Connect with us

Denoncim

Shqipëria, eksportuesi më i madh i të miturve azilkërkues nga Europa

Publikuar

-

Mijëra të mitur shqiptarë të moshave 7-17 vjeç kanë ndërmarrë udhëtime të rrezikshme si azilkërkues të pashoqëruar në Europë-një fenomen që nxitet nga papunësia kronike, mungesa e perspektivës dhe humbja e shpresës për një të ardhme më të mirë mes familjeve shqiptare.

Përgjatë 4 viteve të fundit, Shqipëria u identifikua si vendi kryesor i orgjinës në Europë për numrin e lartë të azilkërkuesve. Por vendi i vogël me 2.7 milionë banorë shënon gjithashtu rekord edhe për numrin e të miturve të pashoqëruar që ka eksportuar drejt Europës.

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se mijëra të mitur të moshave nga 7 deri në 17 vjeç kanë ndërmarrë udhëtime të rrezikshme, me shpresën se do të gjejnë një të ardhme më të mirë si azilkërkues të pashoqëruar në Europë.

Fenomeni ka prekur zonat e varfra veriore dhe verilindore të Shqipërisë, por edhe periferitë e qyteteve të mëdha si Fieri, Elbasani apo Korça si dhe familjet e zbritura në Tiranë në mesin e viteve ’90.

Destinacionet kryesore mbeten qendrat e shërbimit social në Itali, Francë dhe Britani të Madhe, ku minorenët shqiptarë renditen ndër tre kombësitë kryesore. Të dhënat e siguruara nga Eurostat dhe autoritetet e tjera tregojnë se tre vendet kanë strehuar së bashku rreth 3 mijë të mitur nga Shqipëria.

Autoritetet shqiptare ia faturojnë numrin e lartë të azilkërkuesve të miturit prindërve të tyre dhe mohojnë se ky fenomen ka si arsye kryesore varfërinë.

Valbona Tula, drejtoreshë e Shërbimit Shtetëror Social në qarkun e Shkodrës i tha BIRN se mes familjeve që i janë nënshtruar vlerësimit ekonomiko-social, vetëm pesë prej tyre ishin realisht të varfra:

“Na ka rezultuar që familjet kanë qenë me ndërtesa normale, me kushte normale të jetesës, por kur pyeten se përse i kanë çuar fëmijët andej, në fillim ngrenë supet dhe më pas thonë për diçka më të mirë për fëmijët, për t’i bërë me dokumente. Kjo tingëllon pak keq, por kjo ka qenë ideja e familjarëve”.

Edhe zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda, e cila udhëheq përpjekjet e vendit për uljen e valës së azilkërkuesve mohon që shkaku kryesor nxitës është varfëria. Ajo tha se 70 për qind e të miturve të intervistuar përmendin arsimin si motiv kryesor për largimet nga vendi.

“Ëndrra për të gjetur një shkollim të mirë që në moshë të vogël i shtyn familjet shqiptare të zgjedhin këtë rrugë.[Familjet] nuk janë në nivelin e një varfërie ekstreme, por që sigurisht nuk mund të mbështesin shkollimin e fëmijëve jashtë Shqipërisë”.

Gjatë vitit 2017, Ministria e Brendshme ndërmori një plan agresiv masash për të frenuar numri

Gjatë vitit 2017, Ministria e Brendshme ndërmori një plan agresiv masash për të frenuar numrin e azilkërkuesve të mitur, përmes forcimit të kontrolleve në kufi dhe hartimit të një deklarate të re noteriale për udhëtimet e tyre të pashoqëruara nga prindërit. Si rezultat, 871 të mitur u ndaluan gjatë gjithë vitit të kalonin kufirin.

Zv.ministrja Voda tha gjithashtu se rregullat rigoroze të lëvizjes së lirë e kanë zvogëluar me mbi 6 mijë numrin total të azilkërkuesve për vitin 2017. Megjithatë, ky fenomen nuk është vetëm një çështje sigurie.

Stanjacioni ekonomik, papunësia kronike dhe mungesa e perspektivës në arsim janë faktorët nxitës të numrit të lartë të të miturve që largohen nga vendi.

