Connect with us

Life Style

9 vjeçari i kërkon Mbretëreshës një qen/ Ajo habit me përgjigjien

Publikuar

-

T’i shkruash Mbretëreshës së Anglisë nuk është diçka që e ben çdokush. T’i kërkosh një qen të racës Corgi që ajo i pëlqen shumë, aq më pak. Megjithatë, dikush e ka marrë guximin ta bëjë këtë dhe është një djalë 9-vjeçar nga Goito në provincën e Mantovës. Djali ka një pasion për kafshët, në veçanti për Corgi-t, qentë të cilët janë bërë të famshëm sepse janë edhe pasioni i Mbretëreshës.

Në fillim të muajit janar, fëmija ka marrë një laps dhe një letër dhe së pari ka bërë një dizajn të bukur, për të shkruar më pas kërkesën e pabesueshme.

”E dashur Mbretëreshë, ju keni shumë qenushë Corgi dhe dini ku t’i gjeni. A mund ta kem edhe unë një?

Ai e ka mbyllur letrën duke shkruar:

“Gjithsesi, je ti Mbretëresha dhe bëj si të duash”.

Prindërit e kanë postuar letrën bashkë me vizatimin dhe e kanë paralajmëruar të birin se është e vështirë që Mbretëresha të kthejë një përgjigje.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Por nuk ndodhi kështu, pasi në postën e zonës së Goitos ka mbërritur një letër nga Pallati Buckingham. Ajo ishte e firmosur nga Mrs. Georgina Seage, një nga sekretaret e Madhërisë.

“Mbretëresha më tha t’ju falenderoj për letrën tuaj dhe admirimin që keni për racën Corgi. Por, më vjen keq t’ju them se Madhëria e saj nuk është në gjendje të plotësojë kërkesën tuaj për t’ju dhuruar një prej qenve të saj. Megjithatë, faleminderit shumë për vizatimin e bukur që i ke dhuruar, ajo e ka pëlqyer shumë atë.”

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Pavarësisht zhgënjimit, 9-vjeçari është lumturuar që vizatimi i tij i ka pëlqyer Mbretëresh Elisabetta./CNA.al

Aktualitet

Jo më ilaçe për vetminë, këto aktivitete janë kura më e mirë që do të vihet në zbatim së shpejti

Publikuar

-

Vetëm gatim, kërcim dhe art…Kryeministrja e Britanë së Madhe, Theresa May, ka vendosur të vërë në zbatim pikërisht këtë plan: mjekët do të japin “detyra” sociale në vend të ilaçeve për njerëzit që vuajnë nga vetmia.

Madje ato kanë vendosur në dispozicion dhe një fond prej 1.8 milionë paund për projektet komunitare dhe krijimin e hapësirave për aktivitete si gatimi, piktura apo arte të tjera. Aktivitetet sociale ndihmojnë në uljen e riskut të prekjes nga çrregullimet emocionale. Vetmia është një prej tyre që më pas çon dhe në sëmundje të zemrës apo Alzheimer.

“Askush nuk duhet të ndihet vetëm apo sikur nuk ka askund ku të drejtohet. Vetmia është një çështje serioze që ndikon njerëzit e moshave dhe origjinave të ndryshme. Strategjia jonë ka një vizion të fuqishëm për të adresuar këtë sfidë.”- është shprehur Theresa May.

Projekti synon të finalizohet plotësisht deri në 2023.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Bixhoz me dashurinë/ Prianka nuk është shtatzënë, Gori merr bekim nga Om

Publikuar

-

Anika i tregon Kaminit se hapi i parë i planit ishte që ajo të zëvendësonte Priankën. Mahi shkon në dhomë i shqetësuar dhe mendon si të nxjerrë Kaminin nga kjo çështje. Shivai i gjuan në kokë dhe Mahi bie pa ndjenja.

