LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bujar Asqeriu sulmon Hervin Çulin:…zëdhënës i qeverisë

13 Shkurt 2018, 20:57, Kulturë CNA

I ftuar në studion e emisionit ?360 Gradë? në Ora News, aktori i njohur Bujar Asqeriu, ku trajtohet kauza e artistëve për transferimin e Teatrit Kombëtar, ka debatuar me drejtorin aktual të teatrit, aktorin Hervin Çuli.

Asqeriu është shprehur se Çuli nuk duhet të bëhet një zëdhënës i Ministrisë së Kulturës, por të çojë para kauzat e artistëve.

Debati:

Çuli: Nuk e di nëse ka një projekt konkret është në studim vizibiliteti

Asqeriu: Nuk jeni aspak transparent.

Për veten tuaj nuk dini, pale të na sqaroni ne.

Teatri Kombëtar u la me qëllim në këtë gjendje, që ata që i kanë vënë syrin ta kenë të lehtë për ta rrafshuar.

Ky ishte aksioni: ?do të zhvendosemi te Turbina?.

Teatri i ngjan një lebrozi të sëmurëm, të vjen për të qarë ta shohësh.

Revolta ime është kjo për çfarë i merr ministria rrogat.

Hervin Çuli duhet të mbetet artist jo zëdhënës i Ministrisë. /CNA.al

 

Lajmet e fundit nga