Connect with us

Opinione

Aleanca e Rilindjes me kastën ka bllokuar UT/ Pse nuk na shpëton dot inxhinierja e dalluar e PD?

Publikuar

-

Nga Agron GJEKMARKAJ

Kryeministri, para pak ditësh, u gëzohej kolovitjeve plot adrenalinë në kanionet e Osumit si një riosh i ngeshëm. Gjatë një pauze na dha lajmin e mirë se i shpëtoi ato nga vendimet e tij që kishte marrë kohë më parë për të ngritur disa hidrocentrale. Nuk harroi që me hazërllëk të falënderonte edhe Blendi Klosin që kishte kapur në kohë të paudhët, të cilët donin t’ia hidhnin.

Herë pas here Edi Rama na shpëton nga Edi Rama dhe mirë bën! Tanimë një nga katet e arsyes po i shërben si opozitë. Disa herë, ai, deri më tash, këto vite qeverimi e ka ushtruar instrumentin e të lypurit ndjesë! Pasi i bëri rezil gazetarët e “Hienave” në Itali u kujtua se “kazani” andej mund të derdhej dhe cirkat e tij të bënin gjëmën në lëkurë. Nuk e zgjati shumë, por me një lakonizëm të shtruar si zadef i vuri kapak urdisë duke kërkuar falje.

Në një ditë me diell kur nuk e prisnim, po kështu u kujtua se nuk e kishte kuturisur mirë atë thirrjen në Berat për policët që të angazhoheshin në fushatë për Partinë Socialiste dhe përsëri mbi trazimin vuri melhem duke kërkuar falje. Gabova tha, amani si bëni dhe ju, gabon njeriu i shkretë, po mos u qederosni se ju them më falni. Vite më parë, se Kryeministri ynë ka shumë vite që qeveris, kësisoj pat bërë me armët kimike. Një fjalë e urtë thotë se “muri nuk lot prej vendi ndërsa burri po”!

Kësisoj nuk duhet gjykuar keq kur tërhiqet nga gabimet e veta, nëse ato do ishin të rralla qametSe gabimet e kryetarit të Qeverisë nuk janë si tonat, punë axhaminjsh, ehuha… ato janë me dëm. Edi Rama, edhe në fushatë, pak a shumë, doli e tha pas katër vitesh në pushtet, ky është shtet koti, ia kemi futur kot, po më jepni votën të marr timonin dhe ta shkrij tepsinë me llavën e zemërimit tuaj. Ndokush pret që ai të na kërkojë falje për kanabisin apo për Saimir Tahirin, për korrupsionin, krimin, koncesionet, emigracionin që ka marrë revansh si populli i Izraelit dikur motit, ekonominë që e ka vra Zoti me dorë të vet.

Nuk është çudi, edhe kjo mund të ndodhë në fund të mandatit kur do kërkojë edhe katër vjet të tjera, a mbase tetë për të korrigjuar gabimet e tetë viteve të para! Gjithsesi, këtu jemi, pret puna. Duke parë zhvillimet në universitet dhe testin nënshtrues me pagat e pedagogëve, përfitojmë nga rasti për t’i kujtuar Kryeministrit një sërë gjërash dhe për t’i sjellë në vëmendje disa sugjerime. Kur filloi parashtrimin e Ligjit të ri për Arsimin e Lartë ai gjet një rezistencë logjike e të fortë nga “Forumi për liritë akademike dhe autonomi universitare”, shoqatë kjo që parashikoi gjithë sa do të ndodhte në botën universitare kur ai ligj të aplikohej (pjesë e të cilit jam).

Atëherë, edhe sot, patëm pranuar se ligji ka risi pozitive e njëkohësisht defekte tejet të rënda për standardet demokratike të një institucioni të dijes. Kryeministri asokohe e pat paraqitur ligjin si një lëvizje modernizuese, antikastë. Me kartonët e forcës e bëri realitet. Sot, aktualiteti kërkon që disa gjëra tek ai ligj të ndryshojnë. Po, është e vërtetë që Universiteti i Tiranës prej 20 vitesh dominohet nga një kastë që i ka zënë frymën. Kasta, e cila e ka shpinën më të butë se barkun, u bë herë urë e herë kodër për orekset e pushtetit nga frikërat gjithfarësoj, që e posedojnë.

