LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ah mashtrues, mashtrues-Fotot tradhtojnë Veliajn dhe skemën me kreditë e buta

13 Shkurt 2018, 17:39, Aktualitet CNA
Ah mashtrues, mashtrues-Fotot tradhtojnë Veliajn dhe skemën me

Adela dhe Albi Osmani do të kishin qenë një çift krejt i zakonshëm dhe i panjohur për publikun e gjerë, nëse kryebashkiaku Erion Veliaj nuk do t?i kishte ekspozuar. Jo më larg se dy ditë më parë, Veliaj ka qenë në çerdhen e tyre të dashurisë, për të promovuar ?sistemimin dashamirës? që i ka bërë kryebashkiaku i qytetit më të rëndësishëm në Shqipëri, një çifti të ri, në nevojë.

Të dy ata, Adela dhe Albi, e kanë mikpritur në shtëpinë e tyre të re kryebashkiakun. Pas qerasjeve të planifikuara, Veliaj ka dhënë sinjalin për fotot e zakonshme dhe ja ku i kemi: të gjithë të gëzuar, të gjithë të lumtur!

Shkruan Veliaj në postimin e fotove në ?Facebook?:

?Urime për shtëpinë e re! Një mikpritje tepër e ngrohtë në strehëzën e re të çiftit Adela dhe Albi Osmani, të cilët përfituan nga programi i kredisë së butë vitin e kaluar?

Ky është episodi i parë, i një planifikimi të imtësishëm. Episodi i dytë ndodhi rreth 15 ditë më parë në një tjetër familje.

Erion Veliaj niset drejt rrugës së shtëpisë së re të Arditit dhe Blerinës për të promovuar një punë tjetër të arritur: kredinë e butë dhënë familjes Kaçi. Edhe këtu ekspozimi i tyre është i detyruar.

Shkruan për ta Veliaj:

?Tak-tak, hape derën! Tek Laiza dhe prindërit e saj shembullore Ardit dhe Blerina në shtëpinë e tyre të re, falë programit te Bashkia Tiranë për kreditë e buta. Arditi dhe Blerina janë jo vetëm prindër shembullorë, por edhe veterinerë mjaft të zotë!?

Çfarë i lidh dy episodet është një fakt i vërtetuar: Erion Veliaj i njihte më përpara.

Një gjest krejt spontan i të zotërve të shtëpisë përfituar me kredi të butë, ardhur ndoshta nga gëzimi i madh i një shtëpie të re, zbulon krejt padashur njohjen e Veliajt me familjen Kaçi. Siç shihet nga fotoja që familja mbante të printuar në shtëpinë e saj, Veliaj kishte ekspozuar vajzën e tyre në një foto të hershme, teksa e mbante në park.

Ndërsa njohja me çiftin e parë është edhe më e fortë. Nga një hulumtim i Genc Sejkos, Albi Osmani rezulton të ketë qenë nën shoqërinë e Veliajt para përfitimit të kredisë, siç e tregojnë fotot që ju shihni. Momente miqësore, a nuk ju duken? Nën shoqërinë e Veliajt shfaqet edhe në dy momente të tjera; gjatë emisionit ?Dritare? të Rudina Xhungës dhe në një bar, duke tokur grushtat.

Por një njohje, njësoj të fortë, partnerja e Albit ka patur edhe me kryeministrin e vendit: Edi Ramën. Në po të njëjtën festë me Veliajn, në qershor të vitit të kaluar, Adela Osmani ka kaluar një mbrëmje interesante te një nga bar-restorantet e Tiranës, pas shpatullave të së cilës qëndronte kryeministri.

?Pas festës me shefin?, shkruan Adela Osmani, duke iu referuar Edi Ramës.

Mirëpo në disa foto të tjera rezulton se çifti i ri Albi dhe Adela Osmani kanë shëtitur botën: Venecia, Paris, Barcelonë, Kroaci, etj etj.

Por? kreditë e buta janë të destinuara për çifte të reja, në vështirësi ekonomike dhe që nuk mund të përballojnë kredi me interesat normale të bankave.

Këto janë faktet e para të një procesi (dhënie kredie të butë) të dyshuar si të kompromentuar dhe plot favorizime personale te të rinj, të cilët Veliaj i ka mbështetës./Hashtag.al

Lajmet e fundit nga