Kamini thotë se Prianka është shtatzënë dhe do jetë një mama e pamartuar. Shivai vjen dhe thotë se Prianka nuk është shtatzënë. Ai zbulon që e gjitha ishte plani i Ranvirit. Ranvir i ka dhënë Priankës ilaçe që t’i shfaqeshin simptomat e shtatzënisë dhe në këtë mënyrë të martohej me të për para. Texh nxehet dhe i thotë Ranvirit se do e vrasë. Kamini i kujton që kanë Somian. Somia shfaqet papritur. Kamini dhe Ranvir habiten. Zbulohet që Rudra e ka shpëtuar Somian. Shivai i tregon Kaminit që ajo nuk ka as diamantët pasi ato i morën sërish. Pinki përzë Kaminin dhe Ranvirin. Shivai i ndalon dhe i thotë Priankës të shkojë. Ajo shkon tek Ranvir dhe i gjuan në shpullë për ato që i ka bërë. Kamini thotë si guxon dhe ngre dorën për t’i gjuajtur Priankës. Shivai e ndalon dhe i thotë se nëse bën edhe një gabim nuk do e tolerojë më.

Ndërkohë Gori bëhet gati për të kënduar dhe vrapon por përplaset me Omin. Shalli i mbulon fytyrën dhe Om nuk mundet ta shohë. Gori largohet por i bie byrzylyku. Om e merr atë. Gori këndon. Zvetlanës i duket fytyrë e njohur. Om dëgjon zërin e ëmbël të Gorit dhe pyet veten kush është kjo vajzë. Zvetlana e vërtet zgjohet. Ndërkohë Zvetlana tjetër ka bërë një plan për të vrarë Xhanvin. Gori ulet për t’u falur. Om përplaset me një vajzë dhe vret dorën. Gjaku i tij bie në kokën e Gorit. Ajo e pranon këtë si bekim nga ana e bashkëshortit të saj dhe lyen vijën e kokës me gjakun e Omit. Xhanvi e sheh këtë dhe habitet. Zvetlana e vërtet del nga bodrumi. Xhanvi kërkon për Gorin.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Xhenet/Arzu i tregon Mukadesit se Xhenet nuk është mbesa e saj biologjike

Publikuar

-

Selim i ofron ndihmë Omerit. Omer pranon por Xhenet nuk është dakord. Suna këshillon Mukadesin mos ta pajtojë Arzun me Xhenetin. Mukades ka frikë se Xhenet do mbetet vetëm pas vdekjes së saj prandaj kërkon bashkimin. Mahir i kërkon falje Arzusë. Ndërkohë Rizai i kërkon Ozlemit të largohet përgjithmonë. Ozlem i tregon Rizait se Arzu e plagosi vetë këmbën.

Riza nuk i beson. Selim vazhdon t’i shprehë ndjenjat Xhenetës por ajo nuk beson. Selim hidhet nga varka në mes të detit që t’i tregojë Xhenetës se e dashuron. Xhenet pranon që Selim e dashuron dhe ai kthehet në varkë. Ajo ende nuk është e bindur tek dashuria e selimit dhe e refuzon atë sërish. Xhenet vendos ta pyesë nëse është i fejuar me Melisën. Selim i thotë se mes tij dhe Melisës nuk ka asgjë. Arzus i vijnë me postë letrat që Xhenet i ka shkruar kur ishte e vogël. Ajo preket kur i lexon dhe i fsheh letrat. Melisa i tregon Orhanit se Xhenet ka filluar punë në një restorant peshku. Orhan i dërgon arabët tek restoranti i peshkut.

Ata i thonë Xhenetës të mos heq dorë nga puna si arkitekte. Orhan i thotë Xhenetës të shkojnë bashkë në Dubai për të punuar për projektin. Selim i bërtet Orhanit që i ka ofruar Xhenetës një gjë të tillë. Arzu shkon në shtëpinë e Mukadesit për t’i dhënë letrat. Mukades i kërkon Arzusë ta mbështesë Xhenetën edhe pa i treguar që është e ëma. Arzu i tregon Mukadesit se Xhenet nuk është mbesa e saj biologjike.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet16:43 - 21 Tetor, 2018

Motori përplaset me kangjellat/ Ndërron jetë 18 vjeçari

Një 18-vjeçar ka ndërruar jetë në orët e para të ditës së sotme në Pistoi të Italisë, si pasojë e...

Aktualitet16:31 - 21 Tetor, 2018

Foto- Treni del nga shinat/ Dhjetëra viktima, qindra të plagosur

Një aksident i rënë është regjistruar në Taivan, pasi së paku 17 persona kanë humnbur jetën dhe 126 persona kanë...