Një veting do të ishte derman. Ndonjë vizitë e vartësve të Arta Markut gjithashtu, për të këqyrur defterët. Ata pranuan “leviatanin”, ligjin e deformuar dhe po u shijon tej mase. Nëpërmjet anekseve të tij pa kuptim, ata sot e kanë bllokuar Universitetin e Tiranës! “Rilindja” bëri aleancë me kastën. Senati i UT-së, në shumicë i kontrolluar prej saj, e ushtron pushtetin njësoj si në këto dy dekada nëpërmjet “bordit të administrimit” dhe administratorit, dy “kryevepra” të kastës.

Shkarkimi i tyre është nevojë urgjente. Kjo treshe, prej dy vitesh, mban “shah-mat” rektorin Mynyr Koni dhe çdo veprimtari rutinë ose jo të UT-së. Aktualisht, ne s‘kemi as sendet më elementare si, letra, bojë, fotokopje, asgjë prej gjëje, sepse ata kanë bllokuar çdo gjë, jemi të pamundur në çdo iniciativë në emër të një revanshi babëzie. Po ashtu, komisarët e qeverisë në këto borde, të tipit Arbian Mazniku, që teshtijnë si cjapi në brymë nga librat, paçka se as Perëndia s’e di pse janë aty, edhe pse ata e dinë, janë unaza e lidhjes.

Universiteti publik, në të cilin mbi 85% e shqiptarëve çojnë fëmijët e tyre për të studiuar, është pasuri kombëtare, sot e bllokuar dhe e shantazhuar nga kasta me emra konkretë. Ndaj këtu Kryeministri duhet të ndalet të reflektojë dhe të kërkojë ndjesë. Rrogat tona janë qesharake në raport me punën që bëjmë. Kosova 10 vjet shtet i ka dyfishin tonë. Së paku, mes shqiptarësh të paguhemi njësoj. Po ashtu duhet të kërkojë ndjesë edhe në emër të ministrit të tij gaztor të Ekonomisë e të Financave për tollovinë e tij me pagat tona, që s’i kemi marrë ende.

Po kaq ndjesë duhet ti kërkojë Robert Ndrenikës për hartimin cinik e propagandistik të mikes Kumbaro. Edi Rama është një nga intelektualët cilësorë të këtij vendi, të cilit nuk i mungojnë shqisat dhe nëse e bën një gjë të mirë a të keqe, kjo nuk ngjet rastësisht, është e menduar. Universiteti do vazhdojë edhe pas tij, madje kur të jetë pensionist në bahçen e Surrelit tek dëgjon lajmet, mund t’i rëndohet ndërgjegjja apo lirohet me atë që do bëjë sot.

Nëse ka një gjë që duhet përgëzuar, është sjellja e tij e mbetur në tentativë ndaj Akademisë sovjetike të Shkencave. Ne (pedagogët e UT) mblidhemi sot për të diskutuar mbi gjendjen e rëndë në Universitet dhe presim që Kryeministri të sillet njësoj me sovjetikët e UT-së duke korrigjuar gabimet e veta. Në këtë rast, ndjesa nuk do të ishte propagandistike, por e dobishme, përndryshe ai na le vetëm rrugën e protestës, së cilës nuk do t’i shmangemi.

Ne besojmë te negociatat, të përgatitur edhe për anën tjetër të medaljes. Motoja jonë është një Universitet për shqiptarët, jo për kastën! Me gjithë pikëllimin e inxhinieres së dalluar të PD-së, zonjës Albana Vokshi për pagat tona, vetëm Edi Rama na shpëton kësaj here nga aleanca e Edi Ramës me kastën ose protesta masive e botës universitare. Lulzim Basha s’e ka në axhendë këtë çështje. Njëra do të ndodhë!

