Connect with Us

Moti i keq/ Ja gjendja e vendit në orët e fundit

Uncategorized

Moti i keq/ Ja gjendja e vendit në orët e fundit

Publikuar

-

Qendra e Bashkuar Operacionale e FA dhe Emergjencat Civile, me anë të një raporti kanë dhënë informacione për gjendjen e vendit orët e fundit.

Nga të dhënat mësohet se zona veriore është dominuar nga reshje shiu të herëpasheshme me intensitet të ulët deri mesatar dhe lokalisht të lartë prej orëve të mesditës.

Ndërsa në zonën qendrore ka pasur reshje shiu të herë pas hershme, fillimisht me intesitet të ulët dhe më pas me intesitet mesatar dhe të lartë, breshër lokal pas mesdite.

Në zonën jugore ka pasur reshje shiu të herë pas hershme, shtrëngata dhe stuhi lokale.

Informacioni i plotë:

Sot, nga ora 09:00-18:30, mbi vendin tonë ka mbizotëruar mot me vranësira të dendura. Në zonën veriore ka pasur reshje shiu të herë pashershme me intensitet të ulët deri mesatar dhe lokalisht të lartë prej orëve të mesditës. Në zonat malore në lartësitë mbi 400 metër ka pasur reshje dëbore. Në zonën qendrore ka pasur reshje shiu të herë pas hershme, fillimisht me intesitet të ulët dhe më pas me intesitet mesatar dhe të lartë, breshër lokal pas mesdite.Në relievet malore në lartësitë mbi 800 metër ka pasur reshje dëbore. Në zonën jugore ka pasur reshje shiu të herë pas hershme, shtrëngata dhe stuhi lokale. Intesiteti më i lartë i reshjeve ka qenë në pjesën e dytë të ditës, shoqëruar me breshër të izoluar. Në lartësitë mbi 500 metër reshjet kanë qenë në formën e dëborës.

Era ka fryrë e fortë, në bregdet deri 55 km/orë, nga juglindja.

Qarku Shkodër.

Bashkia Shkodër.

Aksi rrugor rural Shkodër-Theth është i bllokuar nga dëbora në vendin e quajtur Qafë Thore. Dëbora vazhdon të bjerë.

Aksi rrugor rural Shkodër-Breg Lumi, në vendin e quajtur Mali Shoshit, është i bllokuar pasi ka rreth 30 cm dëbore. Dëbora vazhdon të bjerë.

Bashkia Malësi e Madhe.

Aksi rrugor rural Selcë-Vermosh është i kalueshëm me zinxhirë pasi ka rreth 30 cm dëbore. Dëbora vazhdon të bjerë.

Aksi rrugor rural Koplik-Razëm-Bogë është i kalueshëm. Në këtë aks rrugor ka rreth 20 cm dëbore që vazhdon të bjerë.

Bashkia Vau Dejës.

Akset rrugore jane te kalueshme ne zonat malore te bashkise Vau Dejes vazhdojne rreshjet e debores.

Bashkia Pukë.

Territori i bashkisë Pukë prej mëngjesit është përfshirë nga reshjet e borës.

Deri në këto momente situata paraqitet e qetë dhe pa probleme, ndërkohë që reshjet e dëborës vijojnë të bien me intensitet të lartë. Trashësia e borës në qytet është 3 cm, ndërsa në lartësitë malore i ka kaluar 20 cm.

Të gjithë akset rrugore nacionale dhe rurale në territorin e bashkisë Pukë janë të kalueshme pa probleme. Në akset rrugore nacionale mjetet e subjektit kontraktor që mirëmbajnë këto akse po punojnë me intensitet. Në aksin rrugor nacioanal Pukë-Fushë Arrëz, si dhe anasjelltas,  është e domosdoshme hedhje më shumë e kripës në rrugë, pasi në disa pika ka rrezik rrëshqitje të automjeteve.

Një mjet fadromë që disponon bashkia është në gatishmëri për të ndërhyrë në çdo rast kur është e nevojshme.

Bashkia Fushë-Arrëz.

Akset rrugore nacionale janë të hapura. Në disa segmente kalimi është me vështirësi dhe rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.

