LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kanabisi ose eurodeputetët hala te ura

13 Shkurt 2018, 21:42, Opinione CNA

Grupi i eurodeputetëve në takim me homologët e tyre shqiptar përsa i përket problemit të drogës dhe krimit të organizuar shqiptar ishin me të vërtet hala te ura, sic themi ne shqiptarët. Eurodeputetët i qëndronin fort shifrës së 99 e ca % të bimëve të mbjella të kanabisit të shkatërruara nga policia shqiptare. Mburreshin se kjo është shifër zyrtare e ofruar nga GDF-ja italiane. Bukuri, por kapja e nja 600 kuintalëve kanabis këtej dhe andej Adriatikut do të thotë që më pak se 1% i drogës së paasgjësuar na paska qenë vërtet hukubet! Këta eurodeputetët mos janë budallenj, që gënjehen me një shifër të GDF-së italiane të prodhuar vetëm e vetëm për të mbrojtur ministrin e atëhershëm Tahiri si aset italian, që fatkeqësisht ashtu sic e kishim parashikuar në shkrimet tona, rezultoi thjesht liabilitet?!?! Mos ndoshta këta eurodeputetë nuk janë budallenj, pro thjesht maskarenj, që e dinë gënjeshtrën 99% të kanabisit dhe e përsërisin për qëllime të liga mbesin halka te ura e 99% ?!?!? Mbetet për t?u parë!

Në të dyja rastet eurodeputetët, që u llafosën për stabilizin-asocimin në godinën e Komitetit Qëndror të PPSh-së thjesht kanë ngelur hala te ura! Kultivimi i kanabisit me leje nga lart apo me kokë të Edvinit e kreu detyrën e vet, që nga sigurimi i fondeve, deri te fitimi i përvojës, krijimi i strukturave, apo trajnimi i ?cunave? të krimit për të përballuar detyra shumë më të vështira e të rrezikshme, por edhe shumë më fitimprurëse se kanabisi.

Kokaina

Deri para nja 5 vjetësh maksimumi, që krimi i organizuar shqiptar mund të realizonte ishte të importonte kokainë nga ?grosistët? në portet holandeze, spanjolle apo në Hamburg  në sasi prej deri në dhjetra kile për ta rishitur në tregjet europiane. Sot trimat shqiptarë importojnë në Durrës nga Amerika Latine kokainë në sasi prej disa kuintalësh, kështu ulin cmimet dhe zbatojnë parimin ekonomik të ekonomisë së shkallës duke ulur edhe kostot e menaxhimit të trafikim shpërndarjes së kokainës. Qoftë edhe sikur ta quajmë shpifje akuzën e hërëpashershme të Berishës për Olsin e përfshirë te kokaina e Xibrakës (Olsi: ikni cuna se erdhi policia!), kapja e kokainës në një dyzinë raste në 2 vjet nga GDF-ja në Portin e Xhoja Tauros (Gioia Tauro), na bën të mendojmë se kjo puna e kokainës nuk është thjesht fantazi Berishe por?.. Narkosët tanë importimin e kryejnë me kontejnerë të zakonshmë apo edhe tip ?genset? nëprmjet Portit të Xhoja Tauros (Gioia Tauro), rrallë edhe nga Porti i Pireut. GDF-ja kryesisht i kap kuintalët e kokainës me destinacion Durrësin në Xhoja Tauro dhe në një rast në Ankona gati për tu imbarkuar në Tragetin e Linjës Ankona-Durrës.

Kokainë & terrorizëm

Narkosët tanë të verbuara nga tahmaja për para dhe të supersigurtë për pandëshkueshmëri nga kontaktet me politikën së paku në nivel anëtar kabineti të Qeverisë Rama, kanë filluar ta bëjnë pagesën për kuintalët e kokainës jo vetëm me para në dorë, por edhe me klering! Paguajnë furnitorët latino-amerikanë me armë, municione, lëndë plasëse duke maksimalizuar kështu fitimet. Lavdi Zotit deri tani nuk kanë dërguar përtej Atlantikut ndonjë MANPAD qoftë edhe 40 vjecar, por me bateri fringo të re, se përndryshe do të bëhej ndonjë hata në qiejtë e Kolumbisë apo Perusë dhe pastaj e merrte dreqi Qeverinë Rama bashkë me eurodeputetët asociues-stabilizues!

Infrastruktura e kultivim-trafikimit të kanabisit dhe shndërrimi i segmenteve jo të vogla dhe jo pa peshë të policisë shqiptare në ortakë e me raste edhe hyzmeqarë të kanabistaxhinjve u përdorën të paktën në një rast (12 janar 2017-Porti i Vlorës) në shërbim të terroristëve (Rasti Fatima). Fatkeqësisht edhe me ndërrimin e ministrit të brendshëm ka shumë mundësi, që një infrastrukturë e tillë në Portin e Vlorës të jetë përdorur nga terroristët për të tranzituar drejt Italisë me ndoshta destinacion përfundimtar Francën një terroriste tjetër, një farë marokeneje të quajtur Merjeme. Mjaftojnë këto dy episode për t?i iluminuar eurodeputetët e ngratë, që nuk kuptojnë se infrastruktura e kanabisit është polivalente dhe shërben kundrejt pagesës edhe për t?u mbaruar punë terroristëve!

Komplesi Ciftelia-Kori i Habilajve- Apex Predator

Lazarati realisht ishte një medalje turpi për Qeverinë Berisha, por fatkeqësisht ?Rilindja? e lazaratizoi tërë Shqipërinë duke e mbushur gjoksin e Mëmëdheut plot medalje turpi njëlloj si gjoksi i Brezhnjevit në vaktit plot me yje ?Hero i Bashkimit Sovjetik?. Në fund të mandatit të Qeverisë Berisha u bë publike fotoja e mbiquajtur ?Kompleksi Ciftelia?, në të cilën nja 5-6 oficerë të lartë të policisë shqiptare po drekonin me një deputet, që njëkohësisht ishte edhe vrasës.

Rilindja njëlloj si në rastin e Lazaratit ?Kompleksin Ciftelia? e zëvendësoi me ?Korin e Habilajve?, ku kemi jo thjesht foto policësh me grada madhore me supertrafikantët Habilaj, por edhe një ministër të brendshëm bashkëpunëtor dhe ?brigadier? të Habilajve!

Me ndërrimin e ministrave të brendshëm, me sa duket njëlloj si në filmat e Hollivudit, ku zhduket një Predator dhe zëvendësohet me një tjetër Predator, ?Kori i Habilajve? do të zëvendësohej me një tjetër ?Predator? më saktë me një ?Apex Predator?. Lexuesesit e specializuar e kanë kuptuar menjëherë se për cfarë ?Apex Predator? e kemi llafin, për atë ?Apex Predator-in? vlonjat, që ka pasur eksperiencë kokaine, që para se të hynte në burg në Itali po për kokainë!

Heroina dhe Aco Gjukanovici

Kur Malin e Zi e sundonte ende ?Gospodari? Millo Gjukanovic, i vëllai Aco Gjukanovic kishte organizuar në bashkëpunim me ?djemtë e Fidanit? turk një linjë transporti me kuintalë të heroinës afgane nga ?Sabiha Gokcen? i Stambollit në Podgoricë. Tashmë ?Gospodari? nuk sundon më në Mal të Zi. A ka të ngjarë vallë, që Aeroporti i ri i Vlorës ndër të tjera të shërbejë edhe për të zëvendësuar Linjën Stamboll-Podgoricë përsa i përket transportit të ?miellit të kuq??!?!?!? Nëse po, kush vallë do të jetë Aco Gjukanovici shqiptar?!?!?! E megjithatë eurodeputetët e ngratë janë hala ke ura e kultivimit dhe asgjësimit të suskseshëm të kanabisit nga policia shqiptare!!!

O Zot kush janë ?konsujt?, që do t?i japin apo refuzojnë Atdheut tim, Shqipërisë së gjorë ?vizëën? (pranimin) në BE?!?!?!??!?!??! O Zot! O Zot. /GJERGJI THANASI /CNA.al

08:51 Opinione

26 vjetori i PD

Plot 26 vite më parë pas rrëzimit te diktatures u themelua P...

Lajmet e fundit nga