Connect with Us

Katër peshkatarë rrezikojnë të mbyten/ Ndërhyjnë forcat detare

Kronika

Katër peshkatarë rrezikojnë të mbyten/ Ndërhyjnë forcat detare

Publikuar

-

Katër peshkatarë kanë rrezikuar të mbyten sot, në afërsi të Llamanit.

Për shkak të problemeve në motor, peshkarexha “Andi 2” ka rrezikuar të fundoset, ndërkohë ekuipazhi ka lajmëruar në qendrën e ndihmës operacionale detare.

Në ndihmë të peshkatarëve ka shkuar anija e forcës detare “Bora”, e cila  ka bërë të mundur ankorimin e peshkarexhës në bazën e Porto Palermos./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Kronika

Aksident në aksin Lushnjë-Divjakë/ Humbin jetën dy persona

Publikuar

-

Nga

Një aksident automobilistik ka ndodhur në aksin Lushnjë-Divjakë ka ndodhur pasditen e sotme ku dy persona kanë humbur jetën.

Mësohet se një makinë ka përplasur një motor dhe për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi 51-vjeçar, Arben Sina dhe pasagjeri i tij.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vrau 17-vjeçaren Griselda Gjikolajn/ Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për autorin

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë, arrest për jetë për Robert Përperaj i cili akuzohet për vrasjen e 17-vjeçares Griselda Gjikolajt tre vite më parë.

17-vjeçarja bashkë me vëllain e saj binjak jetonin të vetëm në Tiranë pasi prindërit ishin të divorcuar. Babai i saj jetonte në zonën e Kurbneshit në Mirditë, ndërsa mamaja në Itali. Ngjarja e rëndë ndodhi më 26 nëntor të vitit 2019. Një përplasje mes të rinjve la të vrarë Griselda Gjikolaj 17-vjeçe dhe të plagosur shokun e saj Erjon Benga. Dy plumba në kokë shkaktuan vdekjen e 17-vjeçares.

Prepepaj u konfliktua më parë me Bengën pranë fushës së aviacionit në Tiranë për shkakun se Prepepaj përndiqte Gjikolën. Nga hetimet paraprake thuhet se Benga i ka kërkuar atij që të mos i ngacmonte të fejuarën e mikut të tij, Samirit dhe në zënkë e sipër e ka qëlluar./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Tragjedia në Berat/ Gjendet një tjetër trup i pajetë nga shtëpia e shkrumbuar

Publikuar

-

Nga

Zjarr në një banesë në Tiranë/ Policia zjarrëfikësja në vendngjarje

Zbardhen detaje të reja tragjike nga zjarri i një shtëpie natës së kaluar në lagjen “Muzakaj”, në Berat.

Është bërë me dije se në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga grupi hetimor, gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes është gjetur një tjeter trup i djegur, i cili dyshohet se është shtetasi M.V., 37 vjeç, i biri i shtetasit J.V.

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Berat. Pak orë më parë është gjendur mes shkrumbëve edhe trupi i pajetë i 61-veçarit Jovan Vangjeli./CNA.al

LEXO TE PLOTE