Aksi rrugor rural Fushë Arrëz-Iballë është hapur dhe po punohet për mbajtjen hapur të tij pasi reshjet e dëborës po vazhdojnë të bien dhe i kalojnë 50 cm në disa segmente të tij. Akset rrugore rurale të tjera që lidhin njësitë administrative të kësaj bashkie janë aktualisht të hapura dhe kalimi bëhet nga mjetet foristrada por është i nevojshëm përdorimi i zinxhirëve.

Një fadromë e bashkisë vazhdon të punojë për të penguar bllokimin e segmenteve rrugore.

Qarku Kukës.

Qarku i Kukësit është përfshirë nga reshjet e borës dhe pjesërisht ato të shiut të shoqëruar me erëra të forta nga verilindja.

Akst rrugore.

Aktualisht akset rrugore nacionale që përshkojnë Qarkun e Kukësit janë nën prezencën e borës dhe efektin e rënies së gurëve dhe dherave prej skarpateve.

Aktualisht është kjo gjendje në akset të cilat janë prekur nga këto kushte atmosferike:

Rruga e Kombit është e kalueshme normalisht. Po punojnë 4 borëpastruese dhe 4 janë në gatishmëri. Lartësia e borës në Tunel-Kalimash është 20 cm.

LEXO EDHE:  Ç'po ndodh në Durrës/Dy tragete të linjës nisen 3 orë me vonesë

Aksi rrugor Kolsh-Qafë Shllak është i kalueshëm normalish. Po punojnë 2 borëpastruese dhe 2 janë në gatishmëri. Lartësia e borës 5 cm.

Aksi rrugor Kukës-Bushtricë është i kalueshëm normalisht. Në gadishmëri janë 2 borëpastruese. Lartësia e borës 2 cm.

Aksi rrugor Kukës-Ura e Zapodit e kalueshme normalisht. Në gadishmëri 1 borëpastratuese e 1 fadromë.

Aksi rrugor Kukës-Krumë-Q.Prushi-Kam është i kalueshëm normalisht. Po punojnë 1 borëpastruese dhe 1 fadromë. Lartësia e borës Qafë Tobli është 3 cm dhe në Qafë Prushi është 5 cm.

Aksi rrugor B.Curri-Kam është i kalueshëm normalisht. Po punojnë 2 borëpastruese. Lartësia e borës në QafëLuzhë është 4 cm.

Aksi rrugor B.Curri-Valbonë është i kalueshëm normalisht. Po punojnë 3 borëpastruese dhe 1 fadromë. Lartësia e borës është 40 cm në Valbonë.

Aksi rrugor Qafë Morinë-B.Curri-Fierzë-Lekbibaj është i kalueshëm normalisht. Po punojnë 2 borëpastruese. Lartësia e borës në Qafë Morinë është 3 cm.

Gjithsej nga firmat kontraktore janë vënë në punë 16 mjete me 64 punëtorë, 10 mjete janë në gatishmëri.

Akse të bllokuara.

Aksi rrugor rural që lidh fshatin Lojme të njësisë administrative Zapod me bashkinë Kukës.

Aksi rrugor rural që lidh njësisë administrative Arrën me bashkinë Kukës.

Kanë punuar nga bashkitë 15 punonjës dhe 4 mjete.

Qarku Elbasan.

Gjatë mesditës pati reshje të dendura dëbore dhe për këtë arsye pati vështirësi në qarkullimin e automjeteve në aksin rrugor nacional Librazhd-Qafë Thanë. Menjëherë pati angazhim të strukturave dhe subjekteve kontraktore nga Prefekti i Qarkut Elbasan. Policia rrugore udhëzoi drejtuesit e automjeteve të vendosnin zinxhirët për qarkullimin në këtë aks rrugor. Subjekti kontraktues angazhoi mjetet borëpastruese për pastrimi e dëborës. Situata u normalizua në një kohë të shpejtë. Aktualisht, në këtë aks rrugor qarkullohet normalisht por me përdorimin e zinxhirëve prej automjeteve.

Qarku Dibër.

Sot i gjithë qarku Dibër u përfshi paradite ngareshje të dobëta shiu dhe dëbore, ndërsa në orëte pasdites reshjet e shiut filluan me intensitetmë të lartë, shoqëruar me dëborë të dendur qënë disa zona arriti deri në 40 cm.

