Cakaj ka përfshirë të gjithë spektrin politik në Kosovë. Pas refuzimit të Presidentit Ilir Meta,...

Aktualitet13:09 - 11 Janar, 2019

Dëbora izolon Kukësin/ Ndërhyn ushtria

Forcat e ushtrisë janë nisur drejt fshatit Tërshenë të Kukësit, ku që prej mbrëmjes së djeshme një 50-vjeçar është shumë...

Aktualitet10:10 - 11 Janar, 2019

“$525,000+ për Shqipërinë në 3 minuta”, Albanian Scholarship Effort

Nga Besart Çopa * Në moshën 15 vjecare unë isha Shqiptari i parë që iku në një nga gjimnazet më...

Kultura09:19 - 11 Janar, 2019

Konkurs poetik, për dëshmorin Bylbyl Hazir Breçani

“Botimet TROPOJA”, në nderim të emrit e veprës të Bylbyl Hazir Breçanit: “Dëshmor i Kosovës dhe i Shqipërisë”, “Qytetar Nderi”...

Aktualitet01:08 - 11 Janar, 2019

VIDEO-Përplasje në fakultetin e drejtësisë/ Policia futet në ambientet ku janë ngujuar studentët

Policia private qe ruan godinen, është futur rreth ores 00.30 minuta, në ambientet e brendëshme të Fakultetit të Drejtësisë, ku...

Aktualitet21:02 - 9 Janar, 2019

Themeluesi i Amazon ndahet nga gruaja, bien aksionet e kompanisë në bursat ndërkombëtare

Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos dhe gruaja, Mc Kenzie, do të ndahen. Ata të dy do të ndahen pas 25...

Aktualitet17:57 - 9 Janar, 2019

Administrata e Trump degradon misionin e BE në SHBA

Administrata e presidentit Donald Trump ka degraduar vitin e kaluar statusin e misionit të Bashkimit Europian pa bërë asnjë njoftim....

drejtesia, vettingu, kalimi drejtesia, vettingu, kalimi
Aktualitet11:18 - 9 Janar, 2019

Kreu i Gjykatës së Kurbinit del para Vettingut/ KPK zbulon pasurinë e fshehur

Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit, do të japë sot vendimin për Kryetarin e Gjykatës së Kurbinit, Alfred Gjonin, vendim i...

Aktualitet09:42 - 9 Janar, 2019

Video/ Festivali i akullit dhe borës

Në Kinë është hapur Festivali ndërkombëtar i Harbinit, i skulpturave të akullit dhe borës. I vendosur në provincën e Heilongjangut...

Trending

Read previous post:
Zhvendosja e Teatrit/ Ja cili është sugjerimi i avokates së popullit

Pas projektligjit të qeverisë për transferimin e Teatrit Kombëtar, artistët kanë kërkuar një shqyrtim të situatës me avokaten e popullit,...

Close