FMN paralajmëron rrezikun që vjen nga investimet kineze në Ballkan - CNA
Connect with us

Uncategorized

FMN paralajmëron rrezikun që vjen nga investimet kineze në Ballkan

Publikuar

-

Në vlerësimin më të ri të infrastrukturës ballkanike, Fondi Monentar Ndërkombëtar (FMN) paralajmëron se duhet të pritet rritje e investimeve infrastrukturore kineze në Ballkan, duke paralajmëruar njëherësh se këto  investime mund të sjellin edhe disa efekte të padëshiruara.

“Projektet kineze kërkuan trajtim jashtë procedurave ligjore të zakonshme, siç ishte rasti i Malit të Zi, dhe pa i kthyer shumë vëmendje se si këto projekte do të reflektohen në borxhin shtetëror. Mbështetja e tepërt e biznesmenëve kinezë mund ta kufizojë efektin e projekteve ndaj ekonomive vendore gjatë ndërtimit”, shkruhet në vlerësimin e përgatitur nga FMN dhe të sjellë në raportim nga “Tetova Sot”.

Sipas FMN-së, rritja e investimeve kineze në infrastrukturën ballkanike filloi nëpërmjet Samitit rajonal në vitin 2015 dhe deri tani Serbia ka nënshkruar marrëveshje me vlerë prej 2,6 miliardë eurosh, ndërsa Bosnja-2,1 miliardë. Për autostradën Bar-Bolare në Mal të Zi, kompanitë kineze kanë ndarë 900 milionë euro, ndërsa në plan janë  edhe 600 milionë euro për linjën hekurudhore nëpër Maqedoni, shkruhet në dokumentin e FMN-së. Me këto investime, kompanitë kineze fitojnë qasje më të lehtë deri te tregjet evropiane përmes Evropës Juglindore./CNA.al

Uncategorized

Trajneri Shkëmbi e tregon hapur: Këto ekipe më kanë kontaktuar!

Publikuar

-

By

Trajneri dhe ish-kapiteni i Skënderbeut, Bledi Shkëmbi, dha një intervistë për “RTSH”-në. Ai foli në lidhje me fitimin e titullit të Skënderbeut, të ardhmen, por dhe lënien e ekipit të Lirisë së Prizrenit. Shkëmbi e pranon se ka patur interesim nga disa ekipe, por asgjë zyrtare nuk është arritur ende. Në fund, tekniku nuk e fsheh se mund të pasojë trajnerin Sulejman Starova te Feronikeli, apo nuk e përjashton dhe një rikthim në Superioren shqiptare. Të ardhmes nuk i dihet asnjëherë, sidomos në futbollin e sotëm.
Titulli i Skënderbeut – Ish-kapiteni e pranon se është shumë i kënaqur për fitimin e titullit, por sigurisht që nuk përjeton të njëjtat emocione si në kohën kur luante vetë. Atij i vjen mirë për ish-klubin e tij, pasi ka gjetur forcat të fitojë në një vit me shumë probleme. Ish-numri 10-të i referohet dënimit nga UEFA.  “Kënaqësi e madhe, por nuk është i njëjti përjetim si kur isha pjesë e klubit. Si qytetar dhe lojtar i rritur te Skënderbeu ishte kënaqësi e madhe. Më erdhi mirë që korçarët fituan një titull në një vit shumë të vështirë”.
Liria e Prizrenit– “E lashë, pasi nuk janë të njëjtat kushte dhe mundësitë si në fillim. Janë larguar presidenti dhe drejtuesit që unë isha në fillim dhe kjo më shty që të largohesha, pasi kontratat dhe marrëveshjen i firmosa me ta. Në fund, e pranoj se kisha dhe probleme financiare. Nuk mund të vazhdoja më”.
E ardhmja – Shumë interesime dhe dëshira për të, por ende nuk ka diçka zyrtare. “Unë sa e kam nisur punën e trajnerit. Kam lexuar shumë, jo vetëm Feronikeli, por dhe ekipe të tjera kanë shfaqur interes. Ofertë zyrtare nuk kam marrë. Janë dëshira, unë e quaj ofertë në momentin që ulesh në tavolinë dhe flet. Superiorja? Nuk përjashtohet, pasi ka interesim dhe nga ekipe të Superiores. Ende shpejt për të thënë diçka konkrete”.  /EDS

