LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Macovei “i tërheq veshin” qeverisë: Korrupsionin e mëparshëm, mos e përdorni si argument!

13 Shkurt 2018, 10:10, Politikë CNA

Drejtuesja e Delegacionit të Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit Shqipëri-BE, Monica Macovei bëri thirrje për luftimin e korrupsionit dhe rezultate konkrete në këtë luftë.

Macovei në fjalën e saj ka ?i ka tërhequr veshin? qeverisë duke thënë se argumenti që Shqipëria nuk është vendi i vetëm ku ka korrupsion nuk funksionon, për të çuar në çeljen e negociatave.

?BE pret nga Shqipëria përpjekje të intensifikuara dhe rezultate të matshme. Nuk mjafton që vetëm thjesht të krahasoni me të shkuarën por qeveria të ecë më përpara dhe duhet të shohë shembujt pozitivë në Europë.

E kam dëgjuar jo vetëm në Shqipëri se nuk ka korrupsion vetëm në Shqipëri por dhe në vende të tjera, cfarë problemi ka nëse ka korrupsion? Kjo është një përgjigje që ne mund ti përgjigjemi shumë shpesh. Nëse ne brenda BE kemi disa vende me nivel të lartë korrupsioni atëherë pse na duhet të marrim dhe një vend tjetër me nivel të lartë korrupsioni.

Nëse kemi dy probleme pse duhet të shtojmë një problem të tretë brenda shtëpisë. Nuk është argument i mirë nëse thoni se nuk jemi ne i vetmi vend që kemi korrupsion ka dhe vende të tjera. Unë do ju rekomandoja të mos e përdorni këtë argument?,- është shprehur Monica Macovei. /CNA.al

 

Lajmet e fundit nga