Connect with us

Uncategorized

Dënohet me 20 vite burg këshilltarja e ish Presidentes

Publikuar

-

Një nga njerëzit e ngushtë të ish-presidentes së Koresë së Jugut Park Geun-hye, e përfshirë në një skandal të madh korrupsioni që rezultoi në rënien e saj nga pushteti, u dënua me 20 vjet burg.

Choi Soon-sil u dënua të martën nga Gjykata Qendrore e Seulit nën akuzat e shpërdorim të pushtetit, marrje ryshfeti dhe ndërhyrje në çështjet shtetërore.

Gjithashtu gjykata vendosi ndaj saj një gjobë të madhe prej rreth 17 milionë dollarësh.

62 vjeçarja Choi u akuzua jo vetëm për ushtrim ndikimi ndaj ish presidentes Park, por edhe se kishte ushtruar kontroll ndaj saj të ngjashëm me një formë “kulti”, edhe pse nuk kishte asnjë rol zyrtar në qeveri.

Ish presidentja Park ndodhet në burg, në pritje të gjykimit për akuzat për ryshfet, shpërdorim me pushtetin, përdorim të paligjshëm dhe nxjerrje të sekreteve qeveritarem raporton “Zeri i Amerikes”.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Uncategorized

“Pika trëndafil”/ Bashkëthemeluesja e LIBRA-s nxjerr në treg romanin

Publikuar

-

By

Prej ditës së nesërme në të gjitha libraritë në Tiranë, por jo vetëm do të mund të gjeni tashmë edhe librin e bashkëthemelueses së Partisë LIBRA, Mimoza Hafizi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Hafizi në një postim në rrjetet sociale, e cila gjithashtu shkruan se romani i saj bën pjesë në zhanrin shkencë popullore dhe titullohet “Pika Trëndafil”.

Më poshtë gjeni të plotë postimin e Hafizit dhe përshkrimin për librin:

Këto janë foto nga ROMANI im, që nesër fillon të shpërndahet nëpër librari. Bën pjesë në zhanrin shkencë popullore. PIKA TRËNDAFIL është emër i stilizuar për planetin më të afët me Tokën, por jashtë sistemit Diellor.

Përmes ngjarjesh, reale apo imagjinare, që zhvillohen në Qendra të rëndësishme të kërkimit të hapësirës anekënd globit, ky libër do t’ju lidhë me botët e vogla e vite-dritë të largëta, që kemi filluar t’i njohim në pragun e mijëvjeçarit të tretë. Janë ekzoplanetet, planetet qark yjeve të tjera, që bartin mbi vete sekretin e jetës jashtëtokësore dhe të alienëve. Ne duam dhe nxitojmë t’i zbulojmë !

Përmes personazhesh të imagjinuara, por tipike në mjedisin shkencor, përmes episodesh, dialogjesh, përsiatjesh a deri fantazish në limitin e njohjes, ky roman ju fton edhe në botën tokësore të inteligjencës, ekselencës, teknologjisë së lartë, progresit të vrullshëm, karaktereve të forta dhe temperamenteve të buta, që ndërthuren tek kërkuesit e hapësirës dhe Universit. Pse kërkojmë? Përgjigja shpresoj të vijë thjesht në faqet e librit tim, ngaqë vetëm mëton të nxjerrë nga subkoshienca atë që natyra na e ka gdhendur pakthyeshmërisht në gene, betejën për mbijetesën dhe ekspansionin e llojit tonë.

Nuk e di se sa ia kam dalë ta çoj në destinacion dëshirën time për të shkruar artistikisht e kuptueshëm një libër shkencor. Por jam e sigurtë se ia dola të krijoj një stil unik të rrëfyeri, që nuk e kam gjetur kërkund në llojin e letërsisë popshkencë: Rrëfenja veç dhe Dija përballë saj. Krijimi artistik rrjedh në faqet e djathta të librit, ato majtas i përgjigjen me shpjegime të thjeshtuara dhe informacione shkencore shtesë. Si në piano, ku muzika luhet me dy duar. E djathta tingëllon arpezhet, që përcjellin motivin dhe vijën melodike. E majta luan fort akordet, që i japin notave sigurinë e duhur për të mbajtur peshën e muzikës së madhe. Muzikës hyjnore në këtë rast, asaj muzike të kompozuar nga njerëzit e epokës sonë. Motivi? Zbulimi i planeteve të reja në Gjithësi, atje ku mund të ndodhen Alienët.