Aktualisht rreshjet vazhdojnë por me intensitetmë të ulët.

Për shkak të reshjeve gjendja në infrastrukturënrrugore paraqitet si me poshte vijon :

Në të gjithë qarkun rrugët nacionale janë tëqarkullueshme.

Problem është çfaqur në segmentin e aksitrrugor nacional Qafë Bualli-Martanesh, bashkiaBulqizë, pasi nga reshjet e dëborës ështëbllokuar ky segment, por po punohet me fadromë nga subjekti kontraktor, i cili po mbankëtë aks rrugor të hapur.

Problem përben segmenti rrugor nacional Ura e Qytetit-Zerqan, bashkia Bulqizë, ku ka prani tëmbi 25-30 cm dëborë, rruga e bllokuar. Po punon subjekti kontraktor për për hapjen e saj.

Gjithashtu, problem në qarkullim nga reshjet e dëborës përben rruga nacionale Ura e Çerenecit-Steblevë, ku kalohet me vështirësi.

Rruga rurale Klenjë-Trebisht-Ostren, është e bllokuar pasi ka prani të mbi 40 cm dëborë.

Në bashkinë Dibër, problem nga dëbora përbenrruga rurale Selishtë-Peshkopi dhe rruga ruralePeshkopi-Lurë, në të cilat kalohet me vështirësipasi ka prani të mbi 30-35 cm dëborë.

Në pikën doganore të Trebishtit si pasojë e rënies së inerteve dhe borës në rrugë ka pasur një bllokim të përkohshëm të aksit rrugor por mjete dhe forca nga bashkia Dibër dhe subjektit kontraktor kanë punuar dhe normalizuar situatën. Aktualisht ky aks rrugor është i kalueshëm.

Qarku Korçë.

Gjatë mesditës pati reshje të dendura dëbore dhe për këtë arsye pati vështirësi në qarkullimin e automjeteve në aksin rrugor nacinal Pogradec-Qafë Thanë. Prefekti i Qarkut Korçë angazhoi menjëherë të gjithë strukturat përgjegjëse dhe subjektet kontraktore të mirëmbajtjes së këtij aksi rrugor. Policia Rrugore ju dha udhëzim drejtuesëve të automjeteve që të vendosnin zinxhirët për qarkullimin në këtë aks rrugor. Subjekti kontraktues angazhoi 5 mjete borëpastruese për pastrimi e dëborës. Situata u normalizua në një kohë të shpejtë dhe aktualisht në këtë aks rrugor qarkullohet normalisht por me përdorimin e zinxhirëve prej automjeteve.

Qarku Vlorë.

Nga reshjet shumë të dendura të rëna gjatë mesditës në qytetin e Vlorës ka pasur rritje të nivelit të ujit në disa akse rrugore, si më poshtë:

  • Rruga; Biblioteka – Kisha

 

  • Rruga; Pas universitetit.

 

  • Rruga; Lagja 10 Korriku (bobinazhi)

 

  • Rruga; Hasan Kushta, tek  lokali Albano dhe Romina.

Rrugët janë kaluar me vështirësi për disa minuta, por situata u normalizua dhe aktualishtrrugët janë të kalueshme pa probleme. Strukturat e UK janë në terren.

Të 3 mjetet vetëshkarkuese të tonazhit të lartë të kërkuara nga Institucioni i Prefektit të Qarkut Vlorë pranë Ministrisë së Mbrojtjes nëpërmjet QKOEC së DPEC për mbushje (përforcimin me gurë), të  argjinaturës dhe trasesë së hekurudhës në Novoselë mbërritën dhe filluan punën gjatë pasdites. Prurjet e lumit Vjosë kanë qenë të larta por nën kufirin kritik dhe nuk kanë krijuar probleme në të gjithë qarkun.

Qarku Durrës.

Në skarpatën e digës së rezervuarit të Tapizës është riaktivizuar rrëshqitja e ndodhur disa kohë më parë. Prefekti i Qarkut dhe bashkia krujë kanë angazhuar strukturat. Aktualisht nuk ka probleme por po kryhet shkarkimi normal dhe i kontrolluar për të ndërhyrë më pas për të mbushur me gurë, inerte, etj, zonën e rrëshqitjes.