LEXO TE PLOTE

Uncategorized

Orinda Huta flet për herë të parë për shtatzëninë: Duam të…

Publikuar

-

By

Pak ditë më parë u përhap me shpejtësi lajmi se Orinda Huta është në pritje të ëmbël, lajm të cilin moderatorja e mohoi menjëherë duke u shprehur se nuk është i vërtet.Mirëpo nuk vonoi shumë dhe javën e kaluar, e ftuar në “Dua të të bëj të lumtur”, disa foto të Orindës nga emisioni bënë të qarkullonin sërish lajmet e shtatzënisë.Sot e ftuar në rubrikën “Për drekë me mua”, moderatorja e theksoi edhe njëherë që nuk është në pritje të ëmbël, por u shpreh se ajo dhe Turi dëshirojnë shumë një beb.”Duam të kemi një beb”, tha Orinda dhe pas kësaj së bashku me të ftuarat e tjera ngrenë një dolli.

LEXO TE PLOTE

Uncategorized

Rinovimet te Kukësi, rrezikojnë dy nga më të rëndësishmit

Publikuar

-

By

Te Kukësi e kanë thënë shpesh se për momentin nuk po mendojnë për merkaton dhe fokusi është te sigurimi i Europës, objektiv i realizuar tashmë, por mbetet për t’u përcaktuar pozicioni në klasifikim, pasi nesër me Luftëtarin u mjafton vetëm një barazim për të siguruar vendin e dytë. Verilindorët gjithsesi do të kërkojnë të marrin sa më shumë pikë deri në fund të kampionatit. Pas përballjes me gjirokastritët, ata përballen me Vllazninë dhe Flamurtarin, për ta mbyllur këtë sezon pa trofe.

Por një çështje e rëndësishme është merkatoja dhe gjithçka nis me ata elementë që do të qëndrojnë në ekip edhe për sezonin e ardhshëm. Dy prej lojtarëve kryesorë të skuadrës në sezonin e titullit mund ta mbyllin me verilindorët, përveç sulmuesit Sindrit Guri, i cili pritet të sjellë të ardhura të rëndësishme në klub dhe deri më tani ka marrë një ofertë mjaft të mirë nga Oostende në Belgjikë. Presidentit Gjici i duhet të vendosë: 700 mijë euro i ka në tavolinë që tani.

RINOVIMET – Verën e shkuar te Kukësi patën probleme me Enea Koliçin dhe Albi Allën. Klubi pretendonte se ata ishin nën kontratë, vetë lojtarët deklaronin të kundërtën. Në fund bashkëpunimi vijoi, pasi ata firmosën kontratat e reja. Pagat e tyre u rritën ndjeshëm, pasi kishin dhënë një kontribut të vyer në fitimin e titullit kampion në sezonin 2016-2017. Por ky sezon nuk ka qenë më i miri për ta.

Qendërmbrojtësi u la në stol në shumë ndeshje nga ish-trajneri Mladen Milinkovic, teksa këtë sezon ka luajtur vetëm 18 takime si titullar dhe në tre ndeshje është futur si zëvendësues. Tashmë ai është i dëmtuar dhe e ka mbyllur sezonin dhe praktikisht me Kukësin do të duhet të shtrëngojë duart. Por ka edhe një… por, kjo pasi duhet gjetur zëvendësuesi. Tregu nuk është se ofron shumë alternativa. Qëndrimi i Allës do të varej edhe nga kushtet financiare. Me ulje page, atëherë Kukësi do ta merrte në konsideratë.

E njëjtë situata edhe për Koliçin. Stivi Frashëri është dëmtuar së fundmi dhe do të mungojë për disa kohë, ndaj verilindorët duhet të ndajnë mendjen për portën. Pogradecari, tashmë 32 vjeç, nuk kishte luajtur prej dy muajsh në kampionat, por dëmtimi i korçarit në Durrës bëri që të rikthehej në fushë. Presidenti Gjici e ka kritikuar publikisht Koliçin për paraqitjet e këtij sezoni dhe tanimë mbetet për t’u parë nëse do të ketë një marrëveshje tjetër. E sigurt është se ndryshimet te Kukësi do të jenë të shumta… /EDS/

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Kryesore Show Biz10:53 - 21 May, 2018

E kuruar deri në detaje, por Alketa Vejsiu në shtëpi rri me pizhama të grisura

Alketa Vejsiu është një ndër moderatoret më të dashura të publikut shqiptar. Me elokuencën e saj, por edhe me pamjen...

