LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Genc Ruli tregon kush është iniciatori i privatizimit të CEZ

13 Shkurt 2018, 20:45, Politikë CNA

Ish-ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Genc Ruli, gjatë intervistës në emisionin “Studio e hapur”, teksa u ndal tek çështja e privatizimit të CEZ, tregoi su kush ka qenë nismëtari i këtij procesi.

Sipas Genc Rulit, në privatizimin e CEZ, ish-kryeministri Sali Berisha, ishte një nga këmbëngulësit dhe iniciatorët e privatizimit. Ai u shpreh se ishte një premtim i bërë gjatë fushatës zgjedhore para qytetarëve dhe i mbajtur.

Ish-ministri u shpreh se ish-kryeministri Berisha e ka ndjekur vazhdimisht procesin e privatizimit, si nga raportimet e tij, ashtu edhe nga takimet e zhvilluar me vetë ministrin Ruli, USAID-in dhe IFC-në.

Ai theksoi se privatizimi ishte një sukses dhe i tillë është parë edhe nga tre institucionet që kanë shoqëruar të gjithë këtë proces. /CNA.al

Lajmet e fundit nga