LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ministri Ahmetaj pret zv. Drejtorin Ekzekutiv të FMN z.Tao Zhang

13 Shkurt 2018, 11:52, Politikë CNA

Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj priti sot në një takim Zv. Drejtorin Ekzekutiv të FMN z. Tao Zhang në kuadër të vizitës së tij zyrtarë në Tiranë. Kjo është vizita e parë e një përfaqësuesi të Bordit drejtues të FMN në Tiranë në 10 vitet e fundit.

Ministri Ahmetaj vlerësoi bashkëpunimin me Fondin Monetar Ndërkombëtar në kuadër të programit tre-vjeçar me qeverinë shqiptare ndërsa theksoi se viti 2017 u mbyll me një performancë shumë të mirë fiskale, deficit total -2% e DGP dhe balancë primare pozitive, për të tretin vit radhazi.

?- Shqipëria ka ndërmarrë një sërë reformash të thella strukturore. Reforma në energji mundësoi reduktimin e humbjeve në rrjet. Reforma e pensioneve stabilizoi skemën, ndërsa në dekadën e ardhshme do të tregojë përmirësime të mëdha. Reforma administrative-territoriale, ishte një hap i rëndësishëm, ndërsa Ligji për Financat Vendore ka filluar të funksionojë në disiplinimin dhe rritjen e transparencës financiarë të njësive të qeverisjes vendore.

Reforma në menaxhimin e financave vendore, ishte një reformë e thellë dhe e suksesshme, që solli kontroll më të mirë si në kahun e të ardhurave, ashtu edhe në atë të shpenzimeve. Miratimi i Rregullit Fiskal brenda Ligjit të ri Organik të Buxhetit, vendosi një standard të ri në menaxhimin e financave publike, duke detyruar çdo qeveri që të ulë në vazhdimësi borxhin publik, por edhe duke garantuar masa rezervë ndaj risqeve potencialë? ? tha Ministri.

Në aspektin ekonomik, Ahmetaj theksoi se rritja ekonomike është thuajse katër herë më e madhe se në vitin 2013, ndërsa nëntë-mujori 2017 u mbyll me rritje 3.9%. Pjesëmarrja në forcat e punës është rritur, ndërsa papunësia ka rënë, në linjë me synimin e qeverisë për të kapur nivele një-shifrore deri në fund të mandatit të dytë.

Ministri theksoi se qeveria shqiptare mbetet e angazhuar në vazhdimin e konsolidimit fiskal, uljen e borxhit publik dhe avancimin e reformave strukturore në ekonomi.

?Ne jemi të bindur se pa vazhdim të reformave, nuk ka vazhdim të rritjes ekonomike për vendin. Ne kemi nisur një reformë të re në sektorin e ujit, ndërsa po vazhdojmë të thellojmë reformën në klimën e biznesit, tashmë më deregulimin dhe dixhitalizimin e shërbimeve për sipërmarrjen dhe qytetarët, duke iu kursyer atyre kohë dhe para, përmes lehtësimit të procedurave, gjë që kemi bindjen se do të reflektohet edhe në raportin Doing Business.

Nga ana e tij Zv. Drejtori Ekzekutiv I FMN z. Tao Zhang, theksoi se programi me qeverinë shqiptare, është një program i suksesshëm në vlerësimin e FMN.

?Unë dua të përcjell sot edhe vlerësimin e drejtuesve të lartë të Bordit të FMN për programin me Shqipërinë. Jemi të kënaqur që programi u mbyll me sukses dhe gjej rastin të lëvdoj qeverinë shqiptare për përmbushjen e objektivave kryesore të këtij programi. Ky është një moment shumë i mire për ekonominë shqiptare, krahasuar me tre vite më parë? ? tha z. Zhang.

?FMN është e gatshme t?ju mbështesë në vazhdimësi, edhe përmes asistencës teknike si dhe për minimizimin e risqeve potenciale. Ne mbështesim vendet tona anëtare që të kuptojnë kapacitetet e tyre reale dhe të rriten në mënyrë të balancuar, në përputhje me këto kapacitete? ? tha zv. Drejtori Ekzekutiv i FMN.

Një tjetër pikë e përbashkët diskutimi ishte ajo lidhur me projektet PPP. Ministri Ahmetaj tha se qeveria shqiptare është e vetëdijshme për hapësirat fiskale dhe projektet e PPP janë parashikuar në planin buxhetor afatmesëm. Qëllimi kryesor është përmirësimi i infrastrukturës dhe konektivitetit, duke angazhuar kapital privat. Z Zhang nga ana e tij theksoi se kapacitetet implementuese janë shumë të rëndësishme për PPP dhe FMN është e gatshme të punojë me qeverinë shqiptare, në mbështetje të angazhimit të sektorit privat dhe kontrollin e risqeve potenciale?.

 

Lajmet e fundit nga