Zv.ministja Voda tha se institucionet shqiptare po punojnë së bashku për t’u përballur me këto sfida:

“Çështjet e emigracionit nuk janë vetëm çështje të sigurisë. Ato janë çështje që lidhen me shoqërinë, me ekonominë, me mentalitetin e shoqërisë dhe me punësimin. Pra, në njëfarë mënyre për të përballuar migracionin si fenomen nuk mjafton që të kemi vetëm agjenci ligjzbatuese të forta por edhe institucione të tjera të shoqërisë. Unë besoj se ne do t’ia dalim, pasi edhe sfida kryesore e deklaruar edhe nga kryeministri është rritja ekonomike.”

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca i tha BIRN se mungesa e mirëqënies dhe e besimit tek institucionet shqiptare i shtyn familjet shqiptare që t’i dërgojnë fëmijët jashtë, me shpresën se ata do të përfitojnë shkollim apo lehtësira të tjera në këto vende.

“Fatkeqësia e madhe është se Shqipëria nuk është më një vend që të ndjehet prej të miturve se ata mund t’i realizojnë ëndrrat e tyre këtu. Në këtë kuadër, secili nga institucionet duhet të bëjë punën e tij, por sigurisht qeveria dhe politika në tërësi duhet të na japin një vend më të mirë për të jetuar”.

Ballanca i bëri gjithashtu thirrje klasës politike shqiptare që të punojë për rritjen e mirëqënies së qytetarëve shqiptare dhe rikthimin e besimit në qeverisje.

Fëmijë shqiptarë të regjistruar në Itali

2015 1432 12 % of the total

2016 1611 9.3 % of the total

EUROSTAT

Viti 2016,  755 fëmijë shqiptarë: Belgjikë 50, Holandë 40, Austri 5, Finlandë 5, Suedi 105, Britani 405, Zvicër 15, Danimarkë 5, Gjermani 110, Irlandë 5, Greqi 5, Luksemburg 5, Holandë 40

Viti 2015, 1065 fëmijë shqiptarë: Belgjikë 40, Danumarkë 5,Gjermani 255, Irlandë 10, Greece 10, Luksemburg 15, Holandë 25, Austri 5,Finlandë 5, Suedi 215, Britani 480, Norvegji 15,Zvicër 15

Francë

Viti 2015, rreth 330 fëmijë, viti 2016, rreth 400 fëmijë./VOA dhe BIRN/

 

Denoncim

Superkrimi me pronat e Ministrisë së Mbrojtjes/  Bisnesmenë, zyrtarë, noterë e gjykatës të përfshirë në skandal

Published

on

By

Në gjysmën e pronave të saj Ministria e Mbrojtjes nuk është pronare me letra . Ajo duhet të ketë në pronësi 1391 objekte në të gjithë territorin e vendit, ndërkohë që administron 1269 objekte, ndërsa 122 të tjera janë tjetërsuar.

Por Ministria e Mbrojtjes nuk disponon çertifikatë pronësie për të gjitha pronat që administron. Për të marrë certifikatën e pronësisë për 1235 prona Ministria i është drejtuar Zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtëshme(ZRPP) në të gjithë vendin, nga të cilat janë lëshuar çertifikatë pronësie vetëm për 603 prej tyre.

Pra për pothuajse gjysmën. Pjesa tjetër e pronave publike është bërë objekt grabitjesh masive dhe ZRPP ka qenë institucioni kyç në këtë grabitje.,,

Të dhenat e mësipërme të këtij superskandali vijnë të raportuara nga “Skandal.al”, i cili thotë se zotëron të plotë korrespondencën e ministrisë së Mbrojtjes me Zyrën e Rregjistrimit të Pasurive të Paluajtëshme (ZRPP), midis titullarëve të këtyre institucioneve përkatësisht Ilirjan Muhos e Petrit Vasilit, për këtë shqetësim katër vjeçar por me një sens, nga ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria drejt ZRPP, por deri këtu. Pa kthim, madje ku është përfshirë edhe ministria e Drejtësisë dhe  Petrit Vasili personalisht, shkruan “Skandali”.

