LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deklaratat e Ramës në tryezën e eurodeputetëve/ “Për ditëlindje, të kam sjellë verë, jo hashash”

13 Shkurt 2018, 13:05, Aktualitet CNA

Në mbledhjen e Komitetit të Stabilizim?Asociimit, përfaqësuesit e opozitës u përqëndruan tek ajo që e quajnë përgjegjësia e kryeminsitrit Rama për çështjen e kanabisit. Ata sollën fakte se Rama e dinte, e lejoi, e mbrojti dhe përfitoi pushtet nga kanabizimi i Shqipërisë.

Kryetari i Komisionit të Integrimit Genc Pollo tha se deklaratat e kryeministrit për shkatërrimin e 99.67% të kanabisit ishin qesharake dhe të rreme. Pollo tha se në vend është krijuar infrastrukturë kriminale prej kultivimit të kanabisit dhe se rasti i ish-ministrit të brendshëm tregon lidhjen e bandave me qeveritarët.

?Kjo është një sfidë për Shqipërinë dhe njohja e problemit në kohë është e rëndësishme, jo siç ndodhi, duke e mohuar këtë situatë për vite të tëra.?- u shpreh Genc Pollo.

Ndërsa deputeti Aldo Bumçi iu referua 3 raporteve të EUROPOL-it, brenda vitit 2017, që thonë se Shqipëria është burimi kryesor i furnizimit të Europës me kanabis. Bumçi iu referua edhe raportit të Departamentit të Shtetit dhe tha se ?kanabizimi i Shqipërisë është projekt politik i kryeministrit Rama?.

?Kryeministri publikisht bënte shaka me ministrin e tij të emigracionit, kur i thoshte se për ditëlindjen tënde të kam sjellë verë dhe jo hashash, sepse ti nuk e pi?- vuri ne dukje Bumçi bisedën e Ramës me Majkon.

Ai përmendi edhe qëndrimin e kryeministrit në një takim publik me fermerët, kur i pyeti se si janë me mbjelljen e hashashit. ?Duhet të kuptohet se mbjellja e hashashit në të gjithë Shqipërinë është projekt politik dhe nuk ndodh nga paaftësia e shtetit për ta luftuar?- tha Bumçi në takimin me deputetët e Parlamentit Europian./Balkan web

Lajmet e fundit nga