Connect with us

Aktualitet

Katër klithma në 24 orë

Publikuar

-

Dje politika, kultura dhe arsimi prodhuan disa ngjarje të forta. Secila për peshën dhe fushën ku është raportuar. Diku protestohet, diku del një skandal, diku bie një suva.

Le ti renditim më poshtë:

  1. Suvaja në kokën e mësueses. Ditën e djeshme një mësuese ka pësuar lëndime pasi ra një pjesë e suvasë nga tavani. Ngjarja ka ndodhur në shkollën 9-vjeçare “Osman Myderizi” në Tiranë gjatë orës së mësimit. Fatmirësisht, asnjë nxënës nuk ka pësuar dëmtime nga kjo ngjarje. Mësuesja mësohet se ka pësuar lëndime të vogla që nuk përbëjnë rrezik për shëndetin e saj. Mësimi në këtë shkollë u ndërpre për disa minuta për shkak të këtij incidenti.
  1. Britma dhe ulërima e artistëve, përfaqësuar nga Bujar Asqeriu i cili thuajse lëshoi një ulërimë dhimbjeje. Aktorët në Shqipëri kanë dalë në një protestë në lidhje me projekt ligjin e Ministrisë së Kulturë. Sipas tyre ky ligj ka shumë probleme dhe ministrja duhet të tërheqë ligjin ose të jap dorëheqjen. Ata ngriten zërin për problemet që ka teatri sot dhe për zhvendosjen e godinës. Sipas tyre teatri është pronë e artistëve dhe askush nuk duhet të largohet që andej.
  2. Pedagogët në një aksion të tyre duke treguar se nuk kishte më shkumësa në universitet pa folur për rrogën e tyre që mungonte në portofol dhe ishte të pakten dy javë me vonesë. Pagat e muajit janar për stafin akademik të Universitetit të Tiranës u hodhen në llogaritë e tyre vetëm ditën e djeshme, pas ngritjes së zërit nga ana e tyre. Ata pretendojnë se po trajtohen si hallexhinj nga bordi I administrimit dhe qeveria. Sipas stafit akademik, mosdhënia e pagave është vetëm një nga problemet e shumta që ka sot Universitetit i Tiranës.
  3. Video e një deputeti të PD-së, i cili është zgjedhur në parlament, të propozojë ligje që të mbrojë interesat e qytetarëve dhe është me fat që duhet të përfaqësojë opozitën, por në fakt nuk ndodh kështu. Në një video të paktën 3 minuta duket qartë një bisedë perverse e tij me G.D.
LEXO EDHE:  Ajola Xoxa poston foton romantike me Erionin, vetëm 12 orë përpara lindjes së djalit

Këto janë katër ngjarjet e djeshme të cilat tregojnë se realitetin e të përditshmes në Shqipëri, një politikan pervers dhe me një gjuhë banale, një tjetër kryetar bashkie që rrezikon jetët e mësuesve dhe nxënësve. Artistë dhe pedagogë që bërtasin dhe ulërasin se nuk po u japin rrogën dhe po ju shkatërrojnë teatrin.

Politika jonë e një tranzicioni të gjatë dhe të lodhshëm, na jep një produkt sharlatanësh të rinj, perversë, mashtruesa publik, që janë gati të bëjnë gjithçka për tu kapur pas karriges dhe postit publik.

Intelektualë që bërtasin, sepse thika ka shkuar në palcën e tyre. Artistëve po ju vjedhin shtëpinë, pedagogët po i godasin me bukën e gojës./ CNA.al

Aktualitet

Video e papublikuar/ Mbreti Zog në Paris, gusht 1939

Publikuar

-

By

Gazetari Ilir Konomi, në një postim në rrjetet sociale, ka publikuar një video të Mbretit Zog në Paris, në gusht të vitit 1939.
Në postimin tij, Konomi shkruan se “video e shkurtër tregon mbretin Zog duke vendosur një kurorë në varrin e Ushtarit të Panjohur nën Harkun e Triumfit në Paris. Data është 21 gusht, 1939.”
Zogu arriti në Francë në fillim të gushtit 1939, pas një udhëtimi të gjatë, së pari në Greqi, pastaj në Turqi, Rumani, Poloni, Letoni, Suedi, Norvegji dhe Belgjikë.