Sipas të cilit: E gjithë  çfarë ka ndodhur është dukshëm produkt i këtij qëndrimi kriminal të ZRPP. Ka qenë i qëllimshëm dhe ka favorizuar të gjithë aktet e tjera kriminale ku janë përfshirë biznesmenë, zyrtare bashkish, zyrtare komunash, zyrtarë të ZRPP vendore, noterë, gjykatës.

“Nëse hetimi që kanë nisur e duhet të çojnë deri në fund policia e prokuroria është serioz, ai duhet të hetoje deri në fund vonesat dramatike të rregjistrimit të pronave të Ushtrisë në bregdet, heshtjen, mosreagimin dhe mosrregjistrimin e këtyre pronave nga ZRPP, pavarësisht kërkesave lumë të ministrisë së Mbrojtjes dhe komandave respektive të Ushtrisë për rregjistrimin e tyre”, raporton Skandali.

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Rama përplasje me ambasadorin Lu për Ilir Beqajn/ Organet ligjzbatuese në vështirësi hetimi

Published

on

By

Ish ministra dhe drejtorë, të cilët pavarësisht se janë të akuzuar për afera të ndryshme korruptive, kryeministri Edi Rama i ngre në detyrë apo dhe i transferon në detyra të tjera më të rëndësishme, duke venë në vështirësi institucionet ligjzbatuese.

Kjo është një ndër fragmentet e publikimit të bërë nga “Pamfleti.com”, nga i cili mësohet se Rama ka pasur përplasje me ambasadorin amerikan Donald Lu, pasi SHBA ka kërkuar me insistim dënimin pa dallim të “peshqve të mëdhenj” të korrupsionit në Shqipëri.

Por Rama nuk e “lëshon” Ilir Beqjen dhe asnjë nga njerëzit e tij të përfshirë në korrupsion. Duke refuzuar dhe duke vënë në pozitë të vështirë dhe organet ligjzbatuese në Shqipëri, të cilat tashmë që Vettingu është në prag dhe reforma në drejtësi në zbatim, e kanë të vështirë të bëjnë goditje selektive.

Kjo situatë, vijon “Pamfleti”: e ka detyruar ambasadën e SHBA që të paralajmërojë disa herë publikisht një qëndrim të ashpër. Mes të cilit është dhe deklarata e ditës së enjte e ambasadës së SHBA kur nënvizon publikisht se:

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është gati të bashkëpunojë me çdo hetim të zyrtarëve të lartë të korruptuar“. Një deklaratë e qartë dhe mbështetëse për Prokurorinë që është stepur nga refuzimi i Ramës për të “dorëzuar” njerëzit e tij të korruptuar. Por kjo tregon edhe njëherë vendosmërinë e Uashingtonit për të luftuar korrupsionin, e mbi të gjitha rastet ku janë të përfshirë “peshqit e mëdhenj”. Çka mund të zgjidhet tashmë duke goditur madje dhe kokën e qeverisë, citohet në publikimin e “pamfleti.com”.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Denoncimi/ Administrata shtetërore që nga janari pa rrogë

Published

on

By

Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka vijuar me publikimin e denoncimeve të mbërritura në adresë të tij nga qytetarë të ndryshëm.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Bersia teksa publikon mesazhin e një qytetari që tregon se punon për administratën shtetërore, por nuk ka marrë rrogën që nga janari, shkruan “Kësaj i thonë qeveri e Narkoshtetit”.

Në mesazhin e qytetarit thuhet:

“Pershendetje. Jam nje pu onjese e administrates. Kemi qe ne janar qe nuk kemi marr rrogen sepse pritet qe te firmoset nje urdher nga z.kryeminister per strukturat e ministrive. Ne kete gjendje duhet te jene te gjitha ato struktura qe jan transferuar nga nje ministri tek tjetra. Ky urdher duhej te kishte dal qe ne janar,por nuk po kuptojme ende cpo behet. Askush nuk shpjegon asgje dhe te gjitha keto rendojne mbi ne qe jemi familjare. Mire qe i kane bere ministrite corap,por te pakten te na japin rrogat. Shpresoj ta publikosh por te lutem anonim. Te falenderoj” /CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama

AKTUALITET

Aktualitet21:42 - 23 Shkurt, 2018

Denoncimi/ Administrata shtetërore që nga janari pa rrogë

Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka vijuar me publikimin e denoncimeve të mbërritura në adresë të tij nga qytetarë të...