Deri tani situata paraqitet e qetë dhe pa probleme në të gjitha qarqet e vendit. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

A do ta nxjerrë të pafajshëm Artan Gjermeni, ish-deputetin Salianji?!

Publikuar

-

Nga

Në Gjykatën Penale të Tiranës ka filluar të zhvillohet proçesi gjyqësor në lidhje me çështjen e bujshme, “Babale”, një skenar që zili do ta kishte zili edhe Hollivudi, ku është i përfshirë ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji, gazetari Jetmir Olldashi, Fredi Alizoti dhe i ashtuquajturi “Babale”, apo Albert Veliu.

Katër personazhe, të cilët rreth një vit më parë ngritën në këmbë opinionin publik duke sajuar një film aksion që fillonte tek ministri i Brendshëm në atë kohë, Fatmir Xhafaj, tek vellai i tij Agron Xhafaj, që shkonte deri te kryeministri dhe emra të tjerë drejtues të lartë të mazhorancës, por edhe të opozitës.

Në atë kohë “Babalja” dhe Alizoti mbaheshin nga PD si dy “xhevahire”, por më pas gjerat filluan të zbërtheheshin një e nga një. Tani, pasi çështja shkoi tek Krimet e Rënda, përfundoi tek Prokuroria e Tiranës.

Prokurorët akuzojnë Ervin Salianjin dhe gazetarin Olldashi, si personat që kanë inskenuar gjithë atë zhurmë dhe tymnajë të ngritur në lidhje çështjen “Babale”.

Por, çfarë po ndodh në Gjykatën e Tiranës dhe a po përpiqet Artan Gjermeni, njeriu që po shqyrton çështjen, për ta nxjerrë të pafajshëm Ervin Salianjin dhe mikun e tij gazetarin Olldashi?

Burimet janë të ndryshme, lajmet janë kontradiktore. Dikush pretendon se Gjermeni është i majtë, dikush pretendon se për shkak të mos kalimit të Vettingut mund të bëjë qoken e radhës tek Salianji, e kështu me radhë.

Por, në korridoret e Partisë Demokratike, zërat thonë se Salianji do të dalë i pafajshëm dhe se gjithçka me Gjermenin është mbyllur, nëpërmjet dy linjave të tjera.

Linja e parë, bazuar te opozitarët është një lidhje e përfaqësueve ligjorë të Salianjit që nga fillimi i procesit penal me gjyqtarin Artan Gjermeni.

LEXO EDHE:  Moti i keq përmbys varkën/ Humbin jetën 17 persona, mes tyre dhe fëmijë

LEXO EDHE:  Mot i keq në Vlorë/ Pezullohet lundrimi i tragetit nga Brindizi

Një nga bashkëpunëtorët e Salianjit, i cili është në krah të tij dhe mbrojtës kryesor i tij ka një lidhje të fortë familjare me Gjermenin, çka çon në dyshime se mund të ketë marrë një premtim për pafajësi.

Një lidhje tjetër që ka rënë në duart e opozitarëve është edhe drejtuesi i Fokus Media, Irfan Hysenbelliu, i cili njihet për mbështetjen që ka ndaj Salianjit dhe ish-sekretares së tij Grida Duma. Kjo dyshe ka një suport të plotë mediatik nga mediat e Irfan Hysenbelliut.

Artan Gjermeni njihet për lidhjen e ngushtë dhe miqësinë e veçantë që ka me botuesin e mediave që nga ana tjetër është mik i ngushtë i Salianjit.

Këto janë dy tezat që qarkullojnë në korridoret e opozitës, për të nxjerrë të pafajshëm Ervin Salianjin.

Por, a do të mundet Gjermeni që ta nxjerrë të “palagur” ish-deputetin e PD-së, që ndezi flakë e zjarr një vit më parë politikën shqiptare.



Nga ana tjetër, teza se ai nuk kalon Vettingun, problemet me sistemin, janë një shans për Gjermenin, i cili shumë shpejt pritet të braktisë sistemin e drejtësisë.