LEXO TE PLOTE
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Korrupsioni, pengesa e pakalueshme e qeverisë Rama për në BE

Published

on

By

Nga ARTUR AJAZI

* Korrupsioni, mbetet pengesa më e madhe dhe pamundësisht e pakalueshme e qeverisë Rama për të marrë “notë” kaluese për në BE. Kjo gjë është bërë dhe është thënë prerë edhe ditët e fundit nga Brukseli. Ky fenomen kaq negativ për çdo qeverisje, dhe veçanërisht për qeveritë e vende postkomuniste, mbetet sot një “epidemi” e rrezikshme veçanërisht për  Shqipërinë.

Institucionet dhe qytetarët e këtij vendi, asnjëherë më tepër se sot, nuk janë ndjerë më të njollosur se para fenomenit të rritje  të korrupsionit, që është kthyer në sistem, duke prekur çdo zyrë të institucioneve. Korrupsioni është kthyer sot në njollë të madhe e cila e ka kapluar shoqërinë dhe dikasteret qeveritare. Por në vend që të luftohet ai po trashet , dhe vështirë  ti tundësh apo shkulësh qoftë edhe një “fije”  këtij fenomeni kriminal me seminare, programe apo denoncime nga foltoret e parlamentit. Korrupsioni është bërë fenomen dhe kthyer në “modë” në Shqipëri, duke  degraduar  gjithçka jetësore, zyrat e shtetit, njerëzit, drejtuesit etj.

Sot në Shqipëri  ka strukturat të panumërta “antikorrupsion”, por në asnjë rast nuk ka  plane zbatuese  konkrete, ose të këtë strategji edhe kombëtare në luftën kundër kësaj të keqeje të madhe, e cila e diskredituar vendin në sytë dhe veshët e Europës. Strukturat  relevante për luftë ndaj krimit  dhe veçanërisht korrupsionit, të klasifikuara si “krim i veçantë” po bëjnë fare pak në betejën kundër tij në Shqipëri. Kur korrupsioni kthehet në sistem, siç ka ndodhur tek ne në dy dekadat e fundit, atëherë situata komplikohet më shumë.

Strukturat shtetërore  antikorrupsion kanë dorëzuar  para organeve të drejtësisë shumë raste ku në afera të korrupsionit gjenden të përfshirë njerëzit e politikës, të cilët sigurisht  pasurinë e krijuar e kanë krejt të paligjshme. Korrupsioni tek ne, ka shtrirje në të gjitha  sferat e jetës, dhe kjo e vështirëson luftën kundër tij. Korrupsioni nuk është diçka e thjeshtë, pasi shpesh ai ekspozohet si një sistem  i sofistikuar dhe i kudogjendur.

Ligji duhej të vepronte ashpër kur është fjala për rastet e denoncuara me  fakte për  korrupsion në strukturat e larta  të shtetit. Lufta kundër korrupsionit është edhe luftë kundër aparatit burokratik . Në rast se dëshirojmë të kemi shoqëri të shëndoshë, padyshim duhet eliminuar korrupsioni, një e keqe që ka mbërthyer institucionet e shtetit, madje edhe  krerët e tyre  dhe veçanërisht politikanët.

Lufta ndaj këtij fenomeni duhet shtrirë në të gjitha institucionet, ku konstatohet dhe zbulohet  ky fenomen i rrezikshëm. Çdo zyrtar me ndërgjegje të pastër as nuk korruptohet dhe as nuk korrupton njeri, por kjo vetëdije pozitive  mungon në të shumtën e rasteve, dhe e ka krijuar në sistem korrupsionin. Ka shumë organe shtetërore që janë angazhuar të  luftojnë korrupsionin, si Ministria e Drejtësisë, Ministria e Brendshme, kurse përsa i përket  gjykatave, ato mbeten më të përfolurat deri në zbatimin e plotë të Vettingu-t.

