LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vidhet biçikleta e Kozma Dushit?!

11 Shkurt 2018, 19:10, Blog CNA

Haberet e Mitros/ Nga Mitro Çela

VIDHET BIÇIKLETA E KOZMA DUSHIT?!

Para meje një burrë. Me një dorë tërheq biçikletën. Ne tjetrën mba celularin. Dëgjonte muzikë. Kur e parakalove dëgjove një këngë të Kozma Dushit.
Biçikleta dhe kënga u bënë lëndë e parë për një haber.
Kozmanë e kam mik të vjetër. Ka dy gjëra të veçanta. Këngën dhe aftësinë për të treguar. Pa ta dëgjojmë:
-Kisha një biçikletë. ?Diamant?. E fortë? Si mushkë italiane. Më bënte punë e flamosura. Çdo mëngjes ja hipja dhe më çonte sakllam në Estradë.
Një ditë. Me diell. Zbrita. E lidha me zinxhir…
Dola nga puna. Biçikleta kishte avulluar. Tek parmaku kishte mbetur zinxhiri i prerë.
-Ke faj,-më tha Skënder Sollaku-Gjithë ajo deli biçikletë, lidhur me zinxhir si gjerdan për çupa?!
-Nga halli bleva një tjetër biçikletë.-Tregon Kozmai. -Gjeta një zinxhir për të lidhur gomerë. Dha rezultat. Për një vit, biçikleta nuk këmbeu pronar.
-Një natë. Pa hënë. E lidha biçikletën me zinxhir rreth nje peme. Futem në punë. Këndova tre këngë. Dola jashtë. Zgurdullova sytë:
-Hajduti kishte prerë pemën, për të marë biçikletëm bashkë me zinxhirin?!
-Hajduti,-Tha Cekja -duhet vlerësuar . Me shumë fantazi në rrëmbimin e sendit?! Mos bëj kallzim në polici! Do ta fyesh rëndë!! /CNA.al

Lajmet e fundit nga