Aktualitet21:14 - 23 Shkurt, 2018

Flet për herë të parë biznesmeni i akuzuar, Idlir Karkini: Nuk jam arratisur, por…

I akuzuar për përvetësim të kundërligjshëm të një sipërfaqeje toke në pronësi të Komandës së Forcave Ajrore në plazhin e...

Aktualitet20:32 - 23 Shkurt, 2018

Abuzimet me pronat në bregdet/ Gjykata jep masat e sigurisë

Gjykata e Kavajës ka lënë në fuqi masën e mëparshme të sigurisë për biznesmenin Idlir Karkini, “arrest me burg”, për...

Aktualitet20:19 - 23 Shkurt, 2018

Teatri i ri Kombëtar, “lavatriçe” e 700 milionë eurove të drogës?!

Avokati Altin Goxhaj, njëherësh anëtar i Shoqërisë Civile, ka reaguar pas prezantimit të projektit të Bashkisë së Tiranës për Teatrin...

Aktualitet19:18 - 23 Shkurt, 2018

Denoncimi i profesorit/ Si po përdoret Universiteti Publik dhe studentët nga qeveria

Profesori, Gjok Vuksani, ka denoncuar përdorimin e Universitetit Publik nga politika. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Vuksani...

Aktualitet19:18 - 23 Shkurt, 2018

Park Gate, detaje arkitekturore që po ndryshojnë stilin e ndërtimit në Shqipëri

“Bukuria nuk ka qenë kurrë absolute dhe e pandryshueshme, por ka marrë forma të ndryshme sipas kohës dhe vendit”. Kështu...

Aktualitet17:10 - 23 Shkurt, 2018

Përfundon mbledhja e qeverisë në Berat

Ka përfunduar mbledhja e qeverisë e zhvendosur nga veriu i vendit, tashmë në jug, përkatësisht në Berat. Menjëherë pas përfundimit...

Aktualitet22:13 - 22 Shkurt, 2018

Ja si e gjykon Arjan Çani “lojën” e Metës dhe Ramës me Greqinë  

Tema e nxehtë e bisedimeve diplomatike midis Shqipërisë dhe Greqisë për kufirin detar ka qenë në qendër të diskutimit të...

Aktualitet21:54 - 22 Shkurt, 2018

Mjerimi shqiptar/ U hoqën ndihmën ekonomike se kishin tualet brenda shtëpisë

Në emisionin e mbrëmjes së sotme të “360 gradë”, si temë diskutimi është mjerimi që ka pllakosur familjet shqiptare. “Lufta...

Aktualitet21:12 - 22 Shkurt, 2018

Amnesty International: Gazetarët të kërcënuar dhe dhunuar nga krimi i organizuar

Organizata “Amnesty International” ka publikuar ditën e sotme raportin për situatën e të Drejtave të Njeriut në botë, gjatë vitit...

Aktualitet18:34 - 22 Shkurt, 2018

Basha ka përgatitur listat e kandidatëve për kryebashkiakë

Lulzim Basha ka përgatitur listën e kandidatëve për kryetarë bashkie për zgjedhjet e ardhshme lokale. Deputetja e Partisë Demokratike, Grida...

Aktualitet18:31 - 22 Shkurt, 2018

Kush është “korrieri” mes Ramës dhe Bashës?

Lulzim Basha ka deklaruar publikisht, nën presionin e medias, se “nuk vazhdon marrëveshja e 17 Majit 2017” mes tij dhe...

Aktualitet18:13 - 22 Shkurt, 2018

Çuni i Fahriut, deputet i Lulit, zbulon projektin e Teatrit Kombëtar

Deputeti i “Listës Basha”, Klevis Balliu, si duket ka “zbuluar” projektin e Teatrit Kombëtar. Këtë ai e ka publikuar nëpërmjet...

Aktualitet13:16 - 22 Shkurt, 2018

Dy javë pa e dëgjuar Salianjin në parlament/ Pse fshihet deputeti?

Rreth 10 ditë më parë, deputeti demokrat Ervin Salianji është përfshirë në një video-skandal, i cili u publikua nga CNA.al,...