Korrupsioni është shkak e pasojë, për krimin ekonomik. Struktura të korruptuara deri lart në piramidën shtetërore e kanë stopuar luftën ndaj  këtij fenomeni  kaq negative, aq sa Shqipëria sot po rrezikon seriozisht afrimin dhe aderimin  në BE./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Fatos Lubonja zbulon puntatat e para të serialit “PPP” të Ramës

Published

on

By

Kjo historia e Teatrit që duan ta ndërtojnë me PPP (partneriteti publik privat) nuk është e re. Seriali … i filmit “PPP” i Ramës i ka nismat e veta të para me kioskat, që zaptuan Tiranën. Unë,(pushtetari) kam në dorë të të jap ty (privatit) një shesh nga parku publik; ti më jep ca para si shpërblim dhe ndërton atje një kafe apo piceri, me të cilën nxjerr fitime. Pastaj hamë e pimë atje së bashku dhe bëjmë edhe pazare të tjera më serioze. Ja, kaq e thjeshtë është. Më kujtohet se edhe Akademia e Arteve dha asokohe leje për një kioskë të tillë në oborrin e saj, që quhej “e Xhatit”, ku njerëzit e rëndësishëm të Akademisë si Rama, që e kishte zbukuruar kioskën me pikturat e veta, hanin qyl për “nderin” që i kishin bërë Xhatit. Ky fillim vazhdoi më pas me “Bar Akademia”, që zinte gjithë lulishten, “Bar House of Arts” dhe “Radio House of Arts”, të dyja nën sallën e Teatrit të Akademisë, që u bënë pronësi e Fidel Yllit, i cili e kishte filluar biznesin edhe ai me një kioskë të dhënë nga pushtetarët.

Në një nivel pak më të lartë ky partneritet u bë me Teatrin Kombëtar. Sikurse dihet, Teatri Kombëtar ka dy ndërtesa në disponim. Atë ku ndodhet sot salla kryesore dhe atë ku ndodhet Teatri Eksperimental. Në vitin 1995 kur rrogat, sikurse dihet, ishin shumë të vogla dikush solli nga Bullgaria idenë gjeniale që ndërtesën e Eksperimentalit ta jepte me qira për të vendosur atje një bingo. Në këtë mënyrë u lidh një kontratë midis Teatrit Kombëtar dhe Bingo Yllit. Sipas kësaj kontrate, Bingo Ylli do t’i jepte Teatrit 74 000 dollarë në vit nga fitimet e veta, me të cilat do të sponsorizohej ndonjë shfaqje, do të mbyllej ndonjë vrimë dhe do të shtoheshin rrogat e aktorëve e regjisorëve me 50 dollarë në muaj.

Ja çfarë koncepti për shtetin dhe respekti për artin kanë pasur ata që udhëhoqën të ashtuquajturin revolucion demokratik. Një mjerim i vërtetë, jo ekonomik, por shpirtëror e kulturor. Nëse Krishti i hoqi tregtarët nga tempulli, këta i futën. Ishim vërtet të varfër, por jo aq sa të fusnim në tempullin e artit, ekonominë e bixhozit? Edhe kinematë filluan të shndërroheshin, po me këtë praktikë, në qendra bixhozi.

Pastaj, erdhën Fatos Nano dhe Edi Rama me shokë, që pretendonin se dinin diçka më shumë se Saliu me shokë për shtetin, ekonominë e tregut dhe për artin e kulturën. Po çfarë ndodhi me kontratën e Teatrit me Bingo Yllin? Po jua kujtoj, se ndoshta e keni harruar: Qeveria Nano bëri asokohe disa ndryshime në ligj, për sa i përket dhënies me qira të hapësirave publike për privatët. Sipas një VKMje, drejtorët e institucioneve mund të jepnin me qira vetëm një hapësirë që nuk i kalonte 200 metrat katrorë. Nëse sipërfaqja ishte midis 200 dhe 500 atëherë kjo e drejtë firme i kalonte ministrisë së linjës, që në këtë rast ishte ajo e Kulturës. Kurse, nëse sipërfaqja i kalonte 500 metrat katrorë, atëherë kompetenca i kalonte Ministrisë së Ekonomisë. Shumë e drejtë, apo jo? Pse të njëjtën vlerë ka firma e një drejtori me atë të një ministri?

