LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Arrestohet i riu shqiptar me pasaportë false

12 Shkurt 2018, 18:28, Aktualitet CNA

Policia aeroportuale malteze arrestoi në Aeroportin e La  Valleta-s tre pasagjerë, që udhëtonin nga Italia tranzit në Maltë, por me destinacion Anglinë.

Të arrestuarit janë 2 afrikanë nga Mali dhe Nigeri si dhe shqiptari Miri Ndou, 19 vjeç banor i Durrësit. Miri u arrestua, sepse me dokumente udhëtimi te falsifikuar po tentonte të udhëtonte në mënyrë të kundërligjshme nga Italia në Angli.

Për këtë shkelje të ligjit Miri rrezikon minimumi 3 muaj burg dhe dëbim të menjëhershëm nga Malta. /Gjergj Thanasi/CAN.al

Lajmet e fundit nga