Aktualitet10:48 - 21 May, 2018

Audio-përgjimi ndaj Xhafajt/ Eksperti ligjor tregon çfarë deklaruan te Krimet e Rënda

Ashtu siç ishte parashikuar, deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salinanji bashkë me ekspertin ligjor Gazmend Bardhi, janë paraqitur sot në...

Kryesore Show Biz10:40 - 21 May, 2018

Pamja e Meghan Markle mahniti gjithë botën, por ja sa kohë është dashur për të rregulluar flokët e saj

Meghan Markle u quajt një nuse “e mahnitshme” nga fansat e shumtë të familjes mbretërore. Modeli i saj i flokëve...

Kryesore Show Biz10:40 - 21 May, 2018

Shfaqet vëllai i Sokol Ballës/Ja çfarë ka thënë për moderatorin

Sokol Balla është një ndër gazetarët më të suksesshmë në media. Por padyshim që askush nuk e njeh vëllain e...

Aktualitet10:26 - 21 May, 2018

“Unë nuk jam Ervin Salianji”/ Deputeti i video-skandalit erotik mohon identitetin

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji bashkë me demokratin Gazmend Bardhi, është paraqitur sot në prokurorinë e Krimeve të Rënda,...

Kryesore Show Biz10:25 - 21 May, 2018

Majk nuk uron të birin për ditëlindje, fansat e kryqëzojnë: “A ke gjak apo ujë në vena?”

Ditën e djeshme ka festuar një vjetorin e parë, Roani, djali i reperit të njohur Majk dhe ish-partneres së tij...

Aktualitet10:12 - 21 May, 2018

Qeveria e Fahri Balliut

Prej pesë vitesh, kemi ditur qeverinë “Rama”, apo qeverinë “Rama-Meta”. Më përpara kemi njohur qeverinë “Berisha-Meta” apo qeverinë “Berisha”, qeverinë...

Kryesore Show Biz10:10 - 21 May, 2018

Gruaja i bëhet xheloze për Eli Farën, Bujar Qamili: Ka të drejtë!

Këtë javë i ftuar në studin e emisionit “Thumb” nga Aulona Musta  dhe Fatma Haxhialiu ka qenë këngëtari i mirënjohur...

Aktualitet10:06 - 21 May, 2018

Çfarë po ndodh tek Krimet e Rënda?/ Ardi Veliu me urgjencë në zyrën e Prelës

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka zhvilluar një takim mëngjesin e sotëm me drejtuesen e Prokurorisë së Krimeve...

Life Style10:00 - 21 May, 2018

Facebook po ndihmon ekstremistët për sulme, Mark Zuckerberg në telashe

Mark Zuckerberg është padyshim një nga njerëzit më të suksesshëm në botën e teknologjisë dhe rrjeteve sociale, mirëpo problemet me...

Kronika09:57 - 21 May, 2018

Tërmeti “shkund” Vlorën/ Qytetarët flenë jashtë

Vlora është lëkundur sërish nga tërmetet, ku sipas EMSC-së, janë me magnitudë rreth 2 deri në 3 Ballë të shkallës...

Kryesore Show Biz09:50 - 21 May, 2018

Dietat e vipave, Blerina Bombaj: “Aurela Gaçe ishte nazelie, por…”

Kur vjen puna te ushqimi na duhet të pranojmë se të gjithë jemi paksa nazelinj. Ama, kurioziteti është më i...

Aktualitet09:50 - 21 May, 2018

Audio-përgjimi me vëllain e Xhafajt/ “Krimet e Rënda” në aksion

Gazetari  Jetimir Olldashi do të dëshmojë sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda lidhur me pretendimet e tij se ai...

Aktualitet09:38 - 21 May, 2018

Kokaina në Gjermani/ Zbardhet skema e veprimit të 13 shqiptarëve

Disa ditë më parë, Policia gjermane finalizoi një operacion të gjerë antidrogë, pas një hetimi të cilësuar si më të...

