LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Heshtja që shurdhon për bisedën erotike Salianji-G.D dhe një debat mbi privatësinë

13 Shkurt 2018, 16:39, Aktualitet CNA

Nga Bledi Lumani

Disa ditë më parë, ?qytetari digital? i Sali Berisha denonconte një ?orgji? të Edi Ramës dhe dy ministrave të tij, në hotelin e Klement Balilit në Sarandë.

Ishte një denoncim pa asnjë provë dhe i përsëritur në fakt.

Si të gjithë postimet e Berishës, që janë thashetheme që edhe mund të kenë ndonjë të vërtetë brenda, u publikua nga pothuajse të gjitha portalet online.

Një rast i ngjashëm u denoncua muaj më parë nga Artur Zheji në emisionin ?Opinion?.

Ai deklaroi se kishte parë një video erotike, në të cilën shfaqej një ministër i Ramës.

Videon tha se ia kishte treguar Mentor Kikia, dhe paçka se ky i fundit e përgënjeshtroi publikisht, lajmin nuk mbeti portal pa e botuar, ndërkohë që Zheji si pa të keq, edhe pse gënjeu publikisht, vazhdon të dalë përditë në TV.

Një ditë më parë, portali CNA.al, publikoi me video dhe foto, disa mesazhe erotike të deputetit demokrat Ervin Salianji me shtetasen G.D.

Mesazhet shkëmbeheshin ndërkohë që Salianji ndodhej në parlament.

Lajmi, me përjashtim të pak portaleve, nga pothuajse pjesa më e madhe e mediave online nuk është botuar fare.

Si justifikim kanë nxjerrë se mesazhet e Salianjit me shtetasen G.D janë një çështje personale dhe publikimi i tyre shkel privatësinë.

Këta që publikojnë çdo fantazi seksuale të Sali Berishës, që s?lënë histori erotike të njerëzve anonimë pa nxjerrë në gazeta, nga ata që iu bën ?gjyqin? Eni Çobani, që publikuan madje edhe mesazhet personale të një avokati me një femër, thjesht pse ishte kandidat për Avokat të Popullit, këtë radhë vendosën të ?respektojnë? privatësinë.

Këta që nuk patën asnjë mëshirë për atë vajzën e re nga Fieri që u vra barbarisht nga një i marrë dhe publikuan çdo mesazh dhe histori të mundshme, madje bënin edhe lidhje live nga varrimi i saj, në këtë rast u treguan ?njerëzorë? me ?fatkeqësinë? e Salianjit.

A thua deputeti Ervin Salianji ishte duke shkëmbyer mesazhe erotike me shtetasen G.D në shtratin e tij, dhe jo mu në mes të parlamentit, aty ku paguhet me taksat e shqiptarëve për të përfaqësuar interesat e qytetarëve.

Në një rast të tillë të ngjashëm në Angli, një deputet jo vetëm që u masakrua nga media pse shkëmbente mesazhe intime në parlament, por edhe u shkarkua nga partia e tij.

Në Shqipëri ndërkohë, çuditërisht, mediat kryesore përpiqen që ta fshehin, me justifikimin se u cënoka privatësia e deputetit, ndërsa vetë personazhi në fjalë nuk denjon të japë një sqarim, të paktën për ata që e kanë votuar.

Sa për Bashën, as që nuk pret njeri sqarime.

Ai e ka mendjen si t?iu mbushë mendjen atyre dy kandidateve të Beratit, që t?i lënë vendin e deputetes, Astrit Veliajt./TemA

Lajmet e fundit nga