Kështu, sipas ligjit të ri, duhej të lidhej një kontratë e re midis Bingo Yllit dhe Yllit të Ministrisë së Ekonomisë të asaj kohe me mbiemrin Bufi, sepse, siç e tregon edhe një faqe e kontratës së mëparshme, që është denoncuar në shtyp që në vitin 2002 në gazetën “Dita”, sipërfaqja që kishte marrë Ylli i bingos ishte 575 metra katrorë. Por, siç e tregon faqja e kontratës që u lidh, nuk ndodhi kështu, sepse sipërfaqja na qenka reduktuar (d.m.th. falsifikuar), në fiks 500 metra katrorë; kështu që të drejtën e firmës na e ka marrë dora vetë, ministri i Kulturës, shefi i PPP-ve të sotme, Edi Rama. Dhe ç’është më e bukura, a e dini rezultatin? Nga 74 000 dollarë në vit, Teatri mori më pak se gjysma (4 mil lekë).

Për ata që kanë harruar, çfarë ndodhi më tej në ato vite, po rikujtoj se, kur Majko erdhi në pushtet, shkarkoi drejtorin e emëruar nga Rama, Xhevdet Ferrin. Po pse? Sepse ky, duke qenë si Edi Rama për ndërtimin e teatrit të ri, në stilin e njohur të lënies së objekteve në gjendje të mjerë, për të justifikuar pastaj prishjen, nuk kishte bërë, prej një viti e gjysmë, tenderin e rikonstruksionit të pjesshëm të Teatrit. Këtë e bëri kryefirmëtari i peticionit për shpalljen e Teatrit Monument Kulture, Agim Qirjaqi, që e zëvendësoi. Ndërkaq, Xhevdet Ferri në fjalimin e lamtumirës, harroi të falënderojë aktorët dhe regjisorët, por nuk harroi të falënderojë përzemërsish Bingo Yllin, ndonëse administratori i saj ndërkaq kishte rënë në burg. Dhe a e dini për çfarë motivi? Për gjobëvënie ndaj një biznesmeni kryeqytetas.

E pra, nëse doni të dini se çfarë po përgatitet të ndodhë me pronën publike që sot quhet Teatër Kombëtar, si spektator dhe kritik i vjetër i këtij filmi të shëmtuar, po jua them, kjo nuk është tjetër, veçse thjesht vazhdimi me aktorë të vjetër e të rinj i puntatave të para me titujt “Kioska e Xhatit” dhe “Bingo Ylli”./ Panorama

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Ilir Levonja/ Genocidi armen, Hollanda dhe Shqipëria

Published

on

By

Sot bota e sulltanit Erdogan është tepër e trazuar. Parlamenti i një vendi të vogël si Hollanda, vendosi me 150 vota pro dhe 3 kundër, njohjen e genocidit armen. Atë që turqit e rinj ushtruan prej prillit 1915 deri në 1920 karshi kulturës, intelektualëve dhe besimit kristian të armenëve. Jo pak por 5 vjet, masakra, reprezalje = mizori. Aq sa kur futesh galerive të kërkimit të fakteve, të ngjethet mishi nga bëmat çnjerëzore dhe mendjet që i ideuan ato. Atë botë Armenia ishte pjesë e perandorisë otomane. Nje vend i vogël, me një popullatë prej afro 2 milonë banorë. Nënshtruar dhe inkuadruar brenda perandorisë madje duke kontribuar ashtu si edhe vende të tjera nën ‘të, me intelektualë, krahë punë, rektrutë apo nizamë siç edhe thirreshin ushtarët e rinj. Eshtë një gjenocid i pashoq, për faktin se nuk kurseu as ata armenë që për të përfituar privilegje sociale, më shumë të drejta, më shumë liri, prona dhe armë…, u konvertuan nga katolikë në mysliman.