A ia kam dalë? Këtë do ta thonë lexuesit. Gjithsesi, më mirë të lodhesh për të ndezur një qiri, sesa duke mallkuar pafund errësirën!/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Si nuk ju vjen zor, që thoni këto”/ Për kë kryebashkiak e ngriti zërin Rama

Publikuar

-

By

Kryeministri Edi Rama ka ashpërsuar tonin e zërit në momentin, që gazetarja Rudina Xhunga  i ka  thënë se autobusët e  qytetit të Durrësit janë të mbushur me reklama bixhozi.

“Si nuk ju vjen zor, që thoni këto”, – ka thënë Rama gjatë intervistës në emisionin “Dritare” në News 24.

Më tej ai ka thënë se autobusët nuk kontrollohen nga kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

Tek online  është një gjë, e cila nuk mund ta bëjë kushdo. Por, duhet kartë identiteti, kartë bankare, por fondet vijnë nga bankat. Taksimi i lojtarit fitues, është i taksuesshëm. Më shumë se 95 për qind e atyre që kanë luajtur, tashmë nuk do të kenë kohë për të luajtur. Me 1 janar do të mbyllen të gjitha. E gjitha kjo sforco për thënë se e ka vëllai, pikërisht nuk e ka Taulanti është përpjekje për ti hedhur baltë. Facebooku është kazani më i madh që ekziston. Nëse do të ketë një hapje për online do të ketë një fazë të dytë”, tha Rama gjatë fjalës së tij./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Operacion kundër ndotjes së mjedisit/ Bien në pranga 9 shtetas

Publikuar

-

Policia e Krujës ka ndërmarrë një operacion kundër ndotjes së mjedisit. Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar 9 shtetas të cilët  në mënyrë të përsëritur, gjatë prodhimit të gëlqeres përdornin si material djegës materiale të ndryshme plastike, sintetike, mbetje fasonerie dhe goma automjetesh.

Njoftimi i policisë:

Krujë

Policia e Krujës  operacion kundër ndotjes së mjedisit.

Operacioni për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e banorëve.

Arrestohen 9 shtetas,  të cilët  në mënyrë të përsëritur, gjatë prodhimit të gëlqeres përdornin si material djegës materiale të ndryshme plastike, sintetike, mbetje fasonerie dhe goma automjetesh.

Një aktivitet i tillë ishte shqetësim i madh për banorët e zonës duke rrezikuar shëndetin dhe jetën e tyre dhe shkaktohej një dëm i madh në ambient.

Sekuestrohet një kamion i ngarkuar me mbetje fasonerie.

Shërbimet e Komisariatit të Policise Krujë,  pas  informacioneve të siguruara nga Strukturat Policore, si dhe nisur nga shqetësimet e banorëve të cilët ndiheshin të rrezikuar nga ndotja e ajrit pasi  disa shtetas në mënyrë të përsëritur në Krastë digjnin furra për prodhimin e  gëlqeres, duke përdorur si material djegës mbetje të ndryshme lëkure të fasonerive,  goma të përdorura automjetesh dhe materiale të ndryshme plastike dhe sintetike, mbrëmjen e djeshme kanë organizuar punën duke ushtruar kontroll të befasishëm në Krastë .

Si rezultat nga Policia e Krujës janë  arrestuar në flagrancë shtetasit:

  • Lulian Agiçi 38 vjeç, banues në Krujë;
  • Mirgen Sheta 37 vjeç, banues në Krujë;
  • Atdhe Sula 43 vjeç, banues në Krujë;
  • Ilir Sula 34 vjeç, banues në Krujë;
  • Bajram Sula 64 vjeç, banues në Krujë;
  • Liradin Kraja 61 vjeç, banues në Krujë;
  • Fatmir Shullazi 47 vjeç, banues në Krujë;
  • Ilir Babasi 48 vjeç, banues në Krujë;
  • Dalip Islamaj 49 vjeç, banues në Krujë.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një mjet  kamion tip Mercedez Benz i ngarkuar me mbetje fasonerie dhe plastike të rrezikshme që do të përdoreshin për djegie në këto furra në pronësi të shtetasit I.Babasi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Ndotja e ajrit”në bashkëpunim, mbetur në tentativë parashikuar në nenin 201, 25, 22  të Kodit Penal.

Policia e Krujës falenderon qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton të denoncojnë çdo shkelje të ligjit duke ju garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet16:43 - 21 Tetor, 2018

Motori përplaset me kangjellat/ Ndërron jetë 18 vjeçari

Një 18-vjeçar ka ndërruar jetë në orët e para të ditës së sotme në Pistoi të Italisë, si pasojë e...