“Mbreti Zog në Paris, gusht 1939
Kjo video e shkurtër tregon mbretin Zog duke vendosur një kurorë në varrin e Ushtarit të Panjohur nën Harkun e Triumfit në Paris. Data është 21 gusht, 1939.
Videoja është pjesë e dokumentarëve të lajmeve që shfaqeshin në kinematë franceze të kohës dhe deri dje ishte e mbuluar nga pluhuri i historisë.
Zogu arriti në Francë në fillim të gushtit 1939, pas një udhëtimi të gjatë, së pari në Greqi, pastaj në Turqi, Rumani, Poloni, Letoni, Suedi, Norvegji dhe Belgjikë.
Ai u vendos në Chateau de la Maye të Versajës me Mbretëreshën Geraldine, djalin disamuajsh Leka I dhe suitën e tyre.
Një turmë kurreshtarësh është mbledhur pranë Harkut të Triumfit për të parë mbretin shqiptar, largimi i të cilit nga Shqipëria disa muaj më parë kishte bërë bujë në shtypin europian.
Më 7 prill 1939, Shqipëria e Zogut ishte pushtuar nga Italia e Benito Mussolinit me një akt prej gangsteri dhe Europës po i hynin të dridhurat.
Në një plan më personal, Mbreti Zog ishte martuar vetëm një vit më parë me hungarezen Geraldine dhe bebja e çiftit mbretëror shqiptar ishte vetëm dy ditëshe kur ndodhi pushtimi.
Zogu nuk qëndroi shumë në Paris, sepse më 10 maj 1940 Hitleri sulmoi Francën dhe e pushtoi brenda 6 javësh. Familja mbretërore u detyrua të mërgojë në Angli.”-shkruan Konomi në postimin e tij.

LEXO EDHE:  Ajola Xoxa poston foton romantike me Erionin, vetëm 12 orë përpara lindjes së djalit

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Jo më ilaçe për vetminë, këto aktivitete janë kura më e mirë që do të vihet në zbatim së shpejti

Publikuar

-

Vetëm gatim, kërcim dhe art…Kryeministrja e Britanë së Madhe, Theresa May, ka vendosur të vërë në zbatim pikërisht këtë plan: mjekët do të japin “detyra” sociale në vend të ilaçeve për njerëzit që vuajnë nga vetmia.

Madje ato kanë vendosur në dispozicion dhe një fond prej 1.8 milionë paund për projektet komunitare dhe krijimin e hapësirave për aktivitete si gatimi, piktura apo arte të tjera. Aktivitetet sociale ndihmojnë në uljen e riskut të prekjes nga çrregullimet emocionale. Vetmia është një prej tyre që më pas çon dhe në sëmundje të zemrës apo Alzheimer.

LEXO EDHE:  Ajola Xoxa poston foton romantike me Erionin, vetëm 12 orë përpara lindjes së djalit

“Askush nuk duhet të ndihet vetëm apo sikur nuk ka askund ku të drejtohet. Vetmia është një çështje serioze që ndikon njerëzit e moshave dhe origjinave të ndryshme. Strategjia jonë ka një vizion të fuqishëm për të adresuar këtë sfidë.”- është shprehur Theresa May.

Projekti synon të finalizohet plotësisht deri në 2023.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Arrestohet vëllai i drejtorit të Transportit Rrugor

Publikuar

-

By

Altin Isaraj, vëllai i Drejtorit të Transportit Rrugor, Arben Isaraj, është vënë në pranga nga policia.

Mësohet se Altin Isaraj akuzohet për veprën penale ‘Armëmbajtje pa leje’ dhe për ‘Prodhim dhe shitje të narkotikëve’.

Kujtojmë se ish-zëvendësministri i Drejtësisë, Arben Isaraj është emëruar vitin e kaluar drejtor në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor duke zëvendësuar në këtë detyrë Ylli Spahiun nga radhët e LSI.

LEXO EDHE:  Ajola Xoxa poston foton romantike me Erionin, vetëm 12 orë përpara lindjes së djalit

Emërimi i Isarajt në këtë detyrë erdhi nga kryeministri Edi Rama.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet16:43 - 21 Tetor, 2018

Motori përplaset me kangjellat/ Ndërron jetë 18 vjeçari

Një 18-vjeçar ka ndërruar jetë në orët e para të ditës së sotme në Pistoi të Italisë, si pasojë e...