Një stil otoman tashmë i njohur për të gjithë. Madje këta ishin të parët që iu nënshtruan dhunës. Edhe pse jetonin brenda Stambollit dhe kishin kontribute në ndërtimin e perandorisë. Kjo njihet edhe si nata e errët, apo e diela e kuqe e Stambollit (24 prill 1915) kur nga një urdhër i ministrit të brendshëm të kohës Mehmet Telat Pasha nisi tmerri i spastrimit etnik. Familje të tëra armene të dëbuara dhe të dënuara të ecnin në këmbë në shkretëtirën e Mesopotamisë. Kush ndalonte, vritej në vend. Sipas kronikave të kohës, shumë syresh këputeshin në këmbë, shembeshin në rërë të rraskapitur e djegur për një pikë uji. Kufoma që ecnin. Kush kapi pikën e grumbullimit, u masakrua me jataganë e plumba kokës. Nga ky spastrim etnik, Armenia llogaritet të ketë humbur rreth 1 milion e gjysëm njerëz. Dhe ta mendosh që ishte afro tek 2 milion banorë. Nga një rishkrim i fundit del që numri i saktë përkon me shifrën 388 mijë armenë që mbijetuan. Nuk është e vështirë të perceptohet se sa e madhe është gjëma. Dhe se Armenia në raport me popullatën, ka numrin më të madh të martirëve. Një dhimbje që sado njohjes nuk mund ta shuaj asesi lumin e lotëve të nënave armene. Sot bota e qytetëruar e njeh këtë si genocidi i parë në historinë moderne të njerëzimit.

Në fakt vota holandeze ka një rëndësi thelbësore për kohën.

E para nje vend demokratik që historinë e kolonizimit e ka marrë mbi vete duke i hapur dyert emigrantëve me shumicë. Madje njihet sot si një model i Amerikës së madhe. Ose si Amerika e vendeve të ulta në bregun lindor të atlantikut.

E dyta si e tillë nuk u nënshtrohet presioneve nga jashtë, në rastin konkret të pallatit presidencial në Ankara. Aq më tepër që në Hollandë jeton e punon një komunitet i madh turk.

Këtë e dëshmoi edhe vjet duke mos i dhënë vizë deri ministrit të jashtëm të Turqisë, i cili për llogari të Erdoganit, kërkonte të bënte tubime e fushatë elektorale në vendin e vogël.

E treta, jo vetëm për gjakun e humbur të armenëve, por stadi i civilizimit të bën sot të mos heshtësh përballë padrejtësisë.

Por që gjithsesi për ne, është një model që stonon në Shqipërinë tonë. Sepse jemi tashmë të pushtuar ekonomikisht nga otomanizmi.

Pak muaj më parë, Shqipëria votoi kundër kërkesës së presidentit të Amerikës në OKB, për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit. Kjo sipas qeverisë, vet atij të parruarit në krye, një votë plotësisht luajale karshi politikës së parlamentit europian. Mirëpo në rastin e genocidit armen njohja nuk mungon. Me një fjalë parlamenti europian e njeh genocidin që Turqia otomane bëri në Armeni. Kurse ne jo… Megjithëse si komb me popullatë afërmendsh të njëllojtë me armenët, me histori të lashtë afërmendsh njëlloj me ta, nuk na e ka ënda.

Nuk na e ka ënda të jemi aleatë të vetvetes. Të popujve me fate të përbashkëta. Vetëm për ca thërrime lëmoshash për ndërtime xhamish dhe aeroporte që ne i quajmë investime. /CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama

AKTUALITET

Aktualitet21:42 - 23 Shkurt, 2018

Denoncimi/ Administrata shtetërore që nga janari pa rrogë

Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka vijuar me publikimin e denoncimeve të mbërritura në adresë të tij nga qytetarë të...

Aktualitet21:14 - 23 Shkurt, 2018

Flet për herë të parë biznesmeni i akuzuar, Idlir Karkini: Nuk jam arratisur, por…

I akuzuar për përvetësim të kundërligjshëm të një sipërfaqeje toke në pronësi të Komandës së Forcave Ajrore në plazhin e...