Përtej çdo skenari “Babale” apo jo, tani gjithçka ka ngelë në dorën e Gjermenit. Gurët e shahut po luhen të gjithë. Salianji për pafajësi, dhe drejtësia për mosdrejtësi. Të shohim se çdo të ndodhë./ CNA.al

Alizoti “plas bombën” në Gjykatë/ Salianji na ofroi 200 mijë euro

Dosja “Babale”/ Salianji sjell prova të reja, si u manipulua zëri i Agron Xhafajt

“Çështja Babale”/ Alizoti “masakron” Salianjin: “Bëra çfarë më the për të marrë paratë, hap kamerat kur jemi takuar në PD”

“Kam bërë zërin e Agronit, lekët do mi jepte Salianji”/ Alizoti “fundos” ish-deputetin

Dosja “Babale”/ Salianji sjell prova të reja, si u manipulua zëri i Agron Xhafajt

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deputeti Murrizi e thotë troç: PD-PS, pazare në kurriz të shqiptarëve

Publikuar

-

Nga

Murrizi ftesë politikanëve/ Kush ka këllqe të vijë të garojë krah meje në 25 prill

Deputeti i Partisë Demokratike, Myslym Murrizi, njëherësh dhe zvendëskryetar i Parlamentit, ka goditur fortë dy forcat kryesore politike, PD-PS, duke i akuzuar se bëjnë pazare të ndyra në kurriz të shqiptarëve. Pazare që do tu kushtojnë pasi tashmë ka ardhur një tjetër “usta”



“Nuk është lojë shahu PD-PS. Bëjnë pazare në kurriz të shqiptarëve, por ka ardhur “usta” tjetër. Do pajtohen ose në burg të Recit ose do përfundojnë si ish-ministri Tahiri.  Kanë qejf që ta lënë kështu siç është. Tentojnë të bëjnë marrëveshje. Nesër deputetë të opozitës kanë mbledhje me ambasadorët. Do u them që nuk do jap konsensus pa ndryshuar sistemin zgjedhor, artikuloi deputeti Murrizi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Shënim/ Pse fajin për zgjedhjet nuk e ka sistemi?

Publikuar

-

Nga

Sot në mesditë, koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, ka rënë në një mendje me presidentin Ilir Meta, ish kreu i LSI-së, se përgjegjësi kryesor për situatën dhe krizën politike, që nga post 2008 , është sistemi zgjedhor. Një sistem për të cilin Ilir Meta bëri dhe grevë urie duke pretenduar se ishte shkatërrimtar për të. Por, në fakt, është po ky sistem që e bëri Ilir Metën vërtet polin e tretë politik në vend, me gati 19 deputetë, kur të gjitha forcat e mëdha i kishte kundër, jo shumë larg por dy vite më parë.

E kështu me radhë, lindi LSI-ja në 2009, në fakt si një forcë parlamentare, po nga ky sistem. E është po ky sistem që na prodhoi mandatet e djegura dhe një listë me individë që nuk i’u bindën partisë por hynë në Parlament dhe na treguan se Lulzim Basha vërtetë në vend të përfaqësuesve, të demokratëve dhe të shqiptarëve i kishte mbushur listat me sahanlëpirës, plaçkaxhinj, sharlatan, injorant, të pashkollë e gjithçka ndodhi ndodhej para, ashtu sikundër janë dhe shtresat e rilindjes në krahun tjetër, por nuk shfaqen, nuk flasin e nuk dëgjohen.

Po pse fajin nuk e ka sistemi?

Fajin nuk e ka sistemi për shkak se në Shqipëri problemi nuk është formula, pra mazhoritar, proporcional, mazhoritar i përzier me proporcional, listat e hapura apo listat e mbyllura.

Partitë politike në Shqipëri nuk funksionojnë si organizata të mirëfillta politike ku zgjidhesh, kalon një stad të caktuar, më pas largohesh, ka senate, ka njërëz me eksperiencë, dalin elita të reja e kështu me radhë. Nuk ndodh kështu! Është kryetari që vendos për të gjithë, pra kryetari është bajraktari i partisë. Ai që ka në dorë listat e deputetëve, ai që bën listat e komisionerëve, duke ia deleguar atij të degës, kryetari i degës përveç komisionerëve vendos dhe numëruesit, vendos drejtorët rajonal e kështu me radhë, bashkë me deputetët, e këta krijojnë një kastë të caktuar e cila është e gjitha në shërbim të bajraktarit në krye të partisë.