Aktualitet16:31 - 21 Tetor, 2018

Foto- Treni del nga shinat/ Dhjetëra viktima, qindra të plagosur

Një aksident i rënë është regjistruar në Taivan, pasi së paku 17 persona kanë humnbur jetën dhe 126 persona kanë...

Aktualitet12:23 - 21 Tetor, 2018

Rusia kundër Maqedonisë së Veriut/ “E kemi njohur 26 vite më parë”

Parlamenti maqedonas miratoi këtë javë emrin e ri të Maqedonisë, në bazë të marrëveshjes së Prespës me Greqinë. E pakënaqur...

Aktualitet11:16 - 21 Tetor, 2018

“Ik pi***uni”/ 35-vjeçari, që vrau shqiptarin në Australi ofendon gazetarët

Policia australiane ka njoftuar se ka arrestuar një person si të dyshuar për vrasjen e një shqiptari. Mësohet se 35-vjeçari,...

Aktualitet10:48 - 21 Tetor, 2018

Afganistani nuk gjen paqe/ Shpërthimi i radhës u merr jetën 6 fëmijëve

Afganistani nuk po gjen paqe, tashmë kur ka hyrë në ditën e dytë të zgjedhjeve parlamentare. Një shpërthim në rajonin...

Aktualitet09:13 - 21 Tetor, 2018

Rritja e spiunazhit rus/ Shërbimi sekret zviceran jep alarmin

Shefi i shërbimit sekret zvicerian, Jean-Philippe Gaudin ka dhënë alarmin për rritjen e aktiviteteve të spiunazhit rus në vend. Shkak...

Aktualitet22:51 - 20 Tetor, 2018

Britanikët pendohen për Brexit/ Tashmë edhe nën presionin e kohës

Londra ka përjetuar sot një protesë masive, ku morën pjesë 700 mijë persona. Londinezët vërshuan nëpër rrugët e kryeqytetit, duke...

Aktualitet22:21 - 20 Tetor, 2018

Shpërthimet në Afganistan/ Shënohen dhjetra viktima, qytetarët nuk heqin dorë nga zgjedhjet

Qëndrat e votimit në Afganistan janë tronditur ditën e sotme. Shpërthimet shkaktuar dhjetra viktima, midis tyre edhe fëmijë, ndërkohë 30...

Aktualitet22:05 - 20 Tetor, 2018

Video/ Njihuni me 34-vjeçarin e verbër shqiptar që krijon aplikacione

34-vjeçari Hashim Llumnica nga fshati Bellopojë i Komunës së Podujevës në Kosovë ka krijuar një aplikacion për personat e verbër....

Aktualitet21:23 - 20 Tetor, 2018

Video- I riu nga Anglia e pëson keq/ Për këtë veprim mund të dënohet me 10 vite burg

 Një turist 23 vjeçar nga Anglia, rrezikon 10 vite burg në Tajlandë, pasi shkarraviti me spraj murin e një kështjelle...

Aktualitet20:47 - 20 Tetor, 2018

Zgjedhjet në Afganistan/ Me dhjetëra shpërthime pranë qendrave të votimeve

Shpërthime të shumta janë regjistruar sot në kryeqytetin e Afganistanit, Kabulin gjatë kohës që njerëzit ishin në qendrat e votimit....

Aktualitet20:23 - 20 Tetor, 2018

U kap vitin e kaluar/ Gjykata britanike jep vendimin për bosin shqiptar të kokainës

Një gjykatë në Britaninë e Madhe ka dënuar me 25 vite burg shtetasin shqiptar Erald Mema. Ky i fundit cilësohej...

Aktualitet17:31 - 20 Tetor, 2018

Video/ Gazetarja shqiptare vë në siklet Vuçiçin, e bën të fshijë djersët me shami

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç është vënë në siklet nga një gazetarja Nerënxa Jakupi, gjatë një konference për mediat të...

Aktualitet17:09 - 20 Tetor, 2018

Financimet greke për mediat shqiptare/ Tsipras fton në zyrë kreun e opozitës

Kryeministri grek Aleksis Tsipras, nuk e priti mirë largimin e Ministrit të Jashtëm, Nikos Kotzias, të cilin e quajti një...

Aktualitet16:04 - 20 Tetor, 2018

Video tmerruese/ Nxënësi i vë pistoletën në kokë mësueses: Më hiq mungesën ose të vrava

Një video, pamjet e të cilës tregojnë një nxënës, që i drejton mësueses pistoletën në kokë është duke bërë xhiron...