Aktualitet10:09 - 22 Shkurt, 2018

Puna dhe pushimi, sipas këndvështrimit të krishterë

Nga Miron Çako Puna dhe pushimi, pavarësisht se duken diametralisht të kundërta, ato kanë lidhje dhe plotësojnë njëra-tjetrën, sepse pa punë...

Aktualitet22:07 - 21 Shkurt, 2018

S’kanë të ndalur deputetët e “Listës Basha”/ Njihuni me gafën e radhës

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në zgjedhjet e përgjithshme, Andi Permeti, ka sulmuar sërish “Listën Basha” duke marrë si...

Aktualitet21:03 - 21 Shkurt, 2018

Raporti i “Transparency International”/ Shqipëria ndër vëndet më të korruptuara të Europës

Organizata presticioze “Transparency International” ka publikuar raportin e saj të përvitshëm në qendër të të cilit është niveli i korrupsionit....

Aktualitet14:43 - 21 Shkurt, 2018

Myslym Pasha sulmon Metën/ Nuk e ke hallin për Paktin me Greqinë, por …

Vijon të jetë temë e nxehtë e debatit politik dhe jo vetëm çështja e bisedimeve me Greqinë. Koloneli Myslym Pasha...

Aktualitet23:13 - 20 Shkurt, 2018

Akuzat ndaj Adriatik Llallës/ Berisha: Nëse ka të dhëna, të nisë hetimi

Ish-kryeministri Sali Berisha, tha sonte në mbrëmje në emisionin “Studio e hapur”, se nëse ka të dhëna se ish-Kryeprokurori Adriatik...

Aktualitet22:34 - 20 Shkurt, 2018

Vettingu/ Drejtuesit e policisë që lejuan kanabizimin do amnistohen

Procesi i vettingut në Policinë e Shtetit mund të shfrytëzohet nga drejtuesit e saj të përzier me kanabizimin e vendit...

Aktualitet22:33 - 20 Shkurt, 2018

Autoritar?! Çfarë do ndryshonit në drejtimin e PD?/ Flet Berisha

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se në drejtimin e PD-së nga ai ka pasur gabime, por që...

Aktualitet22:11 - 20 Shkurt, 2018

Zgjedhja në krye të PD-së/ Berisha: Nuk mora shumicën por…

Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në emisionin, “Studio e hapu”, ka folur për zgjedhjen e tij në krye të Partisë...

Aktualitet20:50 - 20 Shkurt, 2018

Rama zbulon sekretin e veshjes me atlete në Trieste

Kryeministri i vendit Edi Rama, gjatë një bisede me Mustafa Nanon, në studion e emisionit “Provokacija” në televizionin ABC News,...

Aktualitet20:48 - 20 Shkurt, 2018

Ndryshimet drastike në veshje/ Rama: Duket sikur vizitoj dhomën e një të vdekuri…

Kryeministri Edi Rama, i ftuar këtë mbrëmje në emisionin “Provokacia” në ABC News drejtuar nga Mustafa Nano, ka folur ndër...

Aktualitet20:34 - 20 Shkurt, 2018

Ç’mendon Merkel për veshjen me atlete?/ Rama: Më ka bërë kompliment shumë të bukur

Kryeministri i vendit Edi Rama, i ftuar në emisionin “Provokacija”, të Mustafa Nanos, u ndal edhe tek dalja me atlete...

Aktualitet18:39 - 20 Shkurt, 2018

Të shumëkërkuar nga policia/ Kapet një rus, një serb dhe një shqiptar nga Tetova

Policia e Kukësit ka arrestuar 3 persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimin e tyre. Sipas të dhenave...

Aktualitet18:16 - 20 Shkurt, 2018

Heqja e 20 mijë familjeve nga ndihma ekonomike/ PD kërkesë për mocion me debat me Edi Ramën

Partia Demokratike e Shqipërisë, ka bënë një kërkesë për mocion me debat me kryeministrin e vendit Edi Rama. Burime nga...

Aktualitet17:48 - 20 Shkurt, 2018

Dylgjeri: Ne luftojmë me PPP-të, ju luftoni me KKK-të!

Gazetari Ylli Dylgjeri, ka komentuar situatën aktuale në të cilën ndodhet vendi, ku ka shpërthyer një debat publik lidhur me...

Reklama
Reklama

Trending