Aktualitet20:32 - 23 Shkurt, 2018

Abuzimet me pronat në bregdet/ Gjykata jep masat e sigurisë

Gjykata e Kavajës ka lënë në fuqi masën e mëparshme të sigurisë për biznesmenin Idlir Karkini, “arrest me burg”, për...

Aktualitet20:19 - 23 Shkurt, 2018

Teatri i ri Kombëtar, “lavatriçe” e 700 milionë eurove të drogës?!

Avokati Altin Goxhaj, njëherësh anëtar i Shoqërisë Civile, ka reaguar pas prezantimit të projektit të Bashkisë së Tiranës për Teatrin...

Aktualitet19:18 - 23 Shkurt, 2018

Denoncimi i profesorit/ Si po përdoret Universiteti Publik dhe studentët nga qeveria

Profesori, Gjok Vuksani, ka denoncuar përdorimin e Universitetit Publik nga politika. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Vuksani...

Aktualitet19:18 - 23 Shkurt, 2018

Park Gate, detaje arkitekturore që po ndryshojnë stilin e ndërtimit në Shqipëri

“Bukuria nuk ka qenë kurrë absolute dhe e pandryshueshme, por ka marrë forma të ndryshme sipas kohës dhe vendit”. Kështu...

Aktualitet17:10 - 23 Shkurt, 2018

Përfundon mbledhja e qeverisë në Berat

Ka përfunduar mbledhja e qeverisë e zhvendosur nga veriu i vendit, tashmë në jug, përkatësisht në Berat. Menjëherë pas përfundimit...

Aktualitet22:13 - 22 Shkurt, 2018

Ja si e gjykon Arjan Çani “lojën” e Metës dhe Ramës me Greqinë  

Tema e nxehtë e bisedimeve diplomatike midis Shqipërisë dhe Greqisë për kufirin detar ka qenë në qendër të diskutimit të...

Aktualitet21:54 - 22 Shkurt, 2018

Mjerimi shqiptar/ U hoqën ndihmën ekonomike se kishin tualet brenda shtëpisë

Në emisionin e mbrëmjes së sotme të “360 gradë”, si temë diskutimi është mjerimi që ka pllakosur familjet shqiptare. “Lufta...

Aktualitet21:12 - 22 Shkurt, 2018

Amnesty International: Gazetarët të kërcënuar dhe dhunuar nga krimi i organizuar

Organizata “Amnesty International” ka publikuar ditën e sotme raportin për situatën e të Drejtave të Njeriut në botë, gjatë vitit...

Aktualitet18:34 - 22 Shkurt, 2018

Basha ka përgatitur listat e kandidatëve për kryebashkiakë

Lulzim Basha ka përgatitur listën e kandidatëve për kryetarë bashkie për zgjedhjet e ardhshme lokale. Deputetja e Partisë Demokratike, Grida...

Aktualitet18:31 - 22 Shkurt, 2018

Kush është “korrieri” mes Ramës dhe Bashës?

Lulzim Basha ka deklaruar publikisht, nën presionin e medias, se “nuk vazhdon marrëveshja e 17 Majit 2017” mes tij dhe...

Aktualitet18:13 - 22 Shkurt, 2018

Çuni i Fahriut, deputet i Lulit, zbulon projektin e Teatrit Kombëtar

Deputeti i “Listës Basha”, Klevis Balliu, si duket ka “zbuluar” projektin e Teatrit Kombëtar. Këtë ai e ka publikuar nëpërmjet...

Aktualitet13:16 - 22 Shkurt, 2018

Dy javë pa e dëgjuar Salianjin në parlament/ Pse fshihet deputeti?

Rreth 10 ditë më parë, deputeti demokrat Ervin Salianji është përfshirë në një video-skandal, i cili u publikua nga CNA.al,...

Aktualitet10:09 - 22 Shkurt, 2018

Puna dhe pushimi, sipas këndvështrimit të krishterë

Nga Miron Çako Puna dhe pushimi, pavarësisht se duken diametralisht të kundërta, ato kanë lidhje dhe plotësojnë njëra-tjetrën, sepse pa punë...