Aktualitet12:23 - 21 Tetor, 2018

Rusia kundër Maqedonisë së Veriut/ “E kemi njohur 26 vite më parë”

Parlamenti maqedonas miratoi këtë javë emrin e ri të Maqedonisë, në bazë të marrëveshjes së Prespës me Greqinë. E pakënaqur...

Aktualitet11:16 - 21 Tetor, 2018

“Ik pi***uni”/ 35-vjeçari, që vrau shqiptarin në Australi ofendon gazetarët

Policia australiane ka njoftuar se ka arrestuar një person si të dyshuar për vrasjen e një shqiptari. Mësohet se 35-vjeçari,...

Aktualitet10:48 - 21 Tetor, 2018

Afganistani nuk gjen paqe/ Shpërthimi i radhës u merr jetën 6 fëmijëve

Afganistani nuk po gjen paqe, tashmë kur ka hyrë në ditën e dytë të zgjedhjeve parlamentare. Një shpërthim në rajonin...

Aktualitet09:13 - 21 Tetor, 2018

Rritja e spiunazhit rus/ Shërbimi sekret zviceran jep alarmin

Shefi i shërbimit sekret zvicerian, Jean-Philippe Gaudin ka dhënë alarmin për rritjen e aktiviteteve të spiunazhit rus në vend. Shkak...

Aktualitet22:51 - 20 Tetor, 2018

Britanikët pendohen për Brexit/ Tashmë edhe nën presionin e kohës

Londra ka përjetuar sot një protesë masive, ku morën pjesë 700 mijë persona. Londinezët vërshuan nëpër rrugët e kryeqytetit, duke...

Aktualitet22:21 - 20 Tetor, 2018

Shpërthimet në Afganistan/ Shënohen dhjetra viktima, qytetarët nuk heqin dorë nga zgjedhjet

Qëndrat e votimit në Afganistan janë tronditur ditën e sotme. Shpërthimet shkaktuar dhjetra viktima, midis tyre edhe fëmijë, ndërkohë 30...

Aktualitet22:05 - 20 Tetor, 2018

Video/ Njihuni me 34-vjeçarin e verbër shqiptar që krijon aplikacione

34-vjeçari Hashim Llumnica nga fshati Bellopojë i Komunës së Podujevës në Kosovë ka krijuar një aplikacion për personat e verbër....

Aktualitet21:23 - 20 Tetor, 2018

Video- I riu nga Anglia e pëson keq/ Për këtë veprim mund të dënohet me 10 vite burg

 Një turist 23 vjeçar nga Anglia, rrezikon 10 vite burg në Tajlandë, pasi shkarraviti me spraj murin e një kështjelle...

Aktualitet20:47 - 20 Tetor, 2018

Zgjedhjet në Afganistan/ Me dhjetëra shpërthime pranë qendrave të votimeve

Shpërthime të shumta janë regjistruar sot në kryeqytetin e Afganistanit, Kabulin gjatë kohës që njerëzit ishin në qendrat e votimit....

Aktualitet20:23 - 20 Tetor, 2018

U kap vitin e kaluar/ Gjykata britanike jep vendimin për bosin shqiptar të kokainës

Një gjykatë në Britaninë e Madhe ka dënuar me 25 vite burg shtetasin shqiptar Erald Mema. Ky i fundit cilësohej...

Aktualitet17:31 - 20 Tetor, 2018

Video/ Gazetarja shqiptare vë në siklet Vuçiçin, e bën të fshijë djersët me shami

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç është vënë në siklet nga një gazetarja Nerënxa Jakupi, gjatë një konference për mediat të...

Aktualitet17:09 - 20 Tetor, 2018

Financimet greke për mediat shqiptare/ Tsipras fton në zyrë kreun e opozitës

Kryeministri grek Aleksis Tsipras, nuk e priti mirë largimin e Ministrit të Jashtëm, Nikos Kotzias, të cilin e quajti një...

Aktualitet16:04 - 20 Tetor, 2018

Video tmerruese/ Nxënësi i vë pistoletën në kokë mësueses: Më hiq mungesën ose të vrava

Një video, pamjet e të cilës tregojnë një nxënës, që i drejton mësueses pistoletën në kokë është duke bërë xhiron...