Prandaj, në thelb, në Shqipëri përtej asaj që artikulohet se sistemi është problem i madh, problem më i madh sot për sot janë kryetarët e partive, janë bajraktarët e tyre të cilët i trajtojnë ato si prona dhe biznese private. Ashtu siç është Edi Rama, ashtu siç është Lulzim Basha, po ashtu siç është dhe Ilir Meta, i cili partinë nuk pati besim t’ia linte më shumë se një muaj Petrit Vasilit, por ia kaloi gruas së tij.



Kështu është dhe Fatmir Mediu, që ka gjithë jetën kryetar, kështu është dhe Dash Shehi që ka gjithë jetën kryetar, kështu është Nard Ndoka, që ka gjithë jetën kryetar e kështu janë shumë e shumë parti në Shqipëri, të cilat janë formuar për të tjera, fillimisht idelale, apo të ndërtuara me të tjera qëllime, por që tani kanë katandisur si një tokë e xanun nga kryetarët e tyre, të cilët nuk lëshojnë një fije peri.

LEXO EDHE:  Foto-Moti i keq/ ARRSH: Ja akset rrugore problematike

LEXO EDHE:  Shqipëria bën një hap para në shuarjen e flakëve/Aktivizon programin e BE

E ky është thelbi i problemit. Çfarëdo lloj sistemi të përdoret në Shqipëri, a nuk ishte mazhoritari me proporcional, që shkaktoi “dushkun”? A nuk ishte proporcionali rajonal, me lista të mbyllura, që na solli këtë Parlament që kemi sot? Këtë palo Parlament që u mbush me kriminel e banditë nga kryetarët e partive, apo budallenj nga ana tjetër.

A nuk ishte sistemi mazhoritar i përzier me proporcional që në zona të drejtëpërdrejta na ka nxjerrë deputetë nga më të fëlliqurit? A nuk ka qenë direkt sistemi mazhoritarë që nëpër bashki u zgjodhën njerëz të inkriminuar, jo vetëm në 30 qershor por dhe në zgjedhjet e kaluara lokale! Prandaj thelbi i problemit është tek bajraktarët, tek kryetarët e partive dhë më pas zbret dhe poshtë tek elektorati, pra tek qytetarët, tek mungesa e një kulture të mirëfilltë politike dhe e një respekti të denjë ndaj votës. Pra shitblerja e saj, pazari që ofrohet nga bajraktarët, por edhe oferta që pranohet për shkak të varfërisë dhe problematikave të thella social-shoqërore.

Mirë do të ishte që kasta politike përtej sistemit të bënte disa hapa të tjerë. Të zgjidhte disa problem të tjera. Pra të kishte një marrëveshje kombëtare në lidhje me sjelljen politike, në lidhje me veprimet dhe aktet politike sesa të bënin hipokritin duke propoganduar se është sistemi ai që po na bëka gjëmën dhe për këtë të na qajë më shumë Ilir Meta i cili krijoi një parti gjobaxhinjsh dhe hajdutësh që sot, pra nga ky sistem, ka 19 deputetë të larguar, ish ministra të korruptuar por edhe 19 të tjerë që kanë hyrë brenda në Parlament që pa folur dhe pa hapur gojën kuptohet se çfarë janë. E më pas janë banditët e Ramës, e më pas vijnë dhe qesharakët e Lulzim Bashës të shitur e të blerë nëpër lista.

Ndaj mirë do të ishte të jenë një herë të sinqertë, e të mos i’a vënë fajin këtij sistemi. Ja ku është sistemi i Kosovës, le ta implementojnë. E kanë dhe sistemin e parë, mazhoritarin me proporcional  të përzierë, le ta provojnë, e kanë dhe këtë sistem që është le ta provojnë. Në çdo lloj forme, në çdo lloj mënyre, sërisht aty askush nuk do të pranojë humbjen, të gjithë do grinden me njëri-tjetrin, deputetët do shiten, listat do të vendosen sipas qejfeve të kryetarëve përsa kohë funksionon një forcë politike, apo shumica e forcave politike si sekte të bajraktarëve që i shfrytëzojnë për qëllime personale

Ky është thelbi i problemit dhe asgjë me shumë se sa kaq./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: