LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Incidenti mes dy anijeve në Egje/ Ish-ministri grek: Turk i mirë, turku i vdekur!

13 Shkurt 2018, 19:16, Kosova & Bota CNA

Pas incidentit të ndodhur mes dy anijeve të rojeve bregdetare greke dhe asaj turke në Detin Egje, vjen deklarata ?bombë? e ish-ministrit të Jashtëm, Theodhoros Pangalos.

I fundit ky që ka pohuar se një ?turk i mirë është vetëm turku i vdekur?.

Ish-ministri i Jashtëm, Pangalos, gjatë një interviste, ku foli për marrëdhëniet greko-turke tha se: ?E besoj këtë gjë sepse nuk kam njohur në jetën time asnjë turk të mirë. Iu mungojnë konceptet elementare dhe koncepti i së drejtës?.

INCIDENTI

Pak para mesnatës së djeshme në ishujt e kontestuar, një anije patrullimi turke ka goditur anijen greke që ishte e ndaluar në det.

Anija greke pa pësuar vetëm dëme materiale në pjesën e pasmes të saj, ndërkohë që incidenti nuk është raportuar në median turke. Ky është incidenti i parë serioz mes dy vendeve gjatë muajve të fundit pas fërkimeve të shumta në këtë zonë, një mosmarrëveshje që zgjat prej dekadash mes Turqisë dhe Greqisë, mbi ishujt e pabanuar në Egje. Konflikt ky që i vendosi të dy vendet në prag të një konflikti të armatosur në 1996 kur Ankaraja dhe Athina dërguan forcat detare në dy ishuj fqinj si shenjë e një konfrontimi të pritshëm. Më pas, të dyja vendet i tërhoqën trupat pas presionit diplomatik të shteteve të bashkuara. /CNA.al

Lajmet e fundit nga