Aktualitet12:20 - 20 Tetor, 2018

Arabia Saudite konfirmon vdekjen e gazetarit

Arabia Saudite konfirmoi vdekjen e gazetarit saudit dhe komentatorit të gazetës Washington Post Jamal Khashoggi, duke thënë se vdekja e...

Aktualitet10:15 - 20 Tetor, 2018

Komisioni i BE përgatitet për zgjedhjet europiane

Në javët e ardhshme do të merret vendimi se cilët do të jenë kandidatët kryesorë të familjeve partiake evropiane për...

Aktualitet10:10 - 20 Tetor, 2018

Votuan pro ndryshimeve kushtetuese/ VMRO përjashton deputetët

Menjëherë pas mbarimit të seancës plenare ku u votua nisma për ndryshimet kushtetuese dhe pro të cilave bashkë me deputetët...

Aktualitet09:40 - 20 Tetor, 2018

Video-Panik në ajër/ Fluturimi i avionit me 200 pasagjerë kthehet në tmerr

Një turbulencë ajrore ka bërë që një fluturim 8 orësh, të kthehet në makth për dhjetëra pasagjerë, ku 15 prej...

Aktualitet14:58 - 19 Tetor, 2018

Akuzat “bombë” ndaj Kotzias/ Cilat janë portalet shqiptare që financon Greqia

Greqia financon me fonde sekrete portale, media dhe gazetarë në Shqipëri dhe vende të tjera të rajonit. Ky lajm po...

Aktualitet10:29 - 19 Tetor, 2018

Reagon Sali Lushaj për djalin e tij :”Ne kemi duart e ky regjim ka hekurat”

Arrestimi i këngëtarit Arkimed Lushaj dy ditë më parë ka bërë zhurmë në media. Policia tha se ai ishte pjesë...

Aktualitet17:01 - 18 Tetor, 2018

Ekzekutimi i pengjeve nga ISIS/Putin jep alarmin, kritikon ashpër forcat amerikane

Presidenti rus Vladimir Putin, ka kritikuar ashpër forcat amerikane, të cilat sipas tij kanë dështuar në luftën ndaj ISIS. Sipas...

Aktualitet16:05 - 18 Tetor, 2018

Foto-Artan Hoxha bëhet nostalgjik/ Ishte ngjarje historike

Gazetari Artan Hoxha  është shprehur se e ka marrë malli për një ndeshje historike , si ajo që është luajtur...

Aktualitet15:52 - 18 Tetor, 2018

Italia dhe Austria “përplasin brirët”/ Kjo është provinca që u kthye në “mollë sherri”

Provinca e Tirolit  jugor është kthyer në “mollë sherri”,  midis Italisë dhe Austrisë. Mësohet se qeveria austriake e koalicionit, që...

Aktualitet15:51 - 18 Tetor, 2018

Fotografoi personalitete botërore/ Ndërron jetë “Syri i Stambollit”

Mediat turke njoftuan ditën e sotme ndarjen nga jeta në moshën 90 vjeçare të fotografit Ara Guler. Ky i fundit...

Aktualitet15:21 - 18 Tetor, 2018

Tërmeti në qeverinë greke/ Çfarë ndodhi me Nikos Kotzias?

Në shenjë proteste kundër partnerit populist, pjesë e koalicionit qeverisës, ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias dha dorëheqjen të mërkurën....

Aktualitet13:52 - 18 Tetor, 2018

Vrasje horror, iu prenë gishtat, koka dhe trupi iu coptua/ Dalin detajet e ekzekutimit të gazetarit

Duket si skenari i një filmi horror vrasja e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, i cili dyshohet se është torturuar dhe...

Aktualitet13:21 - 18 Tetor, 2018

Kuvendi i Kosovës miraton projektligjin për krijimin e Ushtrisë

Me 101 vota pro, deputetwt e Kuvendit tw Kosovws kanw miratuar projektligjin që kthen Forcat e Sigurisë të Kosovës në...

Trending

Read previous post:
Izet Haxhia deklaratë të fortë para ekstradimit/ I njëjti grup që vrau Hajdarin, tentoi të vriste edhe…

Ish-truproja i ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili pritet të ekstradohet nga Turqia, ka bërë një deklaratë të fortë për emisionin...

Close