Aktualitet16:31 - 21 Tetor, 2018

Foto- Treni del nga shinat/ Dhjetëra viktima, qindra të plagosur

Një aksident i rënë është regjistruar në Taivan, pasi së paku 17 persona kanë humnbur jetën dhe 126 persona kanë...

Aktualitet12:23 - 21 Tetor, 2018

Rusia kundër Maqedonisë së Veriut/ “E kemi njohur 26 vite më parë”

Parlamenti maqedonas miratoi këtë javë emrin e ri të Maqedonisë, në bazë të marrëveshjes së Prespës me Greqinë. E pakënaqur...

Aktualitet11:16 - 21 Tetor, 2018

“Ik pi***uni”/ 35-vjeçari, që vrau shqiptarin në Australi ofendon gazetarët

Policia australiane ka njoftuar se ka arrestuar një person si të dyshuar për vrasjen e një shqiptari. Mësohet se 35-vjeçari,...

Aktualitet10:48 - 21 Tetor, 2018

Afganistani nuk gjen paqe/ Shpërthimi i radhës u merr jetën 6 fëmijëve

Afganistani nuk po gjen paqe, tashmë kur ka hyrë në ditën e dytë të zgjedhjeve parlamentare. Një shpërthim në rajonin...

Aktualitet09:13 - 21 Tetor, 2018

Rritja e spiunazhit rus/ Shërbimi sekret zviceran jep alarmin

Shefi i shërbimit sekret zvicerian, Jean-Philippe Gaudin ka dhënë alarmin për rritjen e aktiviteteve të spiunazhit rus në vend. Shkak...

Aktualitet22:51 - 20 Tetor, 2018

Britanikët pendohen për Brexit/ Tashmë edhe nën presionin e kohës

Londra ka përjetuar sot një protesë masive, ku morën pjesë 700 mijë persona. Londinezët vërshuan nëpër rrugët e kryeqytetit, duke...

Aktualitet22:21 - 20 Tetor, 2018

Shpërthimet në Afganistan/ Shënohen dhjetra viktima, qytetarët nuk heqin dorë nga zgjedhjet

Qëndrat e votimit në Afganistan janë tronditur ditën e sotme. Shpërthimet shkaktuar dhjetra viktima, midis tyre edhe fëmijë, ndërkohë 30...

Aktualitet22:05 - 20 Tetor, 2018

Video/ Njihuni me 34-vjeçarin e verbër shqiptar që krijon aplikacione

34-vjeçari Hashim Llumnica nga fshati Bellopojë i Komunës së Podujevës në Kosovë ka krijuar një aplikacion për personat e verbër....

Aktualitet21:23 - 20 Tetor, 2018

Video- I riu nga Anglia e pëson keq/ Për këtë veprim mund të dënohet me 10 vite burg

 Një turist 23 vjeçar nga Anglia, rrezikon 10 vite burg në Tajlandë, pasi shkarraviti me spraj murin e një kështjelle...

Aktualitet20:47 - 20 Tetor, 2018

Zgjedhjet në Afganistan/ Me dhjetëra shpërthime pranë qendrave të votimeve

Shpërthime të shumta janë regjistruar sot në kryeqytetin e Afganistanit, Kabulin gjatë kohës që njerëzit ishin në qendrat e votimit....

Aktualitet20:23 - 20 Tetor, 2018

U kap vitin e kaluar/ Gjykata britanike jep vendimin për bosin shqiptar të kokainës

Një gjykatë në Britaninë e Madhe ka dënuar me 25 vite burg shtetasin shqiptar Erald Mema. Ky i fundit cilësohej...

Aktualitet17:31 - 20 Tetor, 2018

Video/ Gazetarja shqiptare vë në siklet Vuçiçin, e bën të fshijë djersët me shami

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç është vënë në siklet nga një gazetarja Nerënxa Jakupi, gjatë një konference për mediat të...

Aktualitet17:09 - 20 Tetor, 2018

Financimet greke për mediat shqiptare/ Tsipras fton në zyrë kreun e opozitës

Kryeministri grek Aleksis Tsipras, nuk e priti mirë largimin e Ministrit të Jashtëm, Nikos Kotzias, të cilin e quajti një...