Kryesore Show Biz09:35 - 21 May, 2018

Bujar Qamili qejfli femrash: Jam shumë i kënaqur me gruan por çfarë kam dashur të bëj, e kam bërë!

Këtë javë Bujar Qamili ka qenë i ftuari i Aulonës dhe Fatmës në emisionin “Thumb” . Këngëtari i njohur ka...

Sociale09:29 - 21 May, 2018

Peleshi: Festat Lokale, energji per zhvillimin rural

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Niko Peleshi, deputetë të zonës dhe përfaqësues të ndryshëm lokale, u bene pjese...

Aktualitet09:22 - 21 May, 2018

Skandalet e njëpasnjëshme/ Qeveria “Rama” drejt rrëzimit?

Profesori i njohur Agron Gjekmarkaj ka deklaruar se sjelljet e fundit të kryeministrit Rama në lidhje me cështjen “Xhafaj” tregon...

Sociale09:15 - 21 May, 2018

Sinoptikanët japin lajmin e keq për qershorin, ja si do të jenë ditët

Reshjet e shiut do të na shoqërojnë jo vetëm në ditet e mbetura të Majit, por edhe përgjatë Qershorit. Sinoptikanët...

Kryesore09:12 - 21 May, 2018

Shtypi i ditës, 21 maj 2018

Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar për ditën e sotme, datë 21 maj 2018: “Gazeta Shqiptare”...

Kryesore08:49 - 21 May, 2018

Horoskopi javor, nga 21 maj deri në 27 maj 2018

DASHI 21. mars – 20. prill Qetësi e plotë do jetë gjatë gjithë javës në jetën tuaj në çift. Nuk pritet...

Aktualitet08:42 - 21 May, 2018

Mosdeklarimi i pasurisë nga zyrtarët/ Rritet arkëtimi me forcë i gjobave

Në katër muajt e parë të vitit përmbarimi ka ekzekutuar tërëisht të paktën 104 raste gjobash të vendosura ndaj zyrtarëve...

Ekonomi08:31 - 21 May, 2018

Pas 20 vitesh merr fund falimenti ligjor i kompanisë piramidale “Sudja”

Kanë kaluar më shumë se 20 vite që kur firmat piramidale falimentuan realisht, por në fakt ato kanë kaluar një...

Kryesore08:26 - 21 May, 2018

Mendoni se erdhi vera?/ Java nis me…

Moti për ditën e sotme parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura, të cilat do të...

Aktualitet08:15 - 21 May, 2018

Horoskopi i ditës, 21 maj 2018

DASHI 21. mars – 20. prill E hëna do të nisë e qetë. Sa i përket dashurisë pritet një ditë e...

Kuriozitete23:40 - 20 May, 2018

Vullkani Kilauea nuk ndalet/ Pas autostradës llava do mbërrijë në oqean

Aktiviteti shpërthyes i Kilauea, vullkanit që gjendet në ishullin më të madh të Hawaii vazhdon prej javësh dhe duket se...

Kryesore Show Biz23:30 - 20 May, 2018

Artistja akuzon regjisorin e njohur për përdhunim/’ Pas çajit humba ndjenjat’

Regjisori francez Luc Besson është akuzuar për përdhunim nga artistja 27-vjecare Sand van Roy, që të premten ka denoncuar kineastin...

Femra23:10 - 20 May, 2018

Si ta kuptosh nëse të vrasin këpucët me takë pa i veshur ende

Këpucët sa janë një kënaqësi për femrat aq janë dhe vrasëse. Të blesh këpucët, takat e duhura është një mision...

Kuriozitete23:00 - 20 May, 2018

Sot paskemi festë!/ Para 708 viteve u prodhuan këpucët e para

Si sot në vititn 1310 janë prodhuar këpucët e para për të dyja këmbët. Deri atëherë, këpucët ishin njësoj dhe...

Trending

LAJM I REKOMANDUAR:
Juventusi bën gati 250 milionë euro për yllin e rivalit të sotëm

Lajmi i bujshëm vjen nga Spanja. “Don Balon” lëshon bombën dhe ndez supersfidën mes Juventusit dhe Totenhemit. Portali i njohur...

Close