LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Patozi: 2017 vit depresiv, 2018 i zymtë/ Ja cila është dakordësia mes opozitës dhe qeverisë

12 Shkurt 2018, 19:15, Politikë CNA

Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, i ftuar në studion e televizionit ABC News, ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend.

Duke komentuar zhvillimet politike të fillimit të vitit të ri politik, Patozi, u shpreh se është një fillim i zymtë.

“Mund të them se ky është një fillim i zymtë i një viti politike, ndërkohë që lamë pas një vit depresiv si ai 2017.”, – tha Patozi.

Ish-numri dy i PD, tha se e vetmja dakordësi që ka qeveria dhe opozita në këtë fillim viti është ajo për mundësinë e çeljes së negociatave. Sipas tij edhe nëse do të ketë një mrekulli për çeljen e negociatave në këtë vit, atëherë kjo nuk do të jetë për meritë të partive politike, por një bonus i dhënë nga BE. /CNA.al

Lajmet e fundit nga