Aktualitet16:04 - 20 Tetor, 2018

Video tmerruese/ Nxënësi i vë pistoletën në kokë mësueses: Më hiq mungesën ose të vrava

Një video, pamjet e të cilës tregojnë një nxënës, që i drejton mësueses pistoletën në kokë është duke bërë xhiron...

Aktualitet12:20 - 20 Tetor, 2018

Arabia Saudite konfirmon vdekjen e gazetarit

Arabia Saudite konfirmoi vdekjen e gazetarit saudit dhe komentatorit të gazetës Washington Post Jamal Khashoggi, duke thënë se vdekja e...

Aktualitet10:15 - 20 Tetor, 2018

Komisioni i BE përgatitet për zgjedhjet europiane

Në javët e ardhshme do të merret vendimi se cilët do të jenë kandidatët kryesorë të familjeve partiake evropiane për...

Aktualitet10:10 - 20 Tetor, 2018

Votuan pro ndryshimeve kushtetuese/ VMRO përjashton deputetët

Menjëherë pas mbarimit të seancës plenare ku u votua nisma për ndryshimet kushtetuese dhe pro të cilave bashkë me deputetët...

Aktualitet09:40 - 20 Tetor, 2018

Video-Panik në ajër/ Fluturimi i avionit me 200 pasagjerë kthehet në tmerr

Një turbulencë ajrore ka bërë që një fluturim 8 orësh, të kthehet në makth për dhjetëra pasagjerë, ku 15 prej...

Aktualitet14:58 - 19 Tetor, 2018

Akuzat “bombë” ndaj Kotzias/ Cilat janë portalet shqiptare që financon Greqia

Greqia financon me fonde sekrete portale, media dhe gazetarë në Shqipëri dhe vende të tjera të rajonit. Ky lajm po...

Aktualitet10:29 - 19 Tetor, 2018

Reagon Sali Lushaj për djalin e tij :”Ne kemi duart e ky regjim ka hekurat”

Arrestimi i këngëtarit Arkimed Lushaj dy ditë më parë ka bërë zhurmë në media. Policia tha se ai ishte pjesë...

Aktualitet17:01 - 18 Tetor, 2018

Ekzekutimi i pengjeve nga ISIS/Putin jep alarmin, kritikon ashpër forcat amerikane

Presidenti rus Vladimir Putin, ka kritikuar ashpër forcat amerikane, të cilat sipas tij kanë dështuar në luftën ndaj ISIS. Sipas...

Aktualitet16:05 - 18 Tetor, 2018

Foto-Artan Hoxha bëhet nostalgjik/ Ishte ngjarje historike

Gazetari Artan Hoxha  është shprehur se e ka marrë malli për një ndeshje historike , si ajo që është luajtur...

Aktualitet15:52 - 18 Tetor, 2018

Italia dhe Austria “përplasin brirët”/ Kjo është provinca që u kthye në “mollë sherri”

Provinca e Tirolit  jugor është kthyer në “mollë sherri”,  midis Italisë dhe Austrisë. Mësohet se qeveria austriake e koalicionit, që...

Aktualitet15:51 - 18 Tetor, 2018

Fotografoi personalitete botërore/ Ndërron jetë “Syri i Stambollit”

Mediat turke njoftuan ditën e sotme ndarjen nga jeta në moshën 90 vjeçare të fotografit Ara Guler. Ky i fundit...

Aktualitet15:21 - 18 Tetor, 2018

Tërmeti në qeverinë greke/ Çfarë ndodhi me Nikos Kotzias?

Në shenjë proteste kundër partnerit populist, pjesë e koalicionit qeverisës, ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias dha dorëheqjen të mërkurën....

Aktualitet13:52 - 18 Tetor, 2018

Vrasje horror, iu prenë gishtat, koka dhe trupi iu coptua/ Dalin detajet e ekzekutimit të gazetarit

Duket si skenari i një filmi horror vrasja e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, i cili dyshohet se është torturuar dhe...

Aktualitet13:21 - 18 Tetor, 2018

Kuvendi i Kosovës miraton projektligjin për krijimin e Ushtrisë

Me 101 vota pro, deputetwt e Kuvendit tw Kosovws kanw miratuar projektligjin që kthen Forcat e Sigurisë të Kosovës në...

Trending

Read previous post:
Ah mashtrues, mashtrues-Fotot tradhtojnë Veliajn dhe skemën me kreditë e buta

Adela dhe Albi Osmani do të kishin qenë një çift krejt i zakonshëm dhe i panjohur për publikun e gjerë,...

Close