Aktualitet22:07 - 21 Shkurt, 2018

S’kanë të ndalur deputetët e “Listës Basha”/ Njihuni me gafën e radhës

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në zgjedhjet e përgjithshme, Andi Permeti, ka sulmuar sërish “Listën Basha” duke marrë si...

Aktualitet21:03 - 21 Shkurt, 2018

Raporti i “Transparency International”/ Shqipëria ndër vëndet më të korruptuara të Europës

Organizata presticioze “Transparency International” ka publikuar raportin e saj të përvitshëm në qendër të të cilit është niveli i korrupsionit....

Aktualitet14:43 - 21 Shkurt, 2018

Myslym Pasha sulmon Metën/ Nuk e ke hallin për Paktin me Greqinë, por …

Vijon të jetë temë e nxehtë e debatit politik dhe jo vetëm çështja e bisedimeve me Greqinë. Koloneli Myslym Pasha...

Aktualitet23:13 - 20 Shkurt, 2018

Akuzat ndaj Adriatik Llallës/ Berisha: Nëse ka të dhëna, të nisë hetimi

Ish-kryeministri Sali Berisha, tha sonte në mbrëmje në emisionin “Studio e hapur”, se nëse ka të dhëna se ish-Kryeprokurori Adriatik...

Aktualitet22:34 - 20 Shkurt, 2018

Vettingu/ Drejtuesit e policisë që lejuan kanabizimin do amnistohen

Procesi i vettingut në Policinë e Shtetit mund të shfrytëzohet nga drejtuesit e saj të përzier me kanabizimin e vendit...

Aktualitet22:33 - 20 Shkurt, 2018

Autoritar?! Çfarë do ndryshonit në drejtimin e PD?/ Flet Berisha

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se në drejtimin e PD-së nga ai ka pasur gabime, por që...

Aktualitet22:11 - 20 Shkurt, 2018

Zgjedhja në krye të PD-së/ Berisha: Nuk mora shumicën por…

Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në emisionin, “Studio e hapu”, ka folur për zgjedhjen e tij në krye të Partisë...

Aktualitet20:50 - 20 Shkurt, 2018

Rama zbulon sekretin e veshjes me atlete në Trieste

Kryeministri i vendit Edi Rama, gjatë një bisede me Mustafa Nanon, në studion e emisionit “Provokacija” në televizionin ABC News,...

Aktualitet20:48 - 20 Shkurt, 2018

Ndryshimet drastike në veshje/ Rama: Duket sikur vizitoj dhomën e një të vdekuri…

Kryeministri Edi Rama, i ftuar këtë mbrëmje në emisionin “Provokacia” në ABC News drejtuar nga Mustafa Nano, ka folur ndër...

Aktualitet20:34 - 20 Shkurt, 2018

Ç’mendon Merkel për veshjen me atlete?/ Rama: Më ka bërë kompliment shumë të bukur

Kryeministri i vendit Edi Rama, i ftuar në emisionin “Provokacija”, të Mustafa Nanos, u ndal edhe tek dalja me atlete...

Aktualitet18:39 - 20 Shkurt, 2018

Të shumëkërkuar nga policia/ Kapet një rus, një serb dhe një shqiptar nga Tetova

Policia e Kukësit ka arrestuar 3 persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimin e tyre. Sipas të dhenave...

Aktualitet18:16 - 20 Shkurt, 2018

Heqja e 20 mijë familjeve nga ndihma ekonomike/ PD kërkesë për mocion me debat me Edi Ramën

Partia Demokratike e Shqipërisë, ka bënë një kërkesë për mocion me debat me kryeministrin e vendit Edi Rama. Burime nga...

Aktualitet17:48 - 20 Shkurt, 2018

Dylgjeri: Ne luftojmë me PPP-të, ju luftoni me KKK-të!

Gazetari Ylli Dylgjeri, ka komentuar situatën aktuale në të cilën ndodhet vendi, ku ka shpërthyer një debat publik lidhur me...

Reklama
Reklama

Trending