LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vendimi për Teatrin dhe projektligjet e Kumbaros/ Fuga tregon, pse i kundërshtojnë

12 Shkurt 2018, 14:58, Kulturë CNA

Zhvendosja  e Teatrit Kombëtar te ?Turbina? dhe  projektligji për Artin dhe Kulturën, ka sjellë reagimin e artistëve të skenës dhe Teatrit Kombëtar.

Projektligji për Artin dhe Kulturën i jep pushtet absolut ministrit të Kulturës në emërimin e drejtorëve të institucioneve kulturore, bordeve artistike, krijimin e kolegjiumeve që miratojnë kalendarët dhe projektet artistike.
Ndërkohë një gjë e tillë është konsideruar kthim pas nga artistët.

Kandidati për Drejtor të Teatrit Kombëtar, aktori dhe regjisori Genc Fuga, në një prononcim për CNA (CityNews Albania), ka thënë se nga neni i parë deri tek i 15-ti është përkthyer keq, fjala ligj.

?Me qëllimet që ka artikuluar Ministrja e Kulturës për të krijuar këtë projektligj  dhe për të marrë disa institucione në varësi të vetes, ky projektligj e humb funksionin e tij si ligj  dhe kthehet në një projekt- rregullore. Nga neni i parë deri në  15, është përkthyer keq fjala ligj?, është shprehur Fuga.

Sipas aktorit dhe  regjisorit Fuga, veprimet e artistëve mund të radikalizohen, në varësi të përgjigjes së institucionit përgjegjës, Ministria e Kulturës.

?Kemi rënë dakort që nuk do të bëjmë të njëjtin gabim si në ?98 ?ën,  për të ndërprerë komunikimin me spektatorin një dhe me mediat dy. Veprimet e tjera do të radikalizohen në momentin kur të kemi përgjigje përfundimtare  nga institucioni që në fakt paguhet për të na dëgjuar?, është shprehur më tej Fuga.

Teatri Kombëtar është  institucion i një rëndësie të veçantë dhe në këto rrethana zhvendosja e tij,  pa miratimin e aktorëve të cilët kanë një jetë që kontribuojnë për ngritjen dhe konsolidimin e këtij institucioni, është absurditet.
I pyetur nëse Ministria e Kulturës do të duhej të ishte konsultuar me artistët para se të ndërmerrte hapin për zhvendosjen e Teatrit Kombëtar, aktori dhe regjisori Genc Fuga, ka thënë se një gjë e tillë nuk është parashikuar në ligj.

?Sigurisht  që po, duhej të ishte konsultuar, por pyetja më e bukur është a është i mbështetur në ligj ky lloj konsultimi  dhe përgjigjja është jo?, është shprehur Fuga./CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga