LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Astrit Patozi tregon përse mori pjesë në protestën e 27 janarit

12 Shkurt 2018, 19:35, Politikë CNA

Astrit Patozi, i cili ka mbajtur postin e nënkryetarit të Partisë Demokratike, si dhe një sërë postesh në këtë parti, ka komentuar pjesëmarrjen e tij në protestën e thirrur nga opozita më 27 janar.

I pyetur për pjesëmarrjen e tij, ndonëse ai është një nga zërat më kritikë të kryetarit aktual Lulzim Basha, Patozi, u shpreh se nuk ka qenë në protestë për Lulzim Bashën, por sepse ai është opozitar dhe kërkon rrëzimin e kësaj qeverie.

“Ajo ishte një protestë që unë kam shkuar pa asnjë hezitim. Ishte e mirë. Nuk isha aty për Bashën. Isha në vendin tim se unë jam opozitar. Jam për rrëzimin e kësaj qeverie.”, – tha Patozi.

Sipas Patozit,  protesta ishte e mirë për nga pjesëmarrja.

“E mirë për nga pjesëmarrja, jo aq sa duhet për nga reagimi, por kjo është për faj të Bashës. Nuk mundet me anë të një proteste të akumulosh një revoltë. Ajo protestë ishte një demonstrim politik i partive opozitare.”, – tha Patozi.

Më tej ai u shpreh se, duhet një opozitë agresive dhe jo që të qëndrojë në pritje, siç po ndodh me opozitën e Bashës. sipas tij, vetëm me një opozitë të fortë dhe agresive mund të rrëzohet kjo qeveri. /CNA.al

Lajmet e fundit nga