Aktualitet12:20 - 20 Tetor, 2018

Arabia Saudite konfirmon vdekjen e gazetarit

Arabia Saudite konfirmoi vdekjen e gazetarit saudit dhe komentatorit të gazetës Washington Post Jamal Khashoggi, duke thënë se vdekja e...

Aktualitet10:15 - 20 Tetor, 2018

Komisioni i BE përgatitet për zgjedhjet europiane

Në javët e ardhshme do të merret vendimi se cilët do të jenë kandidatët kryesorë të familjeve partiake evropiane për...

Aktualitet10:10 - 20 Tetor, 2018

Votuan pro ndryshimeve kushtetuese/ VMRO përjashton deputetët

Menjëherë pas mbarimit të seancës plenare ku u votua nisma për ndryshimet kushtetuese dhe pro të cilave bashkë me deputetët...

Aktualitet09:40 - 20 Tetor, 2018

Video-Panik në ajër/ Fluturimi i avionit me 200 pasagjerë kthehet në tmerr

Një turbulencë ajrore ka bërë që një fluturim 8 orësh, të kthehet në makth për dhjetëra pasagjerë, ku 15 prej...

Aktualitet14:58 - 19 Tetor, 2018

Akuzat “bombë” ndaj Kotzias/ Cilat janë portalet shqiptare që financon Greqia

Greqia financon me fonde sekrete portale, media dhe gazetarë në Shqipëri dhe vende të tjera të rajonit. Ky lajm po...

Aktualitet10:29 - 19 Tetor, 2018

Reagon Sali Lushaj për djalin e tij :”Ne kemi duart e ky regjim ka hekurat”

Arrestimi i këngëtarit Arkimed Lushaj dy ditë më parë ka bërë zhurmë në media. Policia tha se ai ishte pjesë...

Aktualitet17:01 - 18 Tetor, 2018

Ekzekutimi i pengjeve nga ISIS/Putin jep alarmin, kritikon ashpër forcat amerikane

Presidenti rus Vladimir Putin, ka kritikuar ashpër forcat amerikane, të cilat sipas tij kanë dështuar në luftën ndaj ISIS. Sipas...

Aktualitet16:05 - 18 Tetor, 2018

Foto-Artan Hoxha bëhet nostalgjik/ Ishte ngjarje historike

Gazetari Artan Hoxha  është shprehur se e ka marrë malli për një ndeshje historike , si ajo që është luajtur...

Aktualitet15:52 - 18 Tetor, 2018

Italia dhe Austria “përplasin brirët”/ Kjo është provinca që u kthye në “mollë sherri”

Provinca e Tirolit  jugor është kthyer në “mollë sherri”,  midis Italisë dhe Austrisë. Mësohet se qeveria austriake e koalicionit, që...

Aktualitet15:51 - 18 Tetor, 2018

Fotografoi personalitete botërore/ Ndërron jetë “Syri i Stambollit”

Mediat turke njoftuan ditën e sotme ndarjen nga jeta në moshën 90 vjeçare të fotografit Ara Guler. Ky i fundit...

Aktualitet15:21 - 18 Tetor, 2018

Tërmeti në qeverinë greke/ Çfarë ndodhi me Nikos Kotzias?

Në shenjë proteste kundër partnerit populist, pjesë e koalicionit qeverisës, ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias dha dorëheqjen të mërkurën....

Aktualitet13:52 - 18 Tetor, 2018

Vrasje horror, iu prenë gishtat, koka dhe trupi iu coptua/ Dalin detajet e ekzekutimit të gazetarit

Duket si skenari i një filmi horror vrasja e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, i cili dyshohet se është torturuar dhe...

Aktualitet13:21 - 18 Tetor, 2018

Kuvendi i Kosovës miraton projektligjin për krijimin e Ushtrisë

Me 101 vota pro, deputetwt e Kuvendit tw Kosovws kanw miratuar projektligjin që kthen Forcat e Sigurisë të Kosovës në...

Trending

Read previous post:
Izet Haxhia deklaratë të fortë para ekstradimit/ I njëjti grup që vrau Hajdarin, tentoi të vriste edhe…

Ish-truproja i ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili pritet të ekstradohet nga Turqia, ka bërë një deklaratë të